Ky është libri i parë në shqip i Maxim Osipov, i vlerësuar si Çehovi i ditëve tona. Ai është kardiolog me profesion, por përmes artit ka arritur që të bëjë kirurgjinë e mendjes njerëzore, të jetës në ditët tona, duke na sjellë një koleksion në prozën e shkurtër i vlerësuar jashtëzakonisht në Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Më falni, ju jeni vetëm? Katër miq të guximshëm e të shkathët: Tori, Arni, Olsoni dhe Izabela kanë themeluar një klub posaçërisht për Zemrat e Vetmuara. Mbaroi koha e fundjavave të mërzitshme, të kaluara në shtëpi dhe pranë zyrave postare plot me fatura dhe lajmërime, midis letrave false të dashurisë, ftesave me të papritura, shëtitjeve dhe piknikëve;...
Laura është e lumtur që po shpërngulet për të jetuar me Fransuanë, njeriun që do. Ajo është e gëzuar, tërë shëndet, ndihet fare mirë. Kur, falë bllokimit të qarkullimit nga makinat e shumta, takon njeriun e dytë, Frederikun, ajo e lëshon veten të përfshihet nga dëshira që provon, në të njëjtën mënyrë si e ka lëshuar veten ta përfshijë vargani i pafund i...
Përmes humorit shpërthyes dhe dialogëve interesantë, Jo Nesbø gdhend karakteret e tij të çuditshme e të mrekullueshme dhe e lë imagjinatën të endet përtej kufijve në këtë libër tërheqës për fëmijë. Historia është kaq e çuditshme dhe qesharake, saqë herë pas here do tju duhet ta lini librin për të qeshur me lot...
Libri që po ju prezantojmë trajton fazën e fundit të islamizimit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, brenda një hapësire kohore që kufizohet nga dy ngjarje politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë).Shqipëria është i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik ku islamizimi përfshiu dy të tretat e popullsisë vendëse. Shkaqet...
Këtu gjeni 168 pjatat më tipike, të gatimeve tradicionale, që bëhet përgjatë festave, duke sjellë kuzhinën e trevave kryesore në Greqi. Recetat që do t’i gjeni këtu janë më përfaqësueset, por këtu japim edhe variacionet në gatimin e tyre. Nisur nga fakti që gatimi është art, ne ju ftojmë të luani rol protagonisti: bëni zgjedhjet tuaja, zhvilloni fantazinë...
Carey përdor stilin e përroit të ndërgjegjës për të përshkruar paqartësitë e Çesë rreth vetvetes dhe jetës.
Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t’i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...
Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga William Somerset Maugham, i konsideruar një prej mjeshtrave të prozës së shkurtër.
100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri: duke filluar nga gjigantët, si Henri Cartier-Bresson dhe Robert Capa e deri te reporterët, si Elliot...
Po si jetohet kur të ndalojnë me dhunë të dashurosh? Çfarë ngjyre ka qielli, dielli, yjet dhe lulet? Ç’shije ka ajri, uji, puthja e munguar, përvëlimi i trupit në dëshirë? Ngjyrat dhe shijen e tërbimit - na e thotë Namik Dokle me romanin e tij “Ditët e lakuriqëve të natës”.
Ky libër u dedikohet të gjithë atyre që jaën të etur të kuptojnë jetën rreth tyre, madje, edhe nëse nuk shquhen për aftësi fotografike. Për të kuptuar konceptet e fotografisë nuk kërkohet asnjë njohuri teknike apo eksperiencë e mëparshme në këtë fushë, megjithëse besojmë se trajtimi që paraqet ky libër ka për t’iu dukur interesant çdo lexuesi, vecanërisht...
“Sarah Dessen konsiderohet si një yll i letërsisë për të rinj. Romanet e saj të suksesshme, të shkruara me ngrohtësi, humor dhe optimizëm, vëzhgojnë sjelljen e adoleshentëve në procesin e tyre të transformimit.” Los Angeles Times
Marshall Mathers, i quajtur Eminem, ka ndryshuar shumë rregulla... Para së gjithash ato të rrepit, duke u kthyer nga një djalë i getove me lëkurë të bardhë, në një star absolut.
Ditari i një mamaje të rraskapitur. Mirë se erdhët në botën e mamave…
Vështirë t'ia kesh zili këtij njeriu zgjedhjen që ka bërë dhe frytet që ka mbledhur nga pema e dijes të së mirës dhe së keqes. Ai e di se vendin e tij e pret në të ardhmen një dozë vuajtjeje gjithnjë e më e madhe.
Monologu i pafund, por i dëshpëruar, i një burri që ka humbur dashurinë, por kërkon ende të flasë me ish-të dashurën e vet, ndaj zgjedh t’i shkruajë një letër, që e di qysh në fillim që do të përfundojë në roman, për ta lexuar të gjithë njerëzit. Kam shumë për të thënë” fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjikë, si dhe arriti ndër finalistët e...
Libri i dytë i serisë Marti Pents, nga karikaturisti fitues çmimesh, Mark Parisi, do t’ju bëjë të qeshni shumë.
Askush nuk mund të thotë se këto këngë e gojëdhëna u trilluan ashtu, kot së koti nga populli. Ato e kanë një burim, për këtë as që mund të dyshohet. Në to shihet qartë vringëllima e shpatës, lufta për mbijetesë, për liri. Burimi është populli, vetë historia e tij.
Në këtë libër janë pasqyruar receta gatimesh tradicionale dhe aktuale, që janë pjesë e MENYSË SIME, TË TË GATUARIT PËR FAMILJEN. Kryesisht janë gatime të krahinës së Korçës e të Kolonjës, ku unë jam rritur e kam jetuar. Disa prej këtyre gatimeve, janë shumë të thjeshta e shumë praktike, kurse disa të tjera janë të ndërlikuara e delikate, por unë i kam...
Mes romaneve sage te vitit 2019 kemi vecuar librat e dy autoreve te njohura te diteve tona Adriana Trigiani dhe Elif Shafak. Keto autore, me bestsellera nderkombetar, kane ardhur gjate vitit 2019 me dy perkthime te reja tek lexuesi shqiptar: Gruaja e Tonit dhe Ciraku i arkitektit. Duke qene nder autoret me te lexuara ne Shqiperi, i kemi rekomanduar ne set...