I ri Kambana e qelqtë Shiko më të madhe

Kambana e qelqte

Sylvia Plath PE0166

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një shtyllë e letërsisë bashkëkohore mbi domethëniet e të qenit grua, e re, e bukur dhe e talentuar.

Më shumë detaje

11104 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928248268

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, së cilës sapo i është dhënë mundësia e rrallë të bëjë një stazh në një revistë të famshme në Nju Jork. Ajo ndien një përzierje ngazëllimi dhe tmerri, si pothuajse çdokush që është shpërngulur nga një rrethinë drejt një qyteti të madh, sidomos nëse kjo shpërngulje ndodh në moshë të re. Të gjithë jemi bërë spektatorë të “çudive metropolitane” duke pritur në mënyrë të pavetëdijshme çastin kur instinktet tona do të na vijnë në ndihmë. Të gjithë jemi dehur, kemi kërcyer apo kemi vjellë. Zakonisht kemi shpëtuar paq, pakëz më të pjekur dhe fatmirësisht të pacenuar. Ndërkohë, ka edhe nga ata që kanë kaluar nëpër shtigje të tjera, nga ata që rrjedha e jetës nuk i ka lëshuar në asnjë breg. E kështu, janë fundosur, pak nga pak. Dhe Esteri po fundoset, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Ajo do të shkëputet nga realiteti rrethues, duke u izoluar pak nga pak, me shpresë që të përmbajë dhimbjen e vazhdueshme e të pakuptueshme që personifikon tashmë vetë jetën.

Ndoshta “Kambana e qelqtë” rrëfen historinë e dikujt që po zbulon se të qenit gjatë gjithë kohës “i përkryer”, apo edhe thjesht “i mirë”, nuk është e thjeshtë, e pranueshme apo edhe e përballueshme në afat të gjatë.

Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath tinëzisht e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme, e vërtetë, pothuajse racionale. Ky depërtim i thellë në skutat më të errëta e më pikëlluese të psikikës njerëzore, është një nga arritjet më të jashtëzakonshme të letërsisë.

“Kambana e qelqtë” ka shitur miliona kopje që prej botimit të tij dhe është një nga romanet më të lexuara dhe të komentuara në shkollat amerikane. U ekranizua në 1979 dhe një tjetër ekranizim pritet të dalë së shpejti.

 

Thanë për librin:

“Kambana e qelqtë” nuk është vetëm një klasik i letërsisë (megjithëse ishte kaq i pakohë për periudhën kur u shkrua), por është gjithashtu një roman që do të vazhdojë t'u flasë njerëzve gjithmonë, pasi rrëfen për probleme dhe cene klasike të natyrës njerëzore, të cilat do të ekzistojnë jetë e mot.

- The Guardian

 

Te “Kambana e qelqtë”, Sylvia Plath ka përdorur në mënyrë të shkëlqyer një nga teknikat më të rëndësishme të realizmit, atë që kritiku rus Shklovsky e ka quajtur“defamiljarizim”. Realizmi i vërtetë e defamiljarizon botën tonë, kështu që ajo ngrihet nga pluhuri i së zakonshmes dhe del sërish në pah. Kjo është krejtësisht e kundërta me atë realizmin kallp që na e paraqet botën si diçka të parë dhe të njohur me mijëra herë,të cilën jemi përherë të gatshëm ta pranojmë.

- The New York Times

 

“Kambana e qelqtë” është një roman në të cilin autorja rrëfen ngjarjet e jetës së saj në moshën 20-vjeçare; orvatjen e saj për vetëvrasje dhe rikthimin në jetë me paterica. Është një roman i jashtëzakonshëm, po aq i hidhur dhe i pamëshirshëm sa dhe poezitë e saj të fundit...

Fitzgerald-i e kishte zakon të thoshte se ai shkruante me “autoritetin e dështimit” dhe kjo ishte e vërtetë, sepse ky fakt ishte burim fuqie në veprat e tij më të vona. Mirëpo “autoriteti i dështimit” nuk është veçse një hije e zbehtë në krahasim me “autoritetin e vetëvrasjes”, siç ndihet në veprat “Ariel” dhe “Kambana e qelqtë” të Plath-it. Dhe kjo jo ngaqë Sylvia Plath, duke i dhënë fund jetës së saj, u dha lexuesve shkasin makabër për t’u interesuar për veprën e saj, ndonëse pa dyshim është pjesërisht e vërtetë, por ngaqë ajo e dinte se ishte Lady Lazarus. Veprat e saj nuk na erdhën pas vdekjes. Ato u shkruan pas vdekjes. Midis vetëvrasjeve. Plath-i shkroi romanin e saj të vetëm dhe poezitë e Ariel-it si ndër ethe, si një njeri

që mbahej në jetë me paterica dhe e dinte që ato po thyheshin. A duhet të jemi mirënjohës për gjëra të tilla? A mund ta pranojmë çmimin që pagoi për atë që na fali? A është vërtet art vdekja?...

- The New York Times

 

Plath-i ilustron standardin e dyfishtë mes burrave dhe grave duke e ndotur librin me burra të vrazhdë, injorantë e të pazotë, por që gëzojnë liri, të cilat gratë as nuk i ëndërrojnë.

The Telegraph

 

... Plath-i qe e vetmja që e vështroi me vendosmëri çarmatosëse Gorgonën... u përball syhapur me të vërteta që brezi i saj nuk donte t’i shihte.

The Independent

Pjesë nga libri:

“E di çfarë është poezia, Ester?”

– Jo, çfarë është?

– Një grimcë pluhuri.

Dhe sapo ai të niste të buzëqeshte me një pamje krenare, unë do t’ia ktheja: “Ashtu janë kufomat që hap ti. Ashtu janë njerëzit që ti kujton se po shëron. Ata janë pluhur si pluhuri vetë. Për mua, një poezi e mirë jeton ku e ku më shumë sesa qindra prej atyre njerëzve të marrë së bashku”.

Nëse të qenit neurotike do të thotë të duash dy gjëra, që në të njëjtën kohë e përjashtojnë njëra-tjetrën, atëherë unë jam neurotike si dreqi. Dhe për sa të kem jetë, unë do të rend pra, pas këtyre gjërave që përjashtojnë njëra-tjetrën.

Dhe unë e dija se në vend të puthjeve e trëndafilave dhe darkave në restorante, me të cilat një burrë e mbulonte gruan para martesës, ajo çka ai dëshironte fshehurazi pasi të mbaronte ceremonia ishte që ajo të dystohej nën këmbët e tij, si qilimi i kuzhinës së znj. Uillard. [...]

Gjithashtu, më kujtohet Badi Uillardi kur më thoshte djallëzisht – sikur ta dinte – se, pasi të bëhesha me fëmijë do ndihesha ndryshe dhe nuk do kujtohesha më të shkruaja poezi. Kështu që nisa të besoja se ndoshta ishte e vërtetë që kur martoheshe dhe bëheshe me fëmijë, ishte sikur të të shpëlanin trurin, dhe paskëtaj vazhdoje e mpirë si skllave në një shtet diktatorial.

Mora frymë thellë dhe sërish mbajta vesh zemrën time mburravece.

Unë jam këtu, këtu, këtu.

                                  

Të dhëna

Faqe258
ISBN9789928248268
Titulli origjinalPegi
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiDavjola Ndoja
RomanPsikologjik