Vita Shiko më të madhe

Vita

Melania G. Mazzucco BAO0543

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Aventuresk e mahnitës si roman, por “Vita” nuk është vetëm roman. Dy fëmijët kanë ekzistuar vërtet, ashtu si dhe pensioni dhe personazhet e kësaj historie marramendëse. Shkrimtarja, Melania G. Mazzuço, për ta shkruar ka kërkuar rrënjët e historisë së familjes së saj duke u bazuar në rrëfimet e të atit dhe të xhaxhait të verbër; ka gjetur dokumente dhe të dhëna në gazetat e kohës, në letër këmbimet private, në arkivat e policisë së Bruklinit, në listat e udhëtarëve të anijeve, në dosjet e Shoqërive Amerikane të Hekurudhave. Romani “Vita” i Melania G. Mazzucco u përkthye nga Mimoza Hysa

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN978-9928-02-687-3

1 050 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nju-Jork, 1903: në qytetin e shanseve të mëdha, ku zbarkojnë dymbëdhjetë mijë të huaj çdo ditë, ku italianët shihen si kriminelë dhe të prapambetur, mbërrijnë prej fshatit Tufo të Minturnos, një provincë e Kazertës, Diamanti dhe Vita, dy fëmijë, dymbëdhjetë e nëntë vjeç. Ai i heshtur, krenar dhe trim. Ajo instiktive, xheloze dhe e aftë të zhvendosë objektet vetëm me shikim.

Në një pension të mbrapshtë në Prince Street, në lagjen mjerane të italianëve në periferi të qytetit, i pret Anjeloja, babai i Vitës, bashkë me gruan me të cilën bashkëjeton, Lenën, si dhe Rokoja, Xheremia, Coca-Cola, e mbi të gjitha, Amerika.

Mes urisë, peripecive, kërcënimeve të Dorës së Zezë e të një babai të dhunshëm, dy fëmijët të lidhur fort pas njëri-tjetrit nga një pasion i hershëm dhe i parakohshëm, zbulojnë së bashku vdekjen dhe alfabetin, ngasjet, seksin, dashurinë, tradhtinë dhe besnikërinë.

Në dhjetë vjet, Diamanti, gjithnjë në pritje të një fati më të mirë, do të punojë si gazetashitës, mbledhës plehrash, çirak në një agjenci funeralesh, ujësjellës në hekurudha, mbajtës veglash në një shoqëri prodhimi filmash me kauboj; Vita do të sajojë lule artificiale, do të bëhet hajdute, rrugaçe, kuzhiniere, e dashura e një banditi, shitëse puthjesh, fjalësh e shtëpish të paqena – të dy fort të bindur se do të gjejnë lumturinë e njohur me ligj, si një e drejtë që u takon sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por ëndrrat e tyre të brishta nuk është e thënë të realizohen, së paku, jo në Nju-Jork dhe jo për të dy së bashku. Dyzet vjet më pas, më 1944, biri amerikan i Vitës shkon në Itali të luftojë në Frontin e Jugut me Ushtrinë Amerikane, pikërisht pranë lumit Guariliano të fshatit Tufo, dhe të kërkojë njeriun që mund të kishte qenë i ati i tij.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe428
ISBN978-9928-02-687-3
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMimoza Hysa
RomanSagë&Histori