I ri Libri i kuq i adresave Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Libri i kuq i adresave

Sofia Lundberg A-006151

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ai bllok me kapak të kuq lëkure, që dikur asaj ia kishte dhuruar i ati, ishte për të gjëja më e shtrenjtë.

Aty ishte historia e jetës së saj: që kur, fare e re në moshë, kish punuar si shërbyese në Stokholm, më pas, kur qe bërë modele për shtëpitë e modës në Paris, e në fund në Nju Jork, ku kishte vajtur të jetonte në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Aty, në atë bllok të vogël të kuq qenë të gjithë ata që ajo kishte njohur e dashur, të afërm, miq, dashnorë, secili prej të cilëve kishte një vend të vetin në romanin e jetës së saj, secili syresh me një histori të vetën. E shfletonte gati përditë: herë për të shtuar në të një emër, e një adresë të re.

Herë të tjera thjesht për të vizituar hartën e saj të kujtimeve, e nganjëherë edhe për të shtuar një X para emrave të atyre që tashmë s'ishin më. Sepse Dorisi e ndjente për detyrë t'i mblidhte gjithë ato histori bashkë, në mënyrë që një ditë mbesa e saj e dashur Xheni, i vetmi njeri i afërm që i kishte mbetur, të kishte mundësi të njihej me historinë e jetës së saj aq të vrullshme që ajo kishte patur mes Stokholmit, Parisit, e Nju Jorkut. Dhe të njihej dhe me Alanin, njeriun që ajo kishte dashur më shumë në jetë...

REVIEW

Në jetën e njeriut janë të pakët ata libra që lexuesi i mbart përjetë me vete. Për mua ky libër është pikërisht një prej atyre.

- Nina George

Një libër i bukur për jetën, kujtesën, për fuqinë e miqësisë dhe dashurisë.

- Katarina Bivald

Sofia Lundberg ka shkruar një libër të mrekullueshëm... Një libër fantastik, plot romantizëm, e dashuri.

- Jan-Philipp Sendker

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe340
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVirgjil Muçi