Në shoqërinë tonë të konsumit jemi të ndërgjegjshëm për shpërbërjen e qenies siç manifestohet përmes mediave, për trajtat e vetmisë që shoqërojnë progresin e komunikimit dhe për principin e barazisë apo të indiferencës, prej të cilave duket se varen, çdo ditë, historia dhe informacioni. Jeta emocionale orientohet gjithnjë e më shumë nga stereotipet e përhapura në nivel global. Jeta intelektuale është gjithnjë e më shumë e ndikuar nga kodet më konvencionale të korrektësisë. Kujdes, përshtatje, respekt: këto fjalë të përgjithshme dhe të padiferencuara ushtrojnë tirani të vazhdueshme, si banalitet i maskuar me stereotipe morale, të cilat vuajnë që të fshehin përhumbjen, zemëratën dhe ankthin e individit. Besëtytnitë më delirante, tiranitë e absurditetit dhe të marrëzisë fetare përpiqen të imponohen, jo pa sukses, në emër të lirisë, dhe nuk e dimë se cilët janë përgjegjës për këtë devijim të pakontrollueshëm. Kemi frikë nga gjithçka. Kemi frikë edhe nga hija jonë. Kërkojmë falje për mëkatet e të parëve tanë. Po mësohemi me idenë dhe përfytyrimin e një bote pa histori dhe pa të ardhme, e një bote të përmbushur që e ka prekur fundin, hapësira e së cilës po mbyllet përfundimisht në vetvete.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 179 |
| ISBN | 9789928368256 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 18-vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Sokol Çunga |