Kërko më tej
Ky set me tre libra vijnë enkas...
Subcategories
Dhurata ideale për fëmijët inteligjentë.Teleskopi interaktiv së bashku me CD për të vezhguar dhe mësuar më shumë mbi yjet dhe libri “Enciklopedia e Përseve” që i kthen përgjigjje të gjitha pyetjeve.
Dhurata ideale për fëmijët inteligjentë.Laboratori për të ndërtuar pajisje funksionale mekanike dhe “Libri i 100 shpikjeve më të mëdha të njerëzimit”.
Dhurata ideale për fëmijët inteligjentë.Mikroskopi për të vezhguar çdo gjë në detajet më të imta dhe “Libri i madh i eksperimenteve” për të mësuar dhe zbavitur njëkohësisht përmes shkencës.
Pas një sezoni të dobët gjuetie, ndërsa bëhen gati për kthim, gruaja e pronarit të firmës, zonja Weldon, djali i saj pesëvjeçar Xhek dhe kushëriri i saj Benedikt u kërkojnë t’i çojnë në San Francisko, Disa ditë pas nisjes së udhëtimit, ata shpëtojnë pesë pasagjerë të një anije që ishte mbytur, si dhe qenin e tyre.
Korrieri Mishel Strogov arrin te zbuloje planin per pushtimin e Siberise, te cilin e qeveriste vellai i Carit te Madh te Rusise dhe arrin t'iu vihet ne ndihme per te parandaluar planin e fshehte per rrezimin e tij
Që të shpëtosh fëmijën nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit apo celularëve, loja është zgjidhja ideale, prandaj rekomandojmë për prindërit një libër sesi të luajmë me fëmijën dhe një lojë kreative PINO “Mos u nxeh”
Djemtë nuk tregojnë kurrfarë interesi për Mian - ndoshta ajo nuk është edhe aq e bukur. Përveç kësaj, ajo nuk i ka mirë punët me algjebrën.
Princesha e dashuruar vazhdon tregimin për jetën e Mia Termopolisit, nisur në librat "Ditaret e princeshës" dhe "Princesha në qendër të vëmendjes".
Pikërisht atëherë kur Mia mendonte se e kishte nën kontroll historinë e të qenit princeshë, gjërat fillojnë t'i dalin nga duart. Në fillim, një lajmërim i paparashikuar nga e ëma. Më pas, një intervistë e planifikuar në kohën me shikueshmëri më të madhe për princeshën e re.
Asnjëherë më parë bota nuk kishte parë një princeshë të tillë. Prezantimi mbretëror i Mias shkakton reagime të përziera: ndërkohë që sensi i saj i modës pëlqehet nga të gjithë, pozita e saj në instalimin e matësve të parkimit publik has në rezistencë.
Mirësevini në jetë, Kejt Mekenzi. Ç'është e vërteta, në këtë fazë jeta e saj vetjake ka marrë tatëpjetë, kurse puna i është kthyer në një torturë të vërtetë
Ky është një libër plot me risi pedagogjike dhe didaktike për botën e fëmijëve të moshës 6-13 vjeç; ku ngrihen pyetjet e mëdha që bëjnë të vegjlit. Të gjitha këto vijnë përmes një laboratori me pyetje - përgjigje
Natyra dhe kafshët përbëjnë gjithmonë kuriozitet. I tillë vjen edhe ky botim enciklopedik për kafshët, i dedikuar për fëmijët e moshës 6-13 vjeç
Shumë vetë thonë se foshnjat nuk kuptojnë teksa prindërit iu flasin. Të gjitha studimet tregojnë se të vegjlit e moshës 3 vjeç janë tejet të vëmendëshëm edhe ndaj përrallave që iu tregojnë prindërit. Prandaj vjen edhe ky botim special, i cili vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të rrëfejnë.
Tashmë, fëmijët janë gjithnjë e më kuriozë për botën e tyre plot fantazi. Dhe në çdo moment presin nga prindërit që të tregohen kreativë dhe plot imagjinatë në komunikimin me ta. Përrallat më moshën 4 vjeç janë përzgjedhur me kujdes sipas zhvillimit dhe botës së fëmijës. Ky botim special vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të...
Tashmë, fëmijët janë gjithnjë e më kuriozë për botën e tyre plot fantazi. Dhe në çdo moment presin nga prindërit që të tregohen kreativë dhe plot imagjinatë në komunikimin me ta. Përrallat më moshën 5 vjeç janë përzgjedhur me kujdes sipas zhvillimit dhe botës së fëmijës. Ky botim special vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të...
Seria parashkollore "Kush jam unë?" është krijuar enkas për të dhënë njohuri përmes mësimit zbavitës të fjalëve të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Seria është klasifikuar në disa grupime si kafshët e buta dhe të fermës, kafshët e egra, profesionet dhe transporti.
Kjo është mini-biblioteka më e mirë për fëmijën tuaj, sepse në këtë set me tre libra gjenden plot 34 rrëfime të mrekullueshme në 586 faqet që do të përndezin fantazinë e vogëlushëve. Këtu janë autorët më të mirë klasikë: Anderseni, Vëllezërit Grim, Pero, Ezopi, Kolodi, Karol dhe Kipling. Këto libra i adresohen fëmijëve të moshës 3-6 vjeç.
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër.
Këto libra janë të pashmangshëm për çdo fëmijë; ato janë libra fluturues të cilët nuk dalin kurrë nga mendja e tyre. Prandaj për çdo fëmijë që do të nisë të bëjë raftin e vet me libra, ne iu sugjerojmë ta nisin me Piter Panin, Princi i vogël, Aventurat e Pinokut dhe Bëmat e Lizës në botën e çudirave. Fluturo edhe ti!
Një roman i llojit të fantazisë për moshën 10-14 vjeç, i shkruar nga një prej autorëve më të spikatur të letërsisë për fëmijë
Na ishte një herë një djalë i vogël, që nuk kishte gjysh! Kurse shoku i tij e kishte gjyshin dhe ishte i lumtur.... "A di të fërshëllesh Johana?", një libër-xhevahir i vogël, për fëmijët nga 7 vjeç e tutje, e gjeni në platformën tonë. Porosite me një klik
Gjatë një përpjekjeje të guximshme për të shpëtuar një jetë, dy shokë përfundojnë në një botë tjetër, ku një shtrigë e keqe përpiqet ti mbajë skllevër.
Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt.
Kur babai i Tessa-s, personazhi kryesor, shkrimtari Alex MacCormack, e dërgon atë në Jug të Francës për të mbledhur materiale për librin e tij të ardhshëm, ajo gëzohet shumë. Perspektiva e diellit të Mesdheut është joshëse dhe me atë entuziazmin e saj....
A e dini çfarë?, është një libër me ngjyra dhe ilustrime të bukura. Në poezinë, nga e ka marrë titullin tërë ky vëllim, flitet për një zog, i cili e ka humbur udhën dhe atë e ka strehuar në shtëpinë e tij një vogëlush.
Enisi ka vendosur të sjellë para lexuesit pesë diamante që mund të vendosin, ose të shkatërrojnë paqen. Ngjarjet i ka vendosur në vitin 2367.
Ngjarjet e vendosura në një mjedis lindjes populluar nga magjistarë dhe kafshë magjike fantastike, përrallat klasike për fëmijë të Salman Rushdie kanë të njëjtën imagjinatë si Udhëtimet e Guliverit, Liza në botën e çudirave dhe Magjistari OZ.
Ky libër është frymëzuar nga Baal Shem Tov, një mësues i madh që jetonte në Ukrainë në shekullin e 18të.
Frymëzuar nga një histori rreth dëmit që mund të sjell shpërndarja e thashethemeve për dicka që një njeri shikon pa u munduar të kërkoj të vërtetën rreth saj.
Ky vëllimi i serisë "Ana flokëkuqja", kronologjikisht është i katërti, ku shtjellohen ngjarjet në periudhën midis diplomimit të Anës në Redmond dhe fejesës me Gilbertin, që vijoi me martesën, tre vjet më vonë. Çaste dhe karaktere të paharrueshme në këtë libër do të mbeten gjatë në kujtesën e lexuesit.
Thor Heyerdahl, etnolog me famë botërore, u bë i famshëm për aventurën e tij me anijen Kon Tiki. Në vitin 1947, Heyerdahl dhe pesë të tjerë u nisën për një udhëtim transoqeanik nga ishujt e Polinezisë në Amerikën e jugut, për të vërtetuar se edhe njerëzit e lashtë qenë në gjendje të kalonin oqeanin.