I ri Ditari i nje librareje Shiko më të madhe

Ditari i nje librareje

Alba Donati BD0816

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është libri që ëndërron çdo lexues: faqet që lexojmë përzihen me çka na ndodh si në një dioramë të hapur, sepse fjalët e librave janë pjesë e alfabetit tonë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307289

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Pse e hape një librari në një fshat të humbur? Sepse kisha nevojë të mbushesha me frymë, sepse isha një vajzë e vogël e palumtur, sepse isha një vajzë e vogël kureshtare, nga dashuria për tim atë, sepse bota po shkon rrokopujë, sepse lexuesi nuk duhet tradhtuar, sepse duhet menduar për më të vegjlit, sepse shpëtova».

Nuk është asnjëherë vonë për të realizuar një ëndërr. Në nëntor të 2019-ës, Alba Donati vendos të ndryshojë jetën e saj dhe hap një librari në Lucignana, një vend me shumë pak shtëpi në Apeninet lukeze. E bën edhe falë një financimi popullor dhe një informacioni viral, i cili kalon gojë më gojë nëpër rrjetet sociale.

Kështu, menjëherë, libraria bëhet një strehë shtëpize letrare, e zhytur në gjelbërim, duke u kthyer në një vend pelegrinazhi, fjalësh që bashkojnë dhe takimesh speciale. Në këtë ditar, i cili paraqet gjashtë muaj jetë të librarisë zjarri që e shkatërron menjëherë pas një muaji nga hapja, energjia e njerëzve që e rimëkëmbin, mbyllja gjatë pandemisë, e deri tek organizimi i një festivali letrar - kemi rrëfimin e një pasioni që është si një levë për të ndryshuar botën.

Me lehtësi dhe inteligjencë, Alba Donati i dhuron lexuesit një përvojë në linjë të përkryer me misionin e librarisë së saj: për të ndalur disi vrapin e ditëve tona, të përkundemi në ato gjeste të vogla përkujdesjeje, e të ndjekim fillin që bashkon një libër me një tjetër.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe237
ISBN9789994307289
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë