48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
Artisti dhe shkrimtari Miço Mone vjen para lexuesve me nje album ku permblidhen punet e tij me te mira ne skulpture dhe pikture, - te cilat e kane bere te suksesshem edhe ne Itali. Ky botim eshte pergatitur me parathenie ne gjuhet shqip, anglisht, italisht dhe frengjisht.
E shkruar me një prozë elegante dhe joshëse, historia e radhës nga Daniel Silva ju çon mjeshtërisht nga glamuri i San Tropesë, në errësirën e Kazablankës dhe, në fund, në një klimë elektrizuese që do t’ju lërë pa frymë për një kohë të gjatë pasi të keni kthyer faqen e fundit të librit. Ky roman eshte vleresuar si nje nder librat me te mire te vitit
Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” është një përrallë me pengesa, krijuar enkas për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë (6-8 vjeç). Përralla është ndryshe nga të tjerat, se është e papërfunduar: pret që ti “Superheroi Shpëtues i Përrallës” t’i plotësosh shkronjat te fjalët e tekstit në faqet e djathta dhe më pas ta...
Edhe nje tjeter roman i Colleen Hoover vjen ne shqip nga Botimet Living: “Kujtimet e tij”. Permes ketij rrefimi vjen historia tronditese e nje nene te re, e cila kerkon te ndertoje nje jete shpresedhenese pertej pengesave qe i ka sjelle jeta.
“Copëza” është libri i parë i botuar nga autorja Anxhela Bakiasi. Libri është një përmbledhje shkrimesh në prozë dhe poezi të shkruara kryesisht përgjatë viteve të gjimnazit dhe Universitetit të autores. Pasioni dhe talenti i të shkruarit ka lindur tek autorja që në moshë të vogël dhe është zhvilluar përgjatë viteve.
Letrat Vlora jane nje souvenir i bukur per cdo turist qe kerkon te vizitoje Vloren dhe te kete nje kujtim prej saj. Ato jane nje guide e vertete fotografike ku seicila leter perkon me nje destinacion turistik, qe varion nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim te saj. Aty perfshihen 52 pamje nga natyra, bregdeti, vendet historike dhe qytetit me gjithe...
Të gjitha mjetet që të zbulosh, kuptosh dhe të duash veten
Aventura, histori tronditëse, të vendosura në kohën e sotme e në të kaluarën. Një vajzë, që jeton në Irlandën e viteve 90, befas gjendet në një kështjellë të një shekulli më parë. Si do të sillet Lusi përballë njerëzve të shoqërisë së lartë që e trajtojnë si shërbyese, dhe njerëzve të thjeshtë?
Moliere, në komedinë "Koprraci", i frymëzuar nga vepra Kusia e Plautit, qesëndis koprracinë e Harpagonit, tek i cili pasioni për të grumbulluar para ka zhdukur çdo ndjenjë të mirë dhe krejt dashurinë e dhembshurinë; ky koprrac terrorizon familjen e tij dhe shërbëtorët e vet.
Si një eksperte dhe pasionante e ushqimit, Diola mblodhi të gjitha grimcat e kësaj fushe vetëm për të sjellë në dritë librin kushtuar të ushqyerit të shëndetshëm. Libri i ri “Shëndeti si art dhe shkencë” sjell përvojat e saja kërkimore, të mbështetura në studime për një ushqyerje që sjell shëndet dhe energji në jetën e secilit prej nesh.
E para përmbledhje e plotë, në formën e një guide që sjell një dhjetor magjik, të mbushur me histori dhe rrëfenja, këshilla arredimi dhe shumë e shumë receta gatimi.
Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
Provoni recetat e këtij libri, shtoni pak vullnet dhe dashurinë si "përbërësin" kryesor dhe do të arrini të krijoni pjata të mira në pak kohë.
Kjo është një histori gazmore, plot befasi gjuhësore. Gjuhën e bëjnë fjalët me kuptim të figurshëm, siç janë shprehjet frazeologjike: një grup fjalësh që nuk përdoret në kuptimin e parë. Në poemthin “Mufka dhe Pufka” fëmijët mësojnë si t’i dallojnë ato, t’i lidhin me kuptimin, kur dhe pse i përdorim. Në fund libri përmban lojëra gjuhësore.
Booktoku ka emrat e tij edhe ne Shqiperi tashme. Njera prej tyre qe ka spikatur gjate muajve te fundit eshte Aulona Ilasllari. Pas romanit bestseller Nje fund pa fillim, sjell romanin e dyte te kesaj romance prekese, qe hidhet ne qarkullim ne prag te Shen Valentinit: Kur dashuria ndërthuret me dhimbjen, a thua është më po e njëjta dashuri? A do të...
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë përmban tre libra në të cilat fëmijët 7-9 vjeç praktikojnë njohuritë plotësuese në ndihmë të programeve shkollore. Libri i dytë është pjesë e materialeve ndihmëse për programin shkollor, si një ndihmesë për të...
Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore.Bombë në Beograd është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga. Në sfond të të gjithë kësaj është dashuria në mes dy heronjve kryesorë
Ky ditar i drejtohet Lúlus, pjesës më të fisme të njeriut, dhe në të shpaloset një botëkuptim i ndryshëm e i ri, si reagim ndaj kohëve të vështira që po kalojmë. Duke u nisur gjithnjë nga përjetimi i tij i problematikave apo situatave të ndryshme, autori i jep zë ndjenjës, duke zgjedhur më të thjeshtën dhe njëherazi më të vështirën prej udhëve për të...
Libri është rezultat i punës mbi 25-vjeçare të autorit në botën e biznesit dhe të shitjes dhe është përmbledhje praktikash personale, e literaturës së lexuar dhe seminareve që autori ka ndjekur.
Spiro Mëhilli sjell një botim tjetër me vlera historike për të kuptuar kontekstin dhe zgjidhjet e vështira të një shteti të madh si Polonia, e cila ndodhej mes presioneve të mëdha të Rusisë dhe Gjermanisë, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore: “Me gjermanët rrezikojmë të humbim lirinë, ndërsa me rusët humbim shpirtin”.
Irvin Yalom vjen para lexesve te shumte te tij me nje tjeter perle te tregimtarise se tij psikologjike. Permes mekanizmit te kujteses, autori rikrijon bote te cilat e bejne per vete lexuesin.