I ri Dhjete mije gjerat Shiko më të madhe

Dhjete mije gjerat

Maria Dermoût BDI0787

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për hir të temave universale dhe prozës së mrekullueshme, Dhjetë mijë gjërat është përkthyer në trembëdhjetë gjuhë dhe është vlerësuar si bestseller në shumë vende. E botuar për herë të parë në vitin 1955, kjo autobiografi e lirshme e autores holandeze Maria Dermoût vjen tani e përkthyer edhe në shqip nga Ilir Baçi.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816238

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Kur Felisjën e dërgojnë për të studiuar në Holandë, ende vajzë e re, gjyshja i dhuron një byzylyk: "Ky është për ty. Për rrugën e kthimit." Pikërisht këtë bën Felisja. Kthehet me të birin dhe pa burrë, i cili e ka grabitur e braktisur në ishullin e largët indonezian, ku ende jeton gjyshja e vet.

E njohur nga vendësit si "zonjusha e Kopshtores", gjendet befas në një botë të çuditshme dhe të rrezikshme, plot mister e dhunë, ku sendet tregojnë përralla, të vdekurit vijnë e shkojnë dhe e kaluara është po aq e fuqishme sa e ardhmja. Shumë shpejt i bie një fatkeqësi. I biri, Hili, oficer në ushtri, vritet.

Edhe në pikëllimin e saj, Felisja vazhdon të besojë në mençurinë e thjeshtë të gjyshes: kundro bukurinë, vështro dhjetë mijë gjërat rreth teje.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe240
ISBN9789928816238
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlir I. Baçi