Princi, vepra më e lexuar dhe e diskutuar e Niccolo Machiavelli-t, shkruar në verën e vitit 1513.
Kryevepra e Meri Shellit, një roman i shkruar në stilin gotik, fama e të cilit ka pushtuar botën. Frankenshtajni është një student i ri dhe idealist, që pasi arriti të zbulonte të fshehtën e jetës, krijoi një qenie të gjallë sikurse vetja. Po, fatkeqësisht, qenia e krijuar del jashtë kontrolli dhe kthehet në përbindësh.
Pushimet e kësaj vere do të jenë vërtet të mrekullueshmë!Kujtimet më të bukura do të keni mundësi t’I pasqyroni në disa prej faqeve të këtij libri,përmes përshkrimeve ose vizatimeve. Në këtë mënyrë,do t’I kujtoni përherë pushime tuaja. Në faqet e fundit të librit do të gjeni përgjigjet e të gjitha ushtrimeve.Kështu,do të keni mundësi të shikoni nëse I...
Libri më i shitur i New York Times që u ofron lexuesve një mënyrë të re të menduari për motivimin duke hedhur poshtë paradigmat.
"E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri".
Qielli, si gjithmonë në këtë histori, ishte i qetë e plot dritë. Kështu mbyllet kapitulli i dhjetë i Matia dhe gjyshi, ndonëse tregohet diçka e dhimbshme dhe vendimtare: vdekja. Pakti i shpresës, që autori e kishte nisur që te libri Sixhadeja e gjelbër, vijon edhe në këtë libër. Një i madh dhe një i vogël, ndërsa këmbejnë përmasat, ecin së bashku, flasin,...
Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi. "Gruaja e vetme ne dhome eshtë një nga romanet qe lartëson rolin e grave në...
“Vanesa ime e errët” është një histori e manipulimit psikoseksual midis një adoleshenteje pesëmbëdhjetë vjeçare dhe mësuesit të saj, e pasojave të rënda që ka shkaktuar lidhja e tyre disa vjeçare. Është një portret kulturor shkatërrues, i mundësimit të abuzimit dhe dëmit që shoqëria u shkakton atyre.
Te tilla romanca vijne ralle... Sepse personazhi yne eshte e coptuar... e shpartalluar.... e drobitur nga humbja dhe e sheruar nga dashuar
Këto janë rrëfime që shënjojnë jetën e lexuesve të vegjël, pasi jo vetëm rrjedhin natyrshëm, por të krijojnë përshtypjen sikur shkrimtari është edhe një shok e pjesëmarrës në lojërat, shqetësimet, gëzimet dhe brengat e tyre.
Ky triller psikologjik që të mban mbërthyer sinjalizon shpërthimin e një talenti. Libri “Njëra nga vajzat” trajton vështirësitë dhe gëzimet e miqësisë mes vajzave, por edhe pasojat e paimagjinueshme që ajo mund të ketë, kur diçka në këtë lidhje sa të bukur, aq edhe problematike, shkon keq. Shkrimtarja e mirënjohur amerikane, Lucy Clarke është autore e...
“Stoiku i përditshëm” është një guidë tërheqëse dhe e thjeshtë për jetën e mirë, duke i sjellë mençurinë klasike brezave të rinj. Ryan Holiday sjell 366 mendime mbi mençurinë, këmbënguljen dhe artin e të jetuarit, si pjesë e filozofisë dhe mendimit stoik, duke ndikuar me librat e tij tek mendësia e njerëzve të ditëve tona për të sfiduar problemet e kohës
Libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë. Beauvoir-i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes.
Kjo vepër sjell një tjetër përmasë të gjenisë së Freudit; analizën e vetëdijes kolektive, shkaqet dhe mënyrën sesi funksionon qenia njerëzore në një organizim shoqëror.
"Nëse keni mundësi të lexoni vetëm një roman për këtë vit, ai duhet të jetë vetëm "Trembëdhjetë arsye pse". Është i trishtueshëm, i mrekullueshëm, të thyen zemrën por njëherësh edhe plot shpresë."
A dini të silleni siç duhet? A e dini ç'do të thotë etikë? A dini si të silleni në situata të ndryshme? Ky libër ju mëson si të silleni drejt në shkollë e në shtëpi, në rrugë e në udhëtim, në teatër e muze, në diskotekë e në bar.
Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, një ndalesë e pashmangshme për këdo që komunikon me letërsinë. Vëllimi i dytë është përkthyer nga Petro Zheji
Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut të Kanadasë, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit...
"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510.
Kur Zhaklina e ndjek të dashurin e saj të hershëm të shkollës së mesme në universitetin e zgjedhur prej tij, gjëja e fundit që ajo pret, është që ata të ndahen në muajin e dytë të vitit të dytë. Pas dy javësh të hutuara, ajo zgjohet në realitetin e saj të ri: është beqare, duke ndjekur një universitet shtetëror në vend të një konservatori muzike, e...
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.
Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale?
Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t’i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Greqi, Shqipëri, Itali dhe Amerikë të romanit “Një ditar i shkurtër kufijsh”, Kapllani vjen me një tjetër roman: “Ngjarjet do ta dërgojnë lexuesin dhe në katër qytete të tjera të Europës e të Amerikës për t’u kthyer sërish në Ters. Sepse nuk mund të dish se ku po shkon, pa kuptuar më parë se nga ke ardhur.
Pesë përralla të mrekullueshme, mbushur me magji dhe emocion, Rrëfenjat e Bardit Bidëll kanë qenë leximet më të preferuara para gjumit në familjet magjistare, për shekuj me radhë.
Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve.
Si mund ti mbijetosh një vere të nxehtë… kur I dashuri është shumë larg. Për herë të parë vjen në shqip autori bestseller Dagmar Hoßfeld