I ri Cmim i reduktuar! Akti krijues – nje menyre e te qenit Shiko më të madhe

Akti krijues – nje menyre e te qenit

Rick Rubin BAT0455

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky liber eshte nje fenomen boteror, - qe ka kryesuar listat e shiteve ne Amazon gjate fundvitit dhe tashme vjen edhe ne shqip, permes shtepise botuese Botart.  “Akti krijues” është një kurs studimi i bukur dhe bujar që ndriçon shtegtimin e artistit si një rrugë që mund ta ndjekim të gjithë. Ai distilon urtësinë e mbledhur nga puna e një jete brenda një përvoje leximi të shkëlqyeshme që vendos fuqinë për të krijuar momente - dhe jetë - të ngazëllimit dhe transcendencës brenda një mundësie të realizueshme për të gjithë.

Më shumë detaje

1109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928341815

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

8 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ata që nuk merren me artet tradicionale ndoshta ngurrojnë ta quajnë veten artistë. Ata mund ta perceptojnë krijimtarinë si diçka të jashtëzakonshme ose përtej mundësive të tyre. Një thirrje për të gjithë ata pak njerëz që janë lindur me këto dhunti.

Për fat të mirë, kjo nuk qëndron.

Krijimtaria nuk është aftësi e rrallë. Nuk është e vështirë për t’u qasur. Krijimtaria është aspekti themelor i të qenit njeri. Është e drejtë e fituar nga lindja dhe është për të gjithë ne.

Krijimtaria nuk lidhet ekskluzivisht me të bërit art. Të gjithë ne merremi çdo ditë me këtë akt.

Të krijosh art është të sjellësh në jetë diçka që nuk ndodhej më parë. Mbase një bisedë, zgjidhja e një problemi, një letër për mikun, t’u ndryshosh vendet mobiljeve në dhomë, një rrugë e re drejt shtëpisë për të shmangur rrëmujën në trafik.

Ajo çfarë bën nuk ka nevojë të dëshmohet, dokumentohet, shitet a mbyllet në qelq që të jetë vepër arti. Përmes gjendjes së zakontë të të qenit, ne jemi tashmë krijues në mënyrën më të thellë, duke krijuar përvojën e realitetit dhe duke ndërtuar botën që perceptojmë.

Në çdo çast zhytemi në një fushë materiesh të pandryshueshme prej së cilës shqisat tona mbledhin copëza informacioni. Universi i jashtëm që perceptojmë nuk ekziston si i tillë. Përmes një sërë reaksionesh elektrike dhe kimike krijojmë nga brenda një realitet. Krijojmë pyje dhe oqeane, të nxehtët dhe të ftohtët. Lexojmë fjalë, dëgjojmë zëra dhe formojmë interpretime. Pastaj, sakaq, krijojmë një përgjigje. Të gjitha këto në një botë të krijimit tonë vetjak.

Pa marrë parasysh nëse formalisht po krijojmë ose nuk po krijojmë art, të gjithë jetojmë si artistë...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe2428
ISBN9789928341815
Titulli origjinalThe creative Avt: A way of being
RedaktoriArtemisa Bushi
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEnes Lekiqi