Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Romani vjen në shqip përmes përkthimit të Ilir Baçit
Nje tjeter liber me tregime i Murakamit ne shqip nga Skanderbeg Books. Murakami nuk eksploron vërtet vuajerizmin, por më shumë një seksualitet pa trup, një pasion të filtruar. Përzierja e humorit dhe e melankolisë në veprat e Murakamit, është e jashtëzakonshme.
Ky libër me poezi është përzgjedhur mes pesë librave më të mirë të botuara gjatë vitit 2017 nga juria e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës për çmimet vjetore në fushën e Letërsisë
Brigita dhe Paula, dy personazhet tona, janë emrat që ti i has në të gjithë librin dhe ku endesh bashkë me to në kërkim të shpëtimit pa shpresë nga meskiniteti i jetës. Gjuha e thjeshtë e autores ia ka bërë të lehtë detyrën përkthyesit. Është një libër që e nderon publikun, kur e lexon...dhe mëson shumë për një stil femëror tepër kontrovers.
“Drita e largët” është një libër misterioz dhe me intensitet të lartë rrëfimi, trazues dhe i thellë, me qëllimin për të lënë shenjë në shpirtin e lexuesve. Ky roman është fitues i çmimit “Tropea”, 2014
Ata që kanë lexuar “Lolita” nuk e lënë pa e lexuar edhe kryeveprën e radhës së Vladimir Nabakov, “Ftesë për ndëshkim”. I përkthyer mjeshtrisht nga Myrteza Shini, kjo vepër është një ushtrim leximi dhe shkrimi për ata që e shijojnë letërsinë si nivel i epërm i mendimit njerëzor
Një libër për rravgitjen krijuese, për dëshpërimin e njohjes së vetvetes dhe botës që të rrethon. Padyshim një nga romanet me inteligjentë të këtij të 'sëmuri nga letrat', këtij shkrimtari të pazakontë.
Michel Houellebecq është një nga mendjet me brilante të letërsisë së sotme franceze, shkrimtari më i madh francez pas Kamysë.
Ky është romani i fundit i Amos Oz, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe europiane të shekullit të XX. A është Juda ai i pabesi apo është ai që tradhëtoi Jezusin për 30 aspra për ti dhënë botës mundësinë për ta njohur
Autorja Rezarta Reçi vjen para lexuesit me një roman, - i konsideruar si befasi në raport me tematikën që sjell, mjeshtrinë e përdorimit të teknikave rrëfimtare, depërtimet psikologjike dhe gjuhën e gjallë që përdor gjatë rrëfimit
Ky roman i ri nga Flutura Açka sjell një kryq harrese, me qëllim për të trokitur dhe zgjuar kujtesën kolektive shqiptare.
"Ashtu neper pezulline e drites permbi erresiren, Murakami ja del te zbuloje kudo fosforeshence, vecmas aurolat rreth njerezve, te cilat shkelqejne shume me ndritshem gjate nates dhe kur ngaterrohen mes tyre, por qe fiken agimeve kur zeme e nisim udhet tona te ndara."
Lirik dhe tronditës, i ashpër dhe romantik, "Lamtumirë Lolitë!" është debutimi italian më i fortë dhe befasues e viteve të fundit.
Autori është i mëndafshtë... Mario Vargas Llosa ka shkruar kështu një histori të vërtetë erotike, dhe një lloj parodie 'të ligë'. Los Angeles Time
"Lolita" është një ndër librat më kontraversalë të letërsisë së shekullit të XX – të, që e ktheu emrin e Lolitës në një personifikim të vogëlusheve të rritura para kohe dhe njëherësh aktore të marrëdhënieve erotike të ndaluara. E bukura femrore në hapat e para dhe hera e parë përndezin pasione dhe makthe të mëdha. Prandaj përpihet vazhdimisht ky libër
“Macja dhe mia” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e metaforës Gjermaninë e Luftës
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve.
Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të "Lolitës", të "Madamë Bovarisë" dhe " Ana Kareninës".
Në zgrip të botës: Michel Houellebecq është një libër sa i lexueshëm, aq edhe një lexim me vlerë për njohjen e veprës së një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës sonë.
Për Pamukun, letërsia është e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën e përditshme dhe me identitetin. Fakti që pjesa letrare është e rrethuar nga seksionet "Jeta dhe shqetësimet" dhe "Politika, Evropa dhe probleme të tjera me të qenit vetvetja" është rrjedhim logjik i pikëpamjes së tij për letërsinë. Ngjyrat e tjera përmbajnë shtatëdhjetë e pesë reflektime dhe...
Vëllimi "Pas tërmetit" i Haruki Murakamit, me shtegtimet e tij herë absurde, herë me humor, herë të frikshme, të çon në viset e ankthit dhe të kujtesës se sa qenie të pambrojtura jemi, dhe njëherësh, se sa fuqi të çuditshme ripërtëritëse kemi.
Platforma nuk është një ese mbi turizmin seksual. Është një roman i shkëlqyer mbi çështjen e përhershme të marrëdhënieve të komplikuara mes burrave e grave, mbi keqkuptimet e përjetshme, të mohuara një ditë nga një takim autentik, një lloj mrekullie, një revolucion intim. Le Monde des Livres
Michael Wallner e bën lexuesin shtegtar të një labirinthi të tërë ankthi dhe të një ndjesie superane sentimentale. Ky libër është një akuzë kundër luftës dhe thirrje për dashurinë njerëzore. "Prill në Paris" është botuar në njëzet e një gjuhë të botës dhe pati një sukses të bujshëm ngado.
Cezari dhe Kleopatra satirizon përdorimin e historisë të Shekspirit dhe komenten me ironi politikën e kohës kur vetë Shaw jetoi, por nuanca e melankolisë që përshkon veprën e bën atë një nga dramat e tij më me ndikim.
Libër i shkruar në mënyrë të përsosur...Një roman i mrekullueshëm, që se shqit dot nga dora dhe aq origjinal.
Ky roman është një rrëfim intrigues mbi dashurisë sublime e të pafat dhe një kontribut i ri në njohjen e jetës së një njeriu kureshtar si Kazanova.
Vetë autori e quajti këtë novelë "një roman i vogël" dhe pavarësisht se vepra ka shumë nga veçoritë e tregimeve të tij të shkurtra, ai kombinon në të një sërë temash të preferuara të tij e të njohura prej lexuesit. Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te...
Të ruash paqen në Shqipëri dhe në Kosovë është një vepër që eksploron përpjekjet e bashkërenduara për të rindërtuar dhe modernizuar shoqëritë që kanë shenja nga e kaluara e tyre komuniste, pas trazirave dhe përplasjeve shoqërore.