Aristoteli Shiko më të madhe

Aristoteli

Hegel A-004789

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Leksionet e Hegelit mbi Aristotelin, në natyrë të njëjtë me ato mbi Platonin, përbëjnë një monografi autentike, që konsiderohet absolutisht si një nga shtjellimet më të mira të filozofisë aristoteliane.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9992788402

620 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Megjithëse nuk është aspak e volitshme të përcaktohet me siguri momenti kur Hegeli nisi të studionte Aristotelin në greqisht, as etapat, sipas të cilave u përshkallëzua rimendimi i filozofemave aristoteliane thelbësore, përsëri është e pamundur të nënvlerësohet rëndësia që Stagjiriti ka patur në formimin dhe konfigurimin përfundimtar të mendimit hegelian.

Në veçanti, mbi ndryshimin aristotelian mes potencës dhe aktit, Hegeli ka moduluar një prej dallimeve kapitale të dialektikës së vet, atë mes Në-vetvete dhe Për-vetveten [Ansich dhe Für-sich].

Në hyrjen e “Leksione mbi Historinë e Filozofisë” ndodhet pjesa e rëndësishme në vazhdim: “Natyra e Idesë është thelbësisht ajo e zhvillimit dhe e kuptimit të vetvetes vetëm duke u zhvilluar, për t’u bërë ajo që është...

Për të kuptuar se çfarë është zhvillimi duhen dalluar, për të thënë kështu, dy gjendje.

E para njihet si “prirje”, “potencë”, si Të qenit-në-vetvete (siç e quaj unë), potentia, dynamis. Përcaktimi i dytë është Të qenit-për-vetveten, Realiteti (actus, energeia)”.

Duke u nisur prej këtej mund të kuptohet më mirë se përse i tërë trajtimi hegelian mbi Aristotelin është mbështetur te këto dy koncepte: bëhet fjalë, mes të tjerash, pikërisht për gërshetimet spekulative, për të cilat Hegeli i është veçanërisht borxhli Aristotelit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe162
ISBN9992788402
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAjsela Koka