Babai Shiko më të madhe

Babai

Miljenko Jergović BDI916

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër "Më vdiq babai"... kështu hapet ky roman i Miljenko Jergovićit, me një histori që zë fill në vitet 1920 dhe arrin deri më 1993, në një Sarajevë ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por ku të gjithë do të donin ta shmangnin.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN978-9928-816-43-6

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

"Më vdiq babai"... kështu hapet ky roman i Miljenko Jergovićit, me një histori që zë fill në vitet 1920 dhe arrin deri më 1993, në një Sarajevë ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por ku të gjithë do të donin ta shmangnin.
Një baba ateist, mjek në profesion, që beson se të gjithë njerëzit janë të barabartë, është protagonist i një autobiografie të sinqertë e të drejtpërdrejtë. Me një rrëfim të nisur një ditë pas vdekjes së të atit, ky libër i pazakontë dhe emocionues, i ndryshëm nga çdo gjë që ka shkruar Jergovići deri më tani, flet për tradhtitë kombëtare dhe private, afërsinë dhe murin midis babait e djalit, për faljen dhe atë që është e pafalshme, për vdekjen nga ankthi e frika.
Ky nuk është thjesht një roman për babanë e humbur, është një roman për mënyrën se si secila prej jetëve tona luan një rol në histori. Sidomos në atë copëz të historisë që ende pulson, në përpjekjen e përgjithshme për të harruar dhe që të çon në Sarajevë. Sepse, siç shkruan Jergovići, "e kundërta e përgjegjësisë civile dhe kolektive, nuk është pafajësia kolektive. E kundërta është papërgjegjshmëria"...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe190
ISBN978-9928-816-43-6
PërkthyesiXhelal Fejza