Mico Mone – scultura, pittura Shiko më të madhe

Mico Mone – scultura, pittura

Mico Mone A-007660

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Artisti dhe shkrimtari Miço Mone vjen para lexuesve me nje album ku permblidhen punet e tij me te mira ne skulpture dhe pikture, - te cilat e kane bere te suksesshem edhe ne Itali. Ky botim eshte pergatitur me parathenie ne gjuhet shqip, anglisht, italisht dhe frengjisht. 

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Kritika

Duke perdorur të gjitha instrumentet, ngjyrën, baltën, mermerin, bronzin, Miço Mone kerkon dhe heton universin e pasioneve, të dashurisë, të frikës, të dëshirës e të shpresës. Legendat, perrallat antike dhe këto të perhershme janë ritmi i krijimtarisë, sepse për krijimtari bëhet fjale. Mone do të tregojë takimin e të perditëshmes me jetén dhe e bën me mjeshtëri të madhe: e bën rimbuluar me materie të re ( ngjyrë, baltë e mermer), emocionet e krijimeve me emocionet e aktualitetit.

Kaligrafia e tij, nëse kështu mund ta quaj pikturën dhe plastikën e tij, është e fortë dhe e vendosur. Nuk ka pendime. Në thellësi është githmonë e njejta dorë dhe gjithmonë e njejta zemër që rreh duke kerkuar mënyrën më të fortë për të arritur të demonstroje mendimet e të bëhet i shikueshëm: duke buluar kështu vetveten dhe vizionin e vet konceptual për botën.

Që të arrij të shoh, në fakt, është fjala për Mone, nuk vlen të rishikoj klasikët, të cilët gjithmonë janë të pranishëm në bagazhin e tij kulturor e profesional: dora e tij zotëron lirinë e atij që shumë ka parë e shumë ka vuajtur. Kështu rishikimet (pleargjia) bëhen substancial te panevojshme e te demshme oer te shijuar lumturine e origjinalitetit të krijimtarisë së tij. Nëse është një pikturë e pasur materialisht (profesori im Rodolfo Pallucchini do të shkruante: të gëllosh me të parën) që shperthen dhe lë zbuluar kromatura të strapasura; në është mrekullia e mermerit të punuar (con estrema raffinata perizia) me maksimunim e inteligjencës të nje eksperti që arrin të modelojë në bardhësi e në dritë këto forma trupash elegantë e dinamikë; ose shija e gjitha tokësore e baltës (dua te shkruaj: shija e të gjithë florës koncetrato ne baltën) ku ndjen e të duket sikur prek akoma, ngrohtësine e gishterinjve qe e kane punuar, gjithmone linguaxho i tij krijon nje histori si një aventurë që e jeton.

Per këtë titujt ngjajnë me tituj kapitujsh të nje krijimtarie të gjatë kushtuar më shumë se ardhmes sesa te shkuares, rreshqitur nga e tanishmja drejt mundesish te pafundme experience të jetës. Nuk di te them se dora e tij është më e aftë në pikturë apo në skulpturë, dhe nëse është e vertetë që mjeshtëria është e madhe, po kështu dhe dora e artistit, po aq e vërtetë është që dora, pikërisht dora, është ajo që shpirti dhe zemra e artistit kanë menduar, vuajtur dhe kane krijuar.

Mund të siell dhjetëra shembuj për të argumentuar keto refleksione. Preferoj të mos e bej, sepse para këtyre operave të tij, mendoj se krijimtaria artistike është nje rrjedhë konstante dhe harmonia e kësaj krijimtarie të jetës, qe është shifra më bindëse e kërkimeve të këtij artisti, fortësisht e qartë në rrjedhen e gjallë vitale të artit bashkekohor, rrjedhshmërie qendron koha e gjatë e mendimit, refleksionit dhe arti i madh i punës profesionale.

Francesco Butturini

Të dhëna

Faqe202
Viti i Botimit2015