Gruaja qe i arratisej lajmit te keq Shiko më të madhe

Gruaja qe i arratisej lajmit te keq

David Grossman BD0221

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

David Grossman, është një shkrimtar izraelit, librat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë. Gruaja që i arratisej lajmit të keq, është një memorial për djalin e tij i cili u vra ndërsa shërbente në ushtri, edhe pse ai mbetet një kundërshtar i politikës së vendit të tij ndaj palestinezëve. David Grossman, kandidat për çmimin Nobel në Letërsi, është fitues i Çmimit të Paqes.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302376

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

David Grossman konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe romancierët më të rëndësishëm bashkëkohorë, dallohet për stilin e tij të thjeshtë por imponues. Si pjesa më e madhe e izraelitëve, Grossman e mbështeti Izraelin gjatë luftës izraelito-libaneze në vitin 2006, por më 10 gusht 2006, së bashku me shkrimtarë të tjerë, i kërkoi qeverisë izraelite, gjatë një konference për shtyp, të gjente një rrugë daljeje për ta pushuar zjarrin me Libanin. Dy ditë më pas, djali i tij Uri, vetëm 20 vjeç, komandant tanku, u vra nga një predhë kundërtank gjatë operacionit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite në jug të Libanit. Gjatë kësaj periudhe ai po shkruante pikërisht librin Gruaja që i arratisej lajmit të keq. Ideja për të shkruar i erdhi krejt papritur dhe bashkë me të, edhe personazhi. Bëhet fjalë për një grua të moshës së mesme, Ora, djali i së cilës, Oferi, i cili sapo kishte mbaruar shërbimin ushtarak, ishte rikthyer befas në mënyrë vullnetare në frontin e luftës për një sulm që Izraeli do të ndërmerrte ndaj një prej shumë armiqve të tij. Ora gati u çmend kur kaq papritur, nga festimet për kthimin e djalit nga lufta u përball sërish me frikën e kthimit të djalit në luftë. U tmerrua nga kjo ide e të birit dhe nuk mundej ta imagjinonte se si mund ti jetonte javët dhe muajt e ardhshëm. Në këto e sipër, një mendim magjik ia rroku mendjen. Ajo do të arratisej përfundimisht nga shtëpia dhe jeta e saj. Mendonte se në këtë mënyrë nuk do ta gjenin në shtëpi kur të vinin ti thoshin se i biri ishte vrarë në luftë. Dhe nëse ajo nuk do të ishte aty, ndoshta i biri nuk do të vritej. Në fund të fundit, si mund të vdesë dikush kur e ëma nuk është në shtëpi për të marrë lajmin e vdekjes? Grossman nisi që ta shkruajë librin në mënyrën e tij, i nxitur nga një mendim magjik. Kishte ndjesinë, ose të paktën shpresën e vagët, që romani do ta mbante të sigurt edhe të birin e tij Uri, që kishte shkuar ushtar...por ndodhi krejt e kundërta, sikur ky roman të qe një parandjenjë e kobshme. Sa herë që Uri vinte në shtëpi me leje, ata e diskutonin së bashku historinë. I biri e pyeste se çtë reja kishin ndodhur në jetën e personazheve të tij. Kjo vazhdoi për një kohë të gjatë dhe u duk sikur kjo magji po funksiononte. Por në 12 korrik të vitit 2006, në vijim të një sulmi nga Hezbollahu ndaj ushtarëve izraelitë, në një patrullë në afërsi të kufirit me Libanin nisi një luftë e ashpër. Gjatë 34 ditëve në vijim, 165 izraelitë humbën jetën dhe 1911 civilë gjithashtu vdiqën. Grossman u tmerrua për fatin e të birit, që ishte komandant tanku, por fillimisht nuk iu kundërvu hapur luftës. Edhe pse ka qenë gjithmonë kundër pushtimit që iu bë Palestinës, ai besonte se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej kundër hezbollahëve, të cilët ndryshe nga shumica e palestinezëve, ishin betuar vetëm për shkatërrimin e Izraelit. Ndërsa javët kalonin, ai nisi të mendonte se Izraeli duhej që të tregonte më shumë vetëpërmbajtje. Kështu, së bashku me shkrimtarët e tjerë të mëdhenj, Grossman u shfaq në një konferencë për shtyp, ku kërkuan nga qeveria izraelite përpjekje për një pushim zjarri. Ne kemi të drejtë të shkojmë në luftë, por gjërat u komplikuan dhe besoj se ka më shumë se një zgjidhje për një konflikt. Grossman nuk e zuri në gojë faktin që i biri i tij ishte në ushtri dhe në front, sepse një gjë e tillë nuk kishte shumë rëndësi. Ai do të ishte ndjerë njësoj edhe sikur Uri i tij i dashur të ishte i sigurt në shtëpi. Kurrë nuk e kemi parë kaq qartë ose në mënyrë kaq therëse realitetin dhe surealitetin e jetës së përditshme në Izrael, rrymat e ambivalencës për luftën brenda një familjeje, barrën që bie vazhdimisht mbi çdo brez. Imagjinata e pasur e Grossman-it për një familje në dashuri e krizë e bën këtë libër një nga romanet më të mëdha të kohës sonë kundër luftës. David Grossman-i lindi në Jerusalem. Është autor i shumë veprave të letërsisë artistike, publicistike dhe për fëmijë. Vepra e tij është botuar në The New Yorker dhe është përkthyer në tridhjetë gjuhë të botës. Është fitues i çmimeve të shumta jo vetëm në Izrael, por edhe në Francë, Gjermani, Itali etj. Janë disa shkrimtarë në fjalët e të cilëve njeriu dallon ndërtimin e jetës. David Grossman-i është një shkrimtar i tillë. Ai është mjeshtër i të shkruarit emocionalisht, të saktë e domethënës. Personazhet e tij nuk gjenden aq shumë në faqet e librit se sa ngrihen para syve të lexuesit në tri përmasa, lëkura e tyre e mbuluar me prozë, që njëherësh sëmbon me depërtim dhe shkëlqen me dhembshuri. Yann Martel, autor i Jeta e Pi-së dhe Beatriçja & Virgjili Ky është një libër me fuqi e intensitet tronditës. Kryevepra e David Grossman-it. Floberi krijoi Emën e tij, Tolstoi bëri Anën e tij dhe tani kemi Oran e Grossman-it...[Gruaja që i arratisej lajmit të keq] një libër që të rrëmben, i bukur dhe i paharrueshëm. Paul Auster, autori i Invisible David Grossman-i shkruan me një çiltëri që nuk e njeh frikën, poetike dhe të fuqishme, sensuale dhe të zemëruar, pasionante dhe të butë. Ai shkruan jo vetëm për mbijetesën e tij, por edhe për tonën gjithashtu. Die Zeit (Gjermani)

Të dhëna

Faqe578
ISBN9789994302376
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaqo Trajçe