Paul Celan TO0343
Libër i ri
Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t’u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik “Lulëkuqja dhe kujtimi”, që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën gjermanishtfolëse e më pas kudo në botë.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
ISBN | 9789928235930 | |
Autori më domethënës i lirikës simboliste dhe surrealiste gjermane na shpërfaq, që në poezitë e tij të para, të të parit vëllim poetik, “Lulëkuqja dhe kujtimi”, kualitetin e lartë të vargjeve; këtu çdo poezi është një vepër arti më vete, dhe jo aq e thjeshtë për t’u kuptuar nga çdokush. Versi poetik endet midis jetës dhe vdekjes, midis kujtimit dhe harresës, midis luleve që çelin dhe zjarrit zhuritës, polaritet ky që kuptohet qysh në titullin e vëllimit.
Paul Celan-i ishte i pari poet i gjuhës gjermane, që faktet e tmerrshme dhe përvojat e Holokaustit i përktheu në lirika. Vëllimi poetik “Lulëkuqja dhe kujtimi” theu heshtjen shtypëse të fajit dhe njëkohësisht pohoi traditën dhe aftësinë ripërtëritëse të poezisë gjermane. Këtij vëllimi poetik i takon edhe “Fuga e vdekjes”, poema më e famshme e periudhës së pasluftës dhe më identifikuesja e Paul Celan-it, që shpreh, përmes një perceptimi krejt origjinal, trishtimin e madh njerëzor mbi shfarosjen e hebrenjve nga nacionalsocializmi, ky “Mjeshtër nga Gjermania”.
Për vetë mënyrën e shprehjes së ndjesive, ripërcaktimin e koncepteve klasike të poezisë gjermane, shkallën e lartë të ngjeshjes së figurave, formën krejtësisht në përputhje me emocionalitetin, por sidomos për muzikalitetin, poezitë e vëllimit “Lulëkuqja dhe kujtimi” janë krejt të freskëta dhe bashkëkohore.
POEZI E ZGJEDHUR NGA LIBRI
FUGA E VDEKJES
Qumësht i zi i agut ne e pimë atë mbrëmjeve
ne e pimë mesditës dhe mëngjesit ne e pimë netëve
ne pimë dhe pimë
një varr n’ajri gërmojmë ku s’është ngushtë për t’u shtrirë
Një burrë rri në shtëpi dëfrehet me gjarpërinjtë
dhe shkruan
ai shkruan kur terratiset në Gjermani floku yt i praruar
Margaretë
ai shkruan dhe del para portës yjet përndizen
me fërshëllimë ndjell zagarët e tij
me fërshëllimë ndjell çifutët e tij dhe i cyt të hapin
një varr në tokë
na urdhëron luani muzikë për vallëzim
Qumësht i zi i agut ne të pimë ty netëve
ne të pimë ty mëngjeseve dhe mesditës ne të pimë
ty mbrëmjeve
ne pimë dhe pimë
Një burrë rri në shtëpi dëfrehet me gjarpërinjtë
dhe shkruan
ai shkruan kur terratiset në Gjermani floku yt i praruar
Margaretë
floku yt prej hiri Sulamith ne gërmojmë një varr n’ajri
ku s’është ngushtë për t’u shtrirë
Ai thërret rrëmoni thellë tokën ju këtej këndoni
e luani muzikë ju andej
Ai nxjerr hekurin prej brezit e vringëllon sytë e tij
janë blu
ngulni thellë lopatat ju këtej dhe ju andej vallëzoni
sërish gjer në fund
Qumësht i zi i agut ne të pimë ty netëve
ne të pimë ty mesditës dhe mëngjeseve ne të pimë
ty mbrëmjeve
ne pimë dhe pimë
një burrë rri në shtëpi floku yt i praruar Margaretë
floku yt prej hiri Sulamith ai dëfrehet me gjarpërinjtë
Ai thërret luajeni më ëmbël vdekjen
vdekja është një Mjeshtër nga Gjermania
ai thërret nxirrni prej violinave tingujt më të errët
që si tymi t’i ngjiteni ajrit
atëherë do keni mes reve një varr ku s’është ngushtë
për t’u shtrirë
Qumësht i zi i agut ne të pimë ty netëve
ne të pimë ty mesditës vdekja është një Mjeshtër
nga Gjermania
ne të pimë ty mbrëmjeve dhe mëngjeseve ne pimë
dhe pimë
vdekja është një Mjeshtër nga Gjermania syri i tij është
blu
ai të godet ty me plumb të godet ty drejt e në shenjë
një burrë rri në shtëpi floku yt i praruar Margaretë
na ndërsen zagarët e tij dhe një varr n’ajri na dhuron
me gjarpërinjtë dëfrehet dhe ëndërron
vdekja është një Mjeshtër nga Gjermania
floku yt i praruar Margaretë
floku yt prej hiri Sulamith
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 108 |
ISBN | 9789928235930 |
Viti i Botimit | 2018 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përmasat | 12 x 20 |
Përkthyesi | Ana Kove |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernoëitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).