Kjo biografi merret me jetën e Ahmet Zogut që në lindje, origjinën e familjes së tij, rininë, ngjarjet e rëndësishme që formësuan profilin politik të tij, si Kongresi i Lushnjes, karriera politike, raportet me serbët, ardhja në pushtet, shpallja mbret dhe raportet e tensionuar me Italinë, deri në pushtimin e vendit në vitin 1939
Një orë për të jetuar, një orë për të dashuruar: historia e vërtetë e dhuratës më të bukur të bërë ndonjëherë
A new, updated and expanded edition of this New York Times bestseller on how to reconstruct your life so it's not all about work
Romantizmi ka qenë një revolucion në ndjeshmëri dhe në shije, që përqafoi dhe shndërroi në mënyrë të pakthyeshme të gjithë kulturën europiane. Në këtë sintezë të qartë, autori eksploron origjinalitetin e kontributit që i ka dhënë lëvizja romantike filozofisë së artit, duke nisur me vëllezërit Schlegel, për të vazhduar me Novalis-in, Wordsworth-in,...
Librat dhe dija ndriçojnë mendjen tonë. Kujdes! Ky libër sugjerohet të lexohet nga të gjithë fëmijët. E porositni online dhe e gjeni në të gjitha libraritë në Tiranë dhe shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë.
Bashkojuni majmunit mistrec e të shkathët, teksa u kurdis rrengje miqve të xhunglës, ashtu siç di të bëjë vetëm ai. Pastaj, pasi ta njihni mire majmunin e këndshëm e ta bëni shok për kokë, vendosni gishtin e vockël mbi butonin e madh e të bukur, shtypeni lehtë dhe do të dëgjoni tingullin e tij të gëzueshëm. Ai ju fton të luani me të, prandaj, bëhuni gati...
Kryevepra e Hygoit të madh, një libër që jo vetëm të tërheq me fjalën e ndezur e të figurshme por edhe me subjektin e jashtëzakonshëm.
Që fëmijë Zeusi ka një fat të parashkruar: të sundojë Olimpin! I shpëton asgjësimit të të atit, dhe rritet me qumështin e një dhie e nën përkujdesjen e një nimfe. Që në moshë të re, ai shfaqet si një hy I palëkundur, i fortë. Lidh aleanca me hyjni dhe heronj, lufton kundër titanëve, sfidon të atin dhe bëhet mbret. Për shekuj me radhë Zeusi mund armiqtë e...
Ky nuk është vetëm një botim historik për lexuesit e interesuar në historinë e Evropës Jug-Lindore. Në të përfshihen çështje rnë të gjera si: konvertimi fetar, "kriptolishtërimi" mes myslimanëve, metodat e skllavërimit brenda Perandorisë Osmane dhe natyrën e krijimit të mitit modern për identitetin kombëtar.
Letra për mbretin është historia drithëruese e betejës së një djaloshi kundër së keqes, që shtillet e pështillet në një botë të magjepsur kalorësie, guximi dhe miqësie të vërtetë...
Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, po edhe një dëshmi e rrahjes së mendimeve, e kontributeve, e luftës për përparim e demokratizim që kanë zhvilluar shoqëria civile dhe politika, ku ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë Valentina Leskaj.
I gjithë Parisi tallet dhe torturon Kuazimodon, Kurrizon, i cili jeton midis zgavrave prej guri, në majat e Katedrales së madhe. Asnjeri nuk mendon se ai ka ndjenja dhe emocione njerëzore. Por Kuazimodo, për çudinë e të gjithëve, do të tregojë se ai ka në vetvete dashuri të pafund dhe besnikëri, të cilat shpalosen në këtë histori dramatike dhe të...
"Gjuhët e Parajsës" do të inkurajojë gjithashtu një konceptim modern dhe demokratik ndaj "tjetrit".
Në këtë libër, do të gjeni qartësime që për mua kanë luajtur e luajnë një rol të rëndësishëm për të kuptuar jetën. “Si qëndrojnë Jeta dhe Vdekja”. “A është e ndarë Jeta nga Vdekja apo janë një?”
Tema e problematikës politike sociale dhe familjare është trajtuar në librin “Gratë në Kohën e Tyre”, për të sjellë një qartësi konceptuale dhe trajtime koherente e moderne të problemit të njohur të barazisë gjinore, në luftë me konceptet patriarkale dhe shfaqjet e bujshme të “shovinizmit maskilist”, pasojat e deformimit sipas “modelit ballkanik” të...
Kjo është historia e vajzës Rozi Revere, që ëndërronte të bëhej një superinxhiniere. Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët që fshihen pas librit “Igli Pek, arkitekt”, krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
Shkrimtarja Adelina Mamaqi sjell për lexuesin botimin e ri me poezi të zgjedhura “Qielli shkundte yjet”. Autorja ka zgjedhur në vite krijimet e saj më të mira mbi jetën, mërgimin dhe dashurinë.
Gjatë Luftës së Ftohtë vendet armike (term i përligjur plotësisht për atë kohë), sidomos ato fqinje bënë provokacione të shumta, kryen sabotazhe dhe akte terrori dhe i tatonin pulsin vazhdimisht shtetit tonë. Madje, në kufinjtë e shtetit tonë shpesh herë merrte formën e një lufte reale, me incidentet e shumta në kufirin tonë shtetëror. Në këtë luftë,...
Ajo ishte tridhjetë vjece dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh. Kishte ca sy që nganjëherë, edhe kur ajo nuk shikonte kënd, shkëlqenin, pa ndryshuar fytyra e saj në tërësi. Një pasdite të vonë dimri ishte ulur pranë...
Botimi “Biologjia, shkenca e jetës”, është krijuar në 57 kapituj të organizuar në shtatë pjesë kryesore. Ky botim është një përpjekje shumëvjeçare që ngjiz në një të vetëm pasionin profesional dhe këmbënguljen për t’i ofruar një gjenerate të re biologësh, biotenologësh, mjekësh, farmacistësh, stomatologësh.
Ne kete set kemi sjell dy libra: Mendo si murg te Jay Shetty dhe “Nje gje e vetme” te Gary Keller, - dy libra te cilet ju ndihmojne per te zhvilluar boten tuaj te brendshme, per te rritur aftesite pershtatese dhe per te pasur sukses ne sipermarrjet tuaja
Ky set eshte perzgjedhur nga mjeshtri me i madh i psikothrillerit te diteve tona, autorit gjerman Sebastian Fitzek. Ai ka ardhur para lexuesit shqiptare me dy romane njeheresh: Pakoja, dhe Frike nga fluturimi 7A te cilet i rekomandojme si pjese te leximeve te kesaj vere.
Poezia e Llesh Murranit vjen si një surprizë e këndshme. Pasi ke lexuar poezinë e parë, për më tepër po të kesh lexuar dy-tre poezi, të lind dëshira t’i lexosh të gjitha, të mos e lëshosh më librin nga dora. Është si ajo puna e verës së mirë kur pasi ke provuar një gotë të lind dëshira ta përpish gjithë kanën.
Në numrin 13 të "Medius" do të lexoni shkrime rreth tranzicionit nga Blendi Fevziu, Jonila Godole, Selami Xhepa, Gjergj Sinani, Armand Bora, Kim Mehmeti, Dorian Koçi, Redi Shehu, Klementin Mile, Ervin Hatibi dhe Agim Baçi
Pas shume kohesh nderprerje, rivjen para lexuesve te vegjel Bedri Dedja, - i cili fale mjeshtrise se tij rrefimtare, edhe sot magjep femijet e ketij brezi me veprat e tij te shkruara me shume se gjysmeshekulli me pare. Ne kete set ne kemi mbledhur bashke tre librat e pergatitur nga shtepia botuese Albas: Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit, Nje udhetim i...
Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Kjo është një histori trimërie që do t'ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.
Ky libër kaq i fuqishëm e i shkruar me mjeshtëri, pasqyron më së miri bindjen e Barak Obamës se demokracia nuk është një dhuratë nga lart, por një frymë që bazohet tek ndjeshmëria dhe mirëkuptimi, e cila duhet të ndërtohet ditë pas dite. Dudaj e sjell kete botim ne nje editim special, me kapak te trashe.