Perse nuk jam i krishtere Shiko më të madhe

Perse nuk jam i krishtere

Bertrand Rusell BDI0772

Libër i ri

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9994346326

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Krishterimi ka hyrë në shoqërinë perëndimore prej kaq shumë kohësh dhe në një mënyrë kaq invaduese, saqë opinionet për të dhe rolin e tij kanë një spektër të gjerë alternativash: nga vëzhgimi i S. Kierkegaardit se "nuk mund të jemi të krishterë", për shkak të pamundësisë për të jetuar një raport personal autentik me Jezusin, në thënien e Benedetto Croces se "nuk mund të mos e quajmë veten të krishterë", për hir të rolit që ka pasur besimi dhe Kisha në formësimin e kulturës sonë, në deklaratën e Marcello Peras se "duhet ta quajmë veten të krishterë", sepse laicizmi dhe demokracia nuk do të ishin të realizueshëm jashtë traditës ungjillore. Me gjasë dhe pavarësisht prej dallimeve të tyre të ndërsjella, ekzistencialistët, idealistët dhe femohuesit kanë të paktën një aspekt të përbashkët: maninë për t'i ngritur opinionet e tyre personale në rangun e të vërtetave universale. Logjistët janë më modestë, siç demonstrohet që nga titulli "Përse nuk jam i krishterë" i B. Russellit: një përmbledhje e jashtëzakonshme e disa eseve, të shkruara mes viteve 1925 dhe 1954 (përveç një kurioziteti filozofik të vitit 1899), ku ai shpreh mendimin e tij për të gjitha aspektet e fesë në përgjithësi dhe të krishterimit në veçanti.

(...) Prandaj, e lexojnë dhe e përhapin këtë libër të gjithë ata që duan të imunizojnë veten dhe të tjerët nga epidemitë e integralizmit dhe fundamentalizmit që kërcënojnë t'i presin rrënjët e vërteta të Perëndimit: të cilat nuk janë, pavarësisht nga ajo që thuhet e përsëritet..., ato të krishteret dhe supersticiozet e Epokës së Errësirës, por ato laike dhe racionale të Epokës së Iluminizmit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe252
ISBN9994346326
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiKujtim Ymeri