Kërko më tej
Subcategories
Ndiqni aventurën e pinguinit të vogël.
Një seri me rrëfenja tërheqëse plot me aventura dhe ilustrime të këndshme. Njihuni me aventurat që janë gati që ju t'i zbuloni. Njihuni me një djalë që shndërrohet në një Megaçun, duke u kthyer në një hero përherë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Do të njiheni dhe me një luan, që është frikacak si një lepur i vogël. Pirat Peti futet në shumë telashe...
Libra të përkryer për fëmijët që pëlqejnë argëtimin dhe aventurën. Le të nisemi së bashku me binjakët Beni dhe Blerta për të kërkuar dhe zbuluar 1001 sende dhe në të njëjtën kohë duke u argëtuar për të rregulluar makinën e kohës.
Seria "Libra me 18 melodi". Libri ka 18 butona. Duke i shtypur, vogëlushët do të dëgjojnë meloditë dhe do të mësojnë plot fjalë të reja.
Seria "Libra me 18 melodi". Libri ka 18 butona. Duke i shtypur, vogëlushët do të dëgjojnë meloditë dhe do të mësojnë plot fjalë të reja. Lexoni me ne dhe mësojini fëmijëve tuaj të apasionuar pas makinave tingujt më interesantë.
Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari, pyetësorë. Pamjet mahnitëse dhe shpjegimet e qarta u japin përgjigje të gjitha pyetjeve që bëjnë fëmijët për botën e kafshëve.
Një libër ku ju do te mbani sekretet tuaja larg të gjithëve.
Në librin “Vjershat e shkronjave” do të gjeni një vjershë për secilën shkronjë të alfabetit. Janë krijime të shkurtra, të thjeshta dhe të lehta për t’u mësuar. Këto vjersha dhe ilustrimet fantastike do i ndihmojnë nxënësit të fiksojnë më mirë shkronjat.
Libri "9 miqtë e mi" është hartuar sipas fushave kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe shëndetësor.
Familja Draling jetonte në një shtëpi të madhe e të bukur. Ajo përbëhej nga prindërit, vajza e madhe Uendi, dy vëllezërit e saj të vegjël, Xhani e Mikeli dhe qeni Nana.
"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura.
Për faj të një gabimi të pafalshëm të të mjerit këshilltar Pepo Peponi, Rikardi, djali dembeli kontit Rrumbullan, emërohet kalorës i Kontesë.
Disa nga problemet që i kanë shtyrë shkencëtarët dhe shpikësit që të bëjnë zbulime të mëdha që ndryshuan botën, të gjitha të përmbledhura në këtë libër.
Ky libër do të vërë në provë zgjuarsinë dhe mendjemprehtësinë tënde! Provo aftësitë e tua hetuese përmes lojërave argëtuese logjik, inteligjente, vëzhguese dhe bëhu një dedektiv i vërtetë. Ti mund ta gjesh nëse je përgjigjur saktë, falë lapsit tënd elektronik.
Ky libër do të vërë në provë zgjuarsinë dhe mendjemprehtësinë tënde! Provo aftësitë e tua hetuese përmes lojërave argëtuese logjik, inteligjente, vëzhguese dhe bëhu një dedektiv i vërtetë. Ti mund ta gjesh nëse je përgjigjur saktë, falë lapsit tënd elektronik.
Harrieta është spiune. Në ditarin e saj ajo shkruan çdo gjë që di për të gjithë, edhe për shokët e klasës, madje edhe për miqtë e saj më të mirë.
Guximtarët - familja e hienave që me sukses paraqiten si njerëz- është shndërruar në një familje legjendare në mbretërinë e kafshëve. Tashmë, shtëpia e tyre është plot me vizitorë që shpresojnë që të mësojnë si të shfaqen dhe ata si njerëz. Vazhdojnë në këtë libër aventurat e familjes së Guximtarëve.
Detyra e Ramonës është të sillet mirë me të mërzitshmen zonjën Kemp, e cila kujdeset për atë gjatë kohës që nëna është në punë.
Një libër me fotografi të mrekullueshme për një magjistare simpatike dhe argëtuese për tu lexuar me zë të lartë në Halloween.
Nuk do shkoj në shkollë për dy javë të tëra - YEAH! Unë mund të harroj gjithcka për mësimet (dhe gjërat irrituese si Marcus Meldrew) dhe të përqëndrohem në gjëra të mira si për shembull: Shpikja e mënyrave të reja për të mërzitur motrën time Delia
Ramona dhe nëna nga Beverly Cleary është libri i pestë i serisë popullore Ramona dhe ka fituar çmimin Kombëtar të librit në vitin 1981.
Bota e Ramonës është libri i tetë në serinë shumë të njohur Ramona Kuimbi nga autorja Beverly Cleary. Botuar në vitin 1999, Bota e Ramonës u shkrua pesëmbëdhjetë vjet pas librit paraardhësit të saj, Përgjithmonë Ramona dhe është libri i fundit që Cleary publikoi.
Xheku duhet të ndihmojë gjyshin që të realizojë një arratisje të guximshme nga shtëpia e vjetër e Matron Suin.
Plot humor e i ëmbël, libri Detektivët e makaronave tregon se si dy fëmijë të kundërt në dukje e pa lidhje me njëri-tjetrin, mund të bashkohen së bashku dhe të funksionojnë më mirë si një skuader.
Një personazh i quajtur "Une-jam-Sem" kërkon të detyrojë një personazh tjetër pa emër që të provojë një pjatë me vezë jeshile dhe sallam. Personazhi pa emër refuzon, duke u përgjigjur, "Nuk më pëlqejnë vezët jeshile dhe sallami. Nuk më pëlqen, Une-jam-Sem." Ai vazhdon ta përsërisë këtë gjë, ndërsa Sem vazhdimisht e ndjek, duke i kërkuar që t'i provojë ato...
Kur ta lexoni për herë të parë këtë libër, mos nxitoni! Kjo dhelpër është padyshim një truk i vërtetë. Asaj i pëlqen shumë që të krijojë problem me gjuhën tuaj.
Maçoku me kapele doku është një libër për fëmijë i shkruar dhe ilustruar nga Theodor Geisel i njohur në letërsi si Dr. Seuss dhe i botuar për herë të parë në vitin 1957. Historia ka në qendër një mace të gjatë, e cila mban një kapelë me vija të kuqe e të bardha dhe një kravatë të kuqe.
Kërcim dhe dëfrim është një libër për fëmijë i vitit 1963 nga Dr. Seuss (Theodor Seuss Geisel). Ai u botua si pjesë e serisë Random House Beginner Books dhe titullohej "Libri më i thjeshtë i Seuss për lexuesit më të rinj. Ai përmban poema të shkurtra për një shumëllojshmëri personazhesh dhe është projektuar për të prezantuar konceptet themelore të të...
Tregimet e pushimeve është romani i shtatë i serisë së famshme Pesë fëmijët e aventurave nga Enid Blyton. Ai u publikua për herë të parë në vitin 1948 dhe ka shitur miliona kopje e është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Na ishte një herë katër fjalë të thjeshta që edhe pas më shumë se dy shekujsh ende kanë të njëjtin ndikim, duke i transportuar lexuesit në një botë misteresh dhe çudirash.