Shtëpia botuese Pegi ka intensifikuar aktivitetin e saj në botimin e teksteve shkollorë duke filluar nga 2005, kohë kur sektori i librave shkollorë u liberalizua nga qeveria shqiptare. Brenda disa viteve, shtëpia botuese Pegi u bë një prej botuesve kryesorë për segmentin e shkollave në Shqipëri me mbi 70 tituj në qarkullim. Tashmë, ka edhe botime cilësore në fushën e letërsisë artistike, e fokusuar kryesisht te letërsia e huaj dhe promovimi i disa romancierëve shqiptarë
Ky është romani i parë i autorit shqiptar, që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Identiteti i tij i vërtetë nuk njihet. Por, nëse iu ka marrë malli për kryeqytetin e viteve ’30, personazhet e tij, jetën dhe mjedisin përreth megjithë koloritin e tij, ky libër konsiderohet tashmë i pashmangshëm
“Kjo është një histori grash, e rrëfyer me shumë vërtetësi; më tepër se një vëzhgim, kjo është jeta e jetuar dhe e ndier në lëkurë.” Tashmë vjen në shqip edhe vëllimi i tretë i Sagës Napoletane
Një vajzë e bukur që vjen nga bota e spektaklit gjendet në Universitetin e Oksfordit, në një mjedis burrash gjë që e shndërron nga një ikon të joshëse në një mallkim. Ky libër komik rrok mjeshtrisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinën e personazhit. Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira...
"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Prandaj Guardian shkruan për këtë sage: “Kurrë më pare s’është botuar diçka e tillë”
Ky libër vjen për vogëlushët duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e miushëve që jetojnë në Ishullin e Miushëve.
“Hollywood” shpërfaq gjithë jetën e shfrenuar mes yjeve të kinemasë, botën e tyre hipokrite, por edhe përpjekjet e mëdha njerëzore për të realizuar projekte te të cilat ke besim.
Toka është ushqyer nga lufta të pafundme dhe kërcitja e armëve arrin gjer në Olimp. Hera dhe Zeusi, sovranë hyjnorë, nuk kanë dyshim: për tI dhënë fund asaj çmendurie aq të madhe duhet një hyjni e re, e pajisur me një forcë të pamposhtshme dhe me një
Trupi si një statujë, sytë misteriozë të jeshilët, flokë të zeza si të njënate pa hënë. Nuk është vetëm e bukur, por edhe trime e krenare. Për Zeusin, mbretin e hyjnive, ështëdashuria e tij e madhe. Pas një sërë peripecish hyjnesha e re u gjend menjëherë mbretëreshë, e gatshme tëudhëheqë Olimpin dhe të përballojë një jetëme beteja të vështira me...
Kur deti hapet dhe karroca e Poseidonit shfaqet nga dallgët e shkumëzuara, i rrethuar nga krijesa përrallore dhe përbindësha detarë, Toka dhe Olimpi lëkunden nga tronditjet. Sepse ai, hyu i oqeaneve dhe i tërmeteve, I pushtetshëm I pamëshirshëm, I furishëm dhe rebel, i frikëson të gjithë. Gratë, për pasionet e tij të dhunshme. Burrat, pritmat e tmerrshme...
Që fëmijë Zeusi ka një fat të parashkruar: të sundojë Olimpin! I shpëton asgjësimit të të atit, dhe rritet me qumështin e një dhie e nën përkujdesjen e një nimfe. Që në moshë të re, ai shfaqet si një hy I palëkundur, i fortë. Lidh aleanca me hyjni dhe heronj, lufton kundër titanëve, sfidon të atin dhe bëhet mbret. Për shekuj me radhë Zeusi mund armiqtë e...
Sa mirë e njeh njeriun që fle pranë teje? E do për atë që është... apo për mënyrën si ndihesh kur je me të?Ky libër nuk flet për dashuri të ëmbla, por për ato marrëdhënie që të ...
Një botim me një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë autorja si përralla moderne.
Romani përshkruan në mënyrë të pamëshirshme një periudhë të rëndë në historinë e Shqipërisë përmes një galerie personazhesh, që nga banditët e rrugëve e deri te diplomatët e huaj. Në këtë libër përzihen bashkë partizanët, nacionalistët, aleatët, pushtuesit, Sigurimi i Shtetit, bandat e ’97-ës. Shqipëria është në luftë, më pas paqen e kalon si në luftë dhe...
Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë.
“Ah, ç’pushime të tmerrshme në Detet e Jugut! Në fillim, një udhëtim me gjak të ngrirë në avion, pastaj mbytja e anijes dhe dalja në një ishull të shkretë, ku natën dëgjoheshin zhurma të çuditshme. Ndoshta është fantazma e Piratit Putërargjendi, në bordin e galerës së tij misterioze...”
Ky është titulli i dytë i koleksionit Fluturëzat. Me anë të këtij koleksioni do të sjellim romane të lehta dhe të ëmbla, për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë. Emri i koleksionit mëton të na kujtojë emocionet e mëdha dhe fluturat e vogla në stomak, që ndiejmë sa herë biem në dashuri.
“Jehona ngacmimesh të çuditshme” është vëllimi i tretë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. 41 skicat e shkruara ndër vite përshkruajnë situata subtile erotike, të cilat përmes gjuhës, alegorisë, simboleve dhe metaforave e shtyjnë lexuesin drejt fantazisë, rizgjimit të dëshirës e pasionit dhe gjithashtu drejt eksplorimit të mënyrave të reja për ta...
Elena Ferrante e zhyt bisturinë e saj mes hipokrizive të borgjezisë moderne, nxjerr në pah mashtrimin dhe vetëmashtrimin që përdorin njerëzit për të përligjur veprimet e veta.
Një rrëfim tërheqës mbi të shkuarën dhe përballjen me të ardhmen, i cili gërsheton disa zhanre njëherësh. Ky roman fitoi çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2013. Ai është përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke marrë mbështetjen e kritikës ndërkombëtare.
Një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht e zvetënuar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani i përkthyer, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023, sjellë në shqip nga Aida Baro.
Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë.Kur Izi Astori i hipën avionit, pret dyndjen, zhurmën dhe mërzinë e ...
"Kafshët" është një vëllim me tregime i autorit klasik portugez Miguel Torga. Ky titull çel siparin e një koleksioni të ri të konceptuar nga Botime Pegi, koleksioni "Skandal", një projekt gjatë të cilit do të vijnë për lexuesit libra dhe autorë që janë dënuar nga shoqëria në kohën kur janë botuar, por që kanë thyer tabu dhe kanë sjellë emancipim.
Në këtë libër të ilustruar, vogëlushët mësojnë mbi kafshët më të njohura në mjedisin e tyre natyror.
Monologu i pafund, por i dëshpëruar, i një burri që ka humbur dashurinë, por kërkon ende të flasë me ish-të dashurën e vet, ndaj zgjedh t’i shkruajë një letër, që e di qysh në fillim që do të përfundojë në roman, për ta lexuar të gjithë njerëzit. Kam shumë për të thënë” fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjikë, si dhe arriti ndër finalistët e...
Një shtyllë e letërsisë bashkëkohore mbi domethëniet e të qenit grua, e re, e bukur dhe e talentuar.
Sillu mirë me të tjerët, se askush nuk e ka jetën fushë me lule.
“Katër letra dashurie” është një roman për fatin, pranimin e tij, për tragjeditë dhe mrekullitë e jetës së përditshme.
KATËR MIUSHË NË FAR UEST "Ç'kërkoj, vallë, në Far Uestin e humbur, me time motër Tean, tim kushëri Çarkun dhe nipçen tim, Beniaminin? Ç'kërkoj i veshur si kauboj rrugëve të Qytetit të Kaktusit? E, mbi të gjitha, ç'kërkoj në shpinën e një demi të xhindosur? Më duket sikur po jetoj në një Ëndërr.