Produktet më të shikuara
Romani është sa vetjak, aq edhe...
Shtëpia botuese Pegi ka intensifikuar aktivitetin e saj në botimin e teksteve shkollorë duke filluar nga 2005, kohë kur sektori i librave shkollorë u liberalizua nga qeveria shqiptare. Brenda disa viteve, shtëpia botuese Pegi u bë një prej botuesve kryesorë për segmentin e shkollave në Shqipëri me mbi 70 tituj në qarkullim. Tashmë, ka edhe botime cilësore në fushën e letërsisë artistike, e fokusuar kryesisht te letërsia e huaj dhe promovimi i disa romancierëve shqiptarë
Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.
Ky libër në serinë e librave të Jeronim Stilton mban numrin 5: Në metronë e Miushërisë po ngjasim gjëra të çuditshme. Një maçok gjigant endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke u kallur datën tërë brejtësve të qytetit. Nga vjen ky maçok? A të jetë vallë një fantazmë?
New York Times e vlerëson kështu librin: "Tom Rob Smith, brenda faqeve të romanit të tij të thurur mjeshtërisht, zbulon misterin e titullit "Fëmija 44". Ky çast është tronditës dhe përjetohet nëse keni lexuar faqet që paraprijën atë." Ndërsa Independent thotë: Ky thriller rrëqethës përmban gjithçka që dëshironi...madje, shumë më tepër. Një gozhdues i...
"Femrat që kam njohur gjatë jetës sime kanë qenë ose kurva ose ish – prostituta." Kështu është shprehur gjatë një interviste Bukowski. "Femrat" është pikërisht romani ku ai shpalos hapur marrëdhëniet e veta komplekse me seksin e bukur.
Ferma e kafshëve është shembulli i përkryer se si ideja e një socializmi sipas volisë së dikujt fillon të hedhë rrënjë për t’u shndërruar në një diktaturë komuniste.
Nje tjeter liber magjik vjen nga Tea Stilton (Elisabetta Dami ) per vajzat qe i pelqejne aventurat ne boten e Miushfordit.
Lulet, frutat dhe perimet janë shkasi më i mirë për t'u thelluar në imagjinatën e përbashkët erotike të gjuhës dhe kombit shqiptar. Në vijim të botimit të mëparshëm, edhe ky libër befason, ngacmon dhe sfidon lexuesit, të cilët i fton për ta bërë pjesë të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm këtë libër xhepi
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si: elektronika, informatika, robotika dhe telekomunikimi, kanë shënuar një përparim të pandalshëm.
E hasim vogëlushin, një mëngjes fund – dimri, teksa "hovkërcen" drejt shkollës. Janë vitet 50 dhe, ndërsa zgrep në një vresht një veshak stërkalamushti, Ujkoshi, kështu e quajnë, sheh një burrë, me kokën e re, mjekrën shtëllungë dhe një qen të rrëgjuar përbri. Një Zot?
Romani ka disa nivele leximi, të cilat ndërthuren mjeshtërisht dhe na lejojnë perceptimin e një realiteti, të cilin zakonisht do ta konsideronim si të largët. Një nivel i parë leximi ka të bëjë me ndjenjën e të qenit i huaj. Shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një popull emigrantësh dhe si të tillë, ky rrëfim ngre për ta, por jo vetëm, shumë...
Ju a jeni I ndrojtur? Unë po! Ja përse desh më ra pika kur mora pjesë në një garë barcaletash në televizion… para miliona teleshikuesve! Por pastaj mësova sekretet për t’i rrëfyer mirë barcaletat… jua kam zbuluar këtu, bashkë me barcaletat e reja të Miushërisë!
Autori bestseller i New York Times-it, Mitch Albom, është një rrëfimtar magjik, që ngjall shpresë përmes rrëfimeve universale të dobësive tona njerëzore, si dhe të kërkimit të vazhdueshëm të kuptimit të jetës. “Gënjeshtra e parë” na tregon se si një tragjedi kolektive mund të përkthehet në plagë individuale, secila prej tyre e thellë dhe e fshehur, të...
“Rizgjimi i gjigantëve” është vijimi i librit “Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit”.
“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Ky është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.
Gjithë jeta që mbetet” fillon me ditën e fundit të jetës së mëparshme. Jeta e mëparshme ishte pothuajse e përsosur, në papërsosmërinë e saj. Familja Ansaldo përbëhej nga dy prindër të dashuruar me njëri-tjetrin, edhe pse në moshë të mesme, dy fëmijë të lumtur, sipas...
Te gjithe nxenesit qe kane punuar me tekstet e Pegit, kane mundesi qe te pergatiten per provimet e lirimit te lendes se gjuhes permes ketij teksti, i hartuar nga pedagoge te lendes se gjuhes ne Universitetin e Tiranes. Ky tekst eshte i vlefshem per perdorim per nxenesit e klasave te 9 qe pergatiten per provimet e lirimit
“Kur isha katër vjeç , kisha katër gjyshër, dy në qytet dhe dy në fshat..” Kështu fillon ky libër që rëfen për një gjysh të jashtëzakonshëm dhe një qershi, për patën Alfonsinë dhe bashkëshortin e saj Orestin për gjyshe Teodolinën dhe për natyrën e saj të butë ; për një vogëlush i cili nuk e haron gjyshin e tij “të çmendur” tek ngjitej nëpër pemë e që e...
Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i kanibalizmit emocional.
I renditur nga Time Magazine në listën e 100 veprave më të mira të gjuhës angleze, ky roman është një nga shembujt më të njohur dhe të arrirë të letërsisë postmoderne. Një histori magjepsëse që vë në lojë, me shumë delikatesë, paragjykimet e personazheve dhe të vetë lexuesit.
Në një vend diku mes kufijsh, një grusht njerëzish përpiqen të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, në vendin ku kanë pasur rrënjët e të parëve, nën hijen e së shkuarës, duke u ruajtur nga pabesia e armikut.
“Hajduti dhe rebelja” është një histori dashurie universale, që kapërcen klasat shoqërore e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t’i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri
Kjo sagë e mrekullueshme familjare është një prej atyre romaneve të rralla, ku personazhet e veçanta janë dhënë në mënyrë të shkëlqyer, ngjan sikur janë shokët e tu të ngushtë dhe ti ndihesh mirënjohës që je në orbitën e tyre. Rrëfimi të shtyn ta marrësh aq shtruar leximin, sa do të doje që libri të mos mbaronte. Në fund, ama, s'keni për t'i mbajtur dot...
Ky është romani i parë i autorit shqiptar, që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Identiteti i tij i vërtetë nuk njihet. Por, nëse iu ka marrë malli për kryeqytetin e viteve ’30, personazhet e tij, jetën dhe mjedisin përreth megjithë koloritin e tij, ky libër konsiderohet tashmë i pashmangshëm
“Kjo është një histori grash, e rrëfyer me shumë vërtetësi; më tepër se një vëzhgim, kjo është jeta e jetuar dhe e ndier në lëkurë.” Tashmë vjen në shqip edhe vëllimi i tretë i Sagës Napoletane
Një vajzë e bukur që vjen nga bota e spektaklit gjendet në Universitetin e Oksfordit, në një mjedis burrash gjë që e shndërron nga një ikon të joshëse në një mallkim. Ky libër komik rrok mjeshtrisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinën e personazhit. Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira...
"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Prandaj Guardian shkruan për këtë sage: “Kurrë më pare s’është botuar diçka e tillë”
Ky libër vjen për vogëlushët duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e miushëve që jetojnë në Ishullin e Miushëve.
“Hollywood” shpërfaq gjithë jetën e shfrenuar mes yjeve të kinemasë, botën e tyre hipokrite, por edhe përpjekjet e mëdha njerëzore për të realizuar projekte te të cilat ke besim.