Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. Letërkëmbimi që i përket fillimit të vitit 1990, përbën pjesën e dytë të librit “Nga një dhjetor në tjetrin”, botuar njëherësh në shqip dhe në frëngjisht, nga shtëpia...
Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë. Nuk janë të paktë pseudointelektualët shqiptarë, që me një zell dhe servilizëm të neveritshëm, përpara të...
Ismail Kadare është ndër të rrallët intelektualë dhe shkrimtarë shqiptarë që ka analizuar thellësisht identitetin, orientimin dhe fatin e shqiptarëve në një botë të integruar dhe plot sfida. Përmes këtij seti ne kemi sjellë tre libra ku shkrimtari i shquar merret me të shkuarën, të tashmen, të ardhmen dhe fatin e shqiptarëve.
Shqipëria në fillimin e vitit 90 ndodhej në një krizë të shumëfishtë dhe pa rrugëzgjidhje. Largimi i Ismail Kadaresë ishte akti i parë i madh i refuzimit ndaj sistemit komunist dhe shembulli i kurajos për elitat intelektuale që duhet të refuzojnë sistemin. Ky set përfshin tre libra-dëshmi që sjellin ato momente kritike dhe guximin intelektual që pati...
Një zbulim i madh: Ditari i humbur i një mendjeje të madhe dhe një studim intim, thellësisht dinamik i pikëllimit i Roland Barthes, një prej mendjeve më të fuqishme në studimin e letërsisë në shekullin e XX
Autori i librit, Noam Chomsky, një prej mendjeve më brilante të kohës, eksploron në mënyrë thelluese pyetjen se kush e sundon botën; si veprojnë për të arritur këtë qëllim dhe ku të çon kjo; si mund të shpresojë “popullsia poshtë në bazë” që të shmangë pushtetin e biznesit dhe doktrinën nacionaliste e të bëhet “e gjallë dhe e aftë për të jetuar”
Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qëllimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez, aq i prekur nga falimentimi i...
"Vepro si grua, Mendo si burrë" botimi i Stiv Harvei korri sukese në shumë vende të botës, aq sa regjizorët nuk hezituan për ta bërë pjesë të kinomatografisë. Botimi tashmë vjen në shqip ku burrat flasin dhe të drejtojnë për të dashurat, përshkruajnë intimitetin me to dhe premtimet.
Historia e Arafatit, Kabiles, Lules, Amazonas, dhe luftetareve nga 11 shtete qe u pergatiten politikisht dhe ushtarakisht nga pedagoget shqiptare.
Eseja “Njeriu i revoltuar” u botua në vitin 1951 dhe ngjalli shumë polemika; madje, krijoi një hendek të thellë mes Kamysë dhe Sartrit për shumë kohë. Në këtë ese, Kamy tregohet syçelë në raport me ideologjinë marksiste dhe zbatimin e saj në Rusinë sovjetike, si dhe më i drejtpërdrejtë e objektim për zhvillimet e botës moderne.
Në këtë vëllim të përzgjedhur vjen e gjithë krijimtaria në publicistikë, humor, satirë, poezi dhe shqipërinë e këtij autori, e cila është shkruar në periudhën 1919 – 1944 në organet e asaj kohe. Botimi ka një parathënie të Mitrush Kutelit, i cili vlerëson humorin dhe satirën e Brumbullit (pseudonimi i Gjergj Bubanit) duke thënë: “në lotët dhe gajasjet...
Ky është një botim i rrallë sepse sjell një ditar të mbajtur nga At Erasmo Balnea, gjatë kohës së shërbimit edhe si frat, por edhe si mjek personal, pranë pashallarëve Bushatllinj të Shkodrës. Ai mban datën 22 qershor 1788. Dhe pas rreth 250 vjetësh At Zef pllumi arriti që ta nxjerrë në dritë këtë vepër që flet për Shkodrën e shekullit të XVIII dhe për...
Ky vëllim sjell reflektime, meditime, analiza, mbresa dhe këndvështrime të At Zef Pllumit mbi historinë, personazhe dhe ngjarje që kanë ndodhur përgjatë shekullit të XX në Shqipëri. I thellë, i qartë, i thjeshtë, antikonformist dhe kritik i rreptë ndaj atyre që mbajnë peng zhvillimin e vendit
Libri me ese, rrëfime, ditarë dhe analiza historike «Berati, Betlehemi shqiptar», i autorit Xhevair Lleshi, i kushtohet tërësisht qytetit të Beratit, historisë së tij prej mbi dy shekuj e gjysmë, kulturës së tij të lashtë, duke prekur disa nga elementet më të qenësishëm. Interesi nuk shkëputet nga faqja e parë tek e fundit. Po të kujtosh këto histori...
Jo vetëm botues apo studiues i psikologjisë dhe sociologjisë: Xhevahir Lleshi është një eseist i shkëlqyer, që di të sjellë plot pasion dhe finesë personazhe dhe ngjarje. Ky është vëllimi i dytë me ese i Xhevahir Lleshit në vijim të qëmtimit me kujdes të personazheve realë të kohës tonë apo të historisë të librit "Apostuj të dashuruar" Të njëjtin...
Ndërthurja e historisë me trashëgiminë kulturore, filologjinë dhe qasjet identitare kërkojnë trajtime multidisiplinare për të nxjerrë në pah trajektoret e vështira të vetë identifikimit të etnisë shqiptare dhe të formimit të kombit.
Këtu janë përfshirë arratitë më të bukura dhe më të ndjera që ka përjetuar autorja e librit me njerëzit e letrave, shkrimtarë, gazetarë, koreografë, piktorë, mjekë, sportistë, etj. Kjo është një arrati tjetër, e rrëfyer plot ndjeshmëri dhe mjeshtri nga gazetarja Rezarta Reçi
“Pape Satàn, pape Satàn aleppe”, thoshte Dante në Ferri (VII,1), mes çmerisë, dhimbjes, mllefit, kanosjes dhe ndoshta ironisë. Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe...
“Kosova mon amour’ nuk është shkruar si një libër më vete, në përmbajtje të tij janë përzgjedhur artikuj dhe ese që shprehin shqetsimin qytetar tw autores. Ky libër tregon se si Buda e njohu çdo pjesë të Kosovës gjatë bombardimeve në mars të 1999, teksa raportonte prej Parisit, si gazetare e Radio Francë Internacionale.
"Edukimi i stoikut" është një dorëshkrim i Pessoa-s i zbuluar dhe botuar relativisht vonë. I shkruar në të njëjtën formë si "Libri i shqetësimit", "Edukimi" i atribuohet baronit të Teives, një nga heteronimet e shumta të Pessoa-s.
Një historik i shkurtër për secilin prej grupeve rock që bënë histori, i shoqëruar me këngët kryesore të tyre: Genci Muçollari ka përmbledhur në këtë botim special “Beatles, Bob Dylan, Black Sabbath, Cat Stevens, Jim Morrison& The Doors, Jimi Hendrix, King Crimson, Led Zeppelin, Leonard Cohen, Pink Floyd, The Police, The Queen, The Rolling Stones
Shkrime të ndryshme publiçistike, të ndara sipas natyrës së tyre dhe një përcaktimi kohor.
Shkrime të ndryshme publiçistike, të ndara sipas natyrës së tyre dhe një përcaktimi kohor.
Jean Cocteau, ky princ i poezisë ka qenë njëkohësisht poet, piktor, regjisor filmi, dramaturg, pra një artist i gjithanshëm.
Ky libër merr nisjen nga regjistrimi i dy Kodikëve të Beratit, «Beratinus 1» dhe «Beratinus 2» në programin e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s, «Kujtesa e Botës».
Është një simfoni më vete, me pesë lëvizje, përmes së cilave hyjmë në realitetin... dhe përvojën e ngjarjeve të mëdha përcaktuese për Shqipërinë bashkëkohore, individët dhe referuesit e saj kolektivë, si dhe në çështjet dhe dëshirat e mëdha që shqiptarët përballin në botë. Por, pavarësisht nga trajtimi dhe titulli intrigues, kinse një giudë-udhëzues,...
Kjo vepër është një rrugëtim vëzhgimesh dhe refleksionesh në një realitet që i fsheh virtytet, dashurinë dhe historinë e individit dhe shoqërisë; është një kërkim drejt të vërtetash të mëdha te jetët e thjeshta dhe shpirtërat e ndjeshëm në një mjedis që bjerr përditë vlerat. Përmes mini-fiksionit, autorja iu ka veshur ndjesi gjërave të zakonshme,...
Ky libër është një jetëshkrim artistik i jetës dhe veprës së piktorit me origjinë shqiptare, Omer Kaleshi,