I ri Estetika e romantizmit Shiko më të madhe

Estetika e romantizmit

Pablo D'Angelo A-005998

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romantizmi ka qenë një revolucion në ndjeshmëri dhe në shije, që përqafoi dhe shndërroi në mënyrë të pakthyeshme të gjithë kulturën europiane. Në këtë sintezë të qartë, autori eksploron origjinalitetin e kontributit që i ka dhënë lëvizja romantike filozofisë së artit, duke nisur me vëllezërit Schlegel, për të vazhduar me Novalis-in, Wordsworth-in, Koleridge-n, Chateaubriand-in, Foscol-in, Manzoni-n dhe Leopardi-n.

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928332127

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Pas një kronologjie dhe gjeografie të estetikës romantike, ilustrohen tiparet përbërëse të saj: që nga polariteti mes antikes dhe modernes, së dëlirës dhe sentimentales, klasikes dhe romantikes, te zbulimi i Mesjetës dhe i Orientit, tek arti si formë e epërme e njohjes e deri te nihilizmi. Më pas diskutohet për kategoritë mbi të cilat artikulohet kjo estetikë: kapërcimi i imitimit, ironia, e shëmtuara dhe groteskja, shija për fragmentaren, e madhërishmja, e mrekullueshme, alegoria, simboli, duke vazhduar me shqyrtimin se si reflektohen këto në teorinë e romanit dhe të tragjedisë, në kritikë, në letërsi, në pikturë dhe në muzikë.

Paolo D’Angelo është profesor i Estetikës në Universitetin e Messina-s. Ndër librat e tij mund të përmenden: “L’estetica di Benedetto Croce” (1982), “Simbolo e arte in Hegel” (1989), “L’estetica italiana del Novecento” (1997).

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe183
ISBN9789928332127
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEldon Gjika