I ri Poezi të zgjedhura, - Paul Celan Shiko më të madhe

Poezi te zgjedhura, - Paul Celan

Paul Celan ZEN0065

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernoëitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789928113887

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernoëitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).

Më 1940 pjesa veriore e Bukovinës dhe, së bashku me të, edhe qyteti i lindjes së tij, Czernoëitzi, u pushtua nga trupat sovjetike. Celani mundi t'i vazhdonte studimet, por kur më 1941, trupat rumune dhe gjermane pushtuan Czernoëitzin, hebrenjtë u shtrënguan të rronin në geto; prej këtu, më 1942, prindërit e tij u deportuan, fillimisht në guroren e Cariera de Piatrăs dhe, më vonë, në kampin e punës së detyruar në Michailoëka, jo larg Hajssynit.

Atje, disa muaj më vonë, vdiq i ati nga tifoja, ndërsa e ëma u qëllua nga një ushtar nazist. Deportimi dhe vdekja e prindërve lanë gjurmë të thella te Celani. Ai vuajti gjithë jetën nga mendimi që i kish lënë në baltë. Faji i të mbijetuarit është trauma që përshkon pjesën më të madhe të poezive të tij.

Më 1945 u vendos në Bukuresht, ku punoi si përkthyes dhe lektor. Në vitin 1947 u largua për në Vjenë dhe më 1948 u vendos në Paris. Po këtë vit doli në Vjenë libri i tij i parë me poezi Rërë prej urnave (Der Sand aus den Urnen), të cilin e tërhoqi për shkak të gabimeve të shumta të shtypit.

Në maj 1948, u takua me poeten Ingeborg Bachman, me të cilën pati dhe një lidhje dashurie që zgjati nga tetori 1957 e gjer në maj 1958. Poezia Brerore (Corona) dhe shumë poezi të tjera të librit Lulëkuqe dhe kujtesë (Mohn und Gedächtnis), i janë kushtuar Bachmanit.

Në Paris, në nëntor 1951, Celani u njoh me artisten Gisèle Lest- range, me të cilën u martua një vit më vonë. Libri Lulëkuqe dhe kujtesë, ku është përfshirë edhe poezia e famshme Fuga e vdekjes, u botua në Shtutgart më 1952.

Më 1955 iu dha nënshtetësia franceze dhe i lindi i biri, Eriku (anagramë për "écris!" fr. për "shkruaj!"). Në vitin 1960 u akuzua me pa të drejtë për plagjaturë nga Claire Golli, e veja e mikut të tij, poetit hebre Yvan Goll, të cilin e kish përkthyer. Këto akuza, të njohura edhe si "Aferet Goll", e ndoqën deri në fund të jetës.

U shtrua disa herë në psikiatri, një herë nga 28 nëntori 1965 deri më 11 qershor 1966, sepse, në gjendje depresioni kish kërcënuar të shoqen, Gisellen, me thikë. Nga nëntori i 1967-s, ata nuk jetuan më bashkë, ndonëse i ruajtën lidhjet.

Ca muaj më parë, më 24 korrik të po atij viti, Celani u takua me Martin Heideggerin në Todtnauberg, pas një ligjërate që mbajti në universitetin e Freiburgut. Të nesërmen, ai e vizitoi Heideggerin në "kasollen" e tij. Se ç'u tha gjatë takimit nuk dihet, por ai vijon të jetë subjekt i shumë hamendjeve.

Këtë takim Celani e pasqyroi në poezinë Todtnauberg. Disa muaj para vdekjes, në tetor 1969, bëri udhëtimin e tij të parë dhe të vetëm në Jeruzalem. Ndër të tjerë, atje takoi kabalistin Gershom Scholem, shumë miq të rinisë nga Bukovina, si dhe poetët Jehuda Amichai e David Rokeah.

Rrethanat dhe data e vdekjes së Celanit nuk janë sqaruar ende sa duhet. Me sa duket, ai u vetëvra më 20 prill 1970, duke u hedhur në Senë nga Ura Mirabo. Kufoma e tij u gjet më 1 maj 1970. U varros më 12 maj 1970 në Cimetière parisien de Thiais.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe128
ISBN9789928113887
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDenata Qazimi