Ungjilli sipas Jezu Krishtit Shiko më të madhe

Vetëm online

Ungjilli sipas Jezu Krishtit

Jose Saramago BD0413

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t'i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t'i kishte kushtuar turrën e druve. Por, të kundërshtosh sot një histori, që prej dy mijëvjeçarëve është pjesë e së shenjtës, është kujtesë simbolike dhe model i qytetërimit tonë; ajo nuk përbën më herezi apo blasfemi.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301355

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Megjithatë, ende vende dhe fe të tjera nuk ngurrojnë të japin vendime të pamëshirshme vdekjeje kundër poetëve dhe poezisë. Por a është me të vërtetë caku i lirisë aq i madh sa duam ta besojmë? Kjo është pyetja që shtron këtu Saramagoja, duke e bërë Jezusin, këtë bir të Zotit që nuk donte të ishte i tillë, viktimë flijuese dhe instrument nga më absolutët të pushteteve, siç është edhe ideja e Zotit, kundër të cilit çdo rebelim është i pamundur. Ashtu si revolucionet, fetë hanë fëmijët e tyre, sado të pafajshëm të jenë. Në këtë ungjill, që tregon fëmijërinë dhe jetën vetjake të Jezusit në një dramë romaneske madhështore, duke përzierë historinë, mitin dhe trillimin, Saramagoja fton lexuesin të marrë pjesë në debatin volterian, ku jepen Zoti, Djalli dhe Jezusi, duke mos qenë asnjëri ai që beson se është. Poezia e autorit dhe ironia e tregimtarit bashkohen në një stil madhështor, një nga më të përsosurit dhe më mjeshtërorët e letërsisë së sotme europiane dhe asaj botërore. JOSÉ SARAMAGO, fitues i çmimit Nobel në vitin 1998, u lind më 1922 në Azinhaga, Portugali. Zëvendëskryeredaktor i së përditshmes "Diario de noticias" për shumë vite, ai hyri shumë vonë në letërsi, në moshën 58-vjeçare. Por u afirmua menjëherë si njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë portugeze. Sot vepra e tij është përkthyer në mbarë botën. "Ungjilli sipas Jezu Krishtit" është romani i tretë, pas romaneve "Verbëria" dhe "Perëndia dorace", që Shtëpia Botuese "Dudaj" i jep lexuesit shqiptar.

Të dhëna

Faqe412
ISBN9789994301355
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNasi Lera