Asa Larsson, Ingela Korsell A-002809
Libër i ri
Biblioteka magjike e librave PAX ndodhet nën tokë, poshtë kishës në MAriefreda. Para 500 vjetësh aty ndodhej një manastir me emër PAX Mariae, që në latinisht do të thotë Paqja e Maries. Qyteti Mariefreda (që edhe në suedisht do të thotë Paqja e Marias) e ka marrëemrin pra nga manastiri. Përveç kësaj, detyra e Alrikut dhe Viggos është të ruajnë paqen në Mariefreda, bile në gjithë botën.
2 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | Magjia e librit | |
| ISBN | 9789951693493 | |
Në qytetin e vogël suedez Mariefreda nisin të ndodhin gjëra të çuditshme. Forca të liga përpiqen të pushtojnë bibliotekën magjike, sekreti i së cilës është ruajtur me qindra vjet. Rojtarët Estrida dhe Magnari ia kanë kushtuar gjithë jetën bibliotekës, por ndërsa ata plaken, edhe mbrojtja e bibilitekës dobësohet.
Vëllezërit Alriku dhe Vigoja vijnë në Marifreda si fëmijë të marrë në përkujdesje, sepse e ëma e tyre ka probleme me alkoolin dhe nuk mund të kujdeset për ta. Vëllezerit duket se janë të përzgjedhurit që do të ndihmojnë në mbrojtjen e bibliotekës kundër forcave të liga që duan ta pushtojnë. Alrikut dhe Vigos u duhet të përdorin forcë dhe dinakëri për t’i mundur gjitha krijesat e mbinatyrshme që zgjohen nga gjumi në qytetin e tyre.
Në shkollë kanë një bandë djemsh që nuk i lë të qetë. Kanë edhe një mama për të cilën i merr malli, por që nuk ia kanë besën. Dhe u duhet edhe të luftojnë me vetveten, me atë tërbimin që u shpërthen në krye, apo dorën që zgjatet dhe vjedh pa u menduar. Koha pulson dhe terri po vjen. Tashti fillon gjithçka!
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 164 |
| ISBN | 9789951693493 |
| Titulli origjinal | Nidstangen |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Përkthyesi | Entela Tabaku |
Një bishë sulmon njerëz netëve dhe mbjell tmerr në qytetin Mariefreda në Suedi. Vëllezërit Vigo dhe Alrik duhet ta ndalojnë sa nuk është vonë. Mos ndoshta është një njeri-ujk? Dhe si luftohet një i tillë? Përgjigja duhet kërkuar në bibliotekën magjike. Aty vjen edhe shtrigani Damir, por a mund t’ia kenë besën atij?
Qyteti ku jetojnë Alriku dhe Vigoja, dy djemtë e përzgjedhur për të mbrojtur bibliotekën sekrete, tashti kërcënohet nga një përbindësh i ri, Kukudhi. Kukudhi është fantazma e një njeriu të vrarë, që ngrihet nga varri për t’u hakmarrë.