Easy, dashuria nuk është gjithmonë e lehtë Shiko më të madhe

Easy, dashuria nuk eshte gjithmone e lehte

Tammara Webber PE0189

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kur Zhaklina e ndjek të dashurin e saj të hershëm të shkollës së mesme në universitetin e zgjedhur prej tij, gjëja e fundit që ajo pret, është që ata të ndahen në muajin e dytë të vitit të dytë. Pas dy javësh të hutuara, ajo zgjohet në realitetin e saj të ri: është beqare, duke ndjekur një universitet shtetëror në vend të një konservatori muzike, e injoruar nga grupi i shokëve të mëparshëm dhe, për herë të parë në jetën e saj, po ngelte në një lëndë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Duke u larguar e vetme nga një festë, Zhaklina sulmohet nga një shok vëllazërie i ish-it të saj. E shpëtuar nga një i huaj që duket se gjendet në vendin e duhur e në çastin e duhur, ajo s'do gjë tjetër veçse ta harrojë atë sulm dhe atë natë, por, Lukasi, shpëtimtari i saj, është në të njëjtën klasë ekonomie me të. Ai skicon në një bllok dhe ia ngul sytë vazhdimisht.

Shoqet e saj mendojnë se ai është kandidati i përkryer për ta bërë Zhaklinën të harrojë ish të dashurin e saj. Ndërkohë, sulmuesi i saj vazhdon ta përndjekë dhe Zhaklinës do t'i duhet shumë kurajë dhe vetëbesim për të ngritur ballin dhe zërin kundrejt një padrejtësie që i bëhet prej mijëra vitesh shumë grave nëpër botë.

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.

Papritur unë u inatosa keq. E kisha inatin me Kenedin sepse më kishte thyer zemrën dy javë më parë e nuk ishte me mua sonte që të më shoqëronte pa telashe drejt makinës sime. E kisha inatin me Erinën sepse më kishte bindur të vija në këtë festë idiote, si dhe me veten ngaqë kisha pranuar. Isha e tërbuar me qelbësirën e trullosur që jargavitej i gjakosur në trotuar pak metra larg meje dhe shfryja ndaj të panjohurit që po më mbante peng çelësat teksa më quante budallaqe dhe të pavëmendshme.

“E paskam unë fajin që ai më sulmoi? – e kisha fytin të ashpër, por e lashë dhimbjen mënjanë. – E paskam unë fajin që nuk mund të eci nga një shtëpi te makina pa u përdhunuar nga njëri për jush?” – ia përmenda atij atë fjalë që t’i tregoja se mund ta përballoja situatën.

“Njëri prej nesh? Po më përfshin në të njëjtën kategori me atë legenin? – ai tregoi me gisht nga Baku, por nuk m’i ndau sytë për asnjë çast. – Unë nuk kam asgjë të ngjashme me të.”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe314
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAida Musai
RomanPsikologjik