Kërko më tej
Subcategories
Libri ka një nivel të lartë intelektual, ku ndihet kultura evropiane në të cilën Carlo Levi ka rrënjët e tij, ku me kulturë evropiane nënkuptojmë atë të asaj epoke, deri në fund të Luftës së" Dytë Botërore.
Malkolm Polstedi është njëmbëdhjetë vjeç, djalë kureshtar dhe i zellshëm. Ditën shkon në shkollë, ndërsa në mbrëmje ndihmon prindërit në hanin buzë lumit, si dhe bën ndonjë punë për llogari të murgeshave të manastirit aty pranë. Jeta e tij rrjedh e qetë, miqtë i ka të shumtë, argëtohet me Astën, daimonin e tij, sidomos kur lundrojnë me kanoen La Belle...
Per here te pare vjen nje studim i plote nga nje studiues dhe mjek shqiptar per ceshtjet e ereksionit dhe infertiletit; shkaqet, diagnoza dhe kurimi i semundjeve seksuale tek meshkujt
Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë...
Vjen me ne fund ne shqip nje nga pershkrimet me te thelluara mbi kenaqesine e te lexuarit te tekstit nga teoricienti dhe studiuesi francez, Roland Barthes, perkthyer nga Elvis Hoxha dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Zenit
Numri 1 në Itali. RASTI EDITORIAL I VITEVE TË FUNDIT. Mbi 850.000 KOPJE TE SHITURA; 250 JAVË NË KLASIFIKIM - FITUESE E ÇMIMIT BANCARELLA - LIBRAT E SAJ SË SHPEJTI DO TË BËHEN FILMA - ËSHTË KTHYER AUTORJA QË NGJALL VRULLSHËM HUMORIN E MIRË
Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi. "Gruaja e vetme ne dhome eshtë një nga romanet qe lartëson rolin e grave në...
Libri më i bukur i vitit 2020 nga Oprah: Libri më i bukur i vitit 2020 nga Amazon.com Nominuar për çmimin "Locus" për vitin 2021: Libri më i bukur i ri nga "Barnes and Noble" për vitin 2020. Një jetë që nuk do ta mbajë mend askush. Një histori që nuk do të harrohet kurrë.
Studiuesja e artit Eleni Laperi na sjell në një botim të plotë mbështetur në fakte e dokumente, në dëshmi dhe artikuj, botime periodike, arkiva shqiptare dhe të huaja, nga bisedat me studiues, pasardhës të familjeve të artistëve etj., figurën e KOL IDROMENOS si themelues të artit realist shqiptar.
“Shkëmbimi” është historia e dy grave - të dyja të vetme, të dyja të frikësuara - të cilat arrijnë t'i shndërrojnë vështirësitë e jetës në mundësi.
Për herë të parë një botim i plotë për Ismail Qemalin si LIDERSHIP Një libër që duhet ta ketë çdo shqiptar në bibliotekën e tij! Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë libri non-fiction, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.
Ky libër rreket t’i flasë ndërgjegjes së një vendi përmes dashurisë së dy njerëzve, ku secili prej tyre përjeton një “rilindje” të dytë nga ato që ndodhin rrallë në “mesin e artë” të jetës njerëzore.
Shprehia e vetëbrohoritjes, një mjet tepër i thjeshtë dhe i vërtetuar shkencërisht, të cilin mund ta përdorni për të marrë kontrollin e jetës suaj.
Më në fund erdhi koha jote, ky është skenari yt.
. Romani “Amerikani” është përpjekje serioze për të parë fatin e njeriut nën diktaturë. Përvojat personale të autorit shndërrohen në eksperiencë për narratorin, veçanërisht në modelimin e karaktereve dhe situatave.
Perikliu përshkruan mënyrën si i shikonin gjërat Athinasit duke përmendur dy bindje, që në thelb, janë parimet mbi të cilat mbështeten të gjitha sa kishte thënë.
NJË AVENTURË E LAVDISHME MAGJIKE E HEDHUR NE QARKULLIM NGA SHTEPIA BOTUESE MEDIAPRINT
Një libër me mistere dhe aventura, që i kushtohet familjes, kujtimeve dhe mënyrës sesi duhet t’i përballojmë ngjarjet e jetës. Një histori misterioze, e përsosur për lexuesit kureshtarë që duan të zhyten në një rrëfim plot aventura dhe të papritura. Një rrëfenjë për miqësinë, familjen, rritjen, aventurën, lojën.
Mangu dhe Bizu bënin një jetë të qetë në shkurrnajën e ahut. Një ftesë e dyshimtë nga teto Kasandra i nxjerr nga rutina e përditshme. Pavarësisht mosbesimit vendosin ta pranojnë, por kur mbërrijnë në rrjetën e tetos, ajo është zhdukur. Shtëpia ishte krejtësisht e përmbysur, sikur të kishte ndodhur një përleshje. Çfarë të ketë ndodhur vallë? Mangu dhe Bizu...
Ky roman, krejt i pazakontë në letërsinë tonë, ku muzgu i rënies së një perandorie të së keqes këmbehet me qartësinë shpirtërore të ftohtë, herë pas here të ngrirë, dhe, pastaj, me dhimbjen e pakufishme njerëzore, sjell në errësirën më të ftohtë ëndrrën e së ardhmes
Për dy armiq të betuar, gjithçka mund të ndodhë gjatë udhëtimit të tyre të ëndrrave në Havai...
"Lulja e Vlorës" përfaqëson dhe na jep një mësim të çmuar përvoje jetësore rreth meritave të të jetuarit sipas parimeve tuaja, të dhurimit bujarisht sa herë keni mundësi si dhe të kujdesit e dashurisë së vërtetë e pa kushte.
Dashuria ishte vdekja e tij. Dashuria ishte theqafja e tij. E dinte mirëfilli se do të vdiste, ashtu siç e di çdo vdekatar se një ditë fryma do i shuhet, por besonte se do i ndodhte nga mosha, shëndeti i ligë, ndonjë aksident apo rrethanë rastësore, pa e menduar kurrë se do vritej nga ajo për çfarë kish jetuar e ëndë- rruar gjithmonë. Dashuria
AUTORJA BESTSELLER E NEW YORK TIMES DHE USA TODAY na sjell historinë e një gruaje që sfidon fuqinë dhe fatin e saj në një botë maskiliste, përmbyllet në mënyrën më intriguese dhe të ndier, duke gjetur dashurinë e vërtetë. Me romanin “Përgjithmonë bashkë” mbyllet trilogjia Creek Canyon: Libri i parë: “Shtegu për tek ti” Libri i dytë: “Streha e dashurisë”
“Jemi gjallë gjer në mbrëmje” matet me kohën e pakohë të jetës dhe plotëson, por nuk e mbyll udhëtimin e frymës në tempujt që i kemi gjithmonë me vete: trupin, shpirtin dhe hapësirën mes tyre. Një udhëtim i vetëdijshëm përbrenda, i zhvilluar në kohë paqeje e kërkimi shpirtëror: kohë kur plagët shkaktuar prej furtunave (tashmë të mbyllura) vijojnë të...
“Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” shenjon kapjen pas jetës, frymës dhe tregon se gjithçka prekim e na prek lë shenjë në ne (e anasjellë).
Fill” dëshmon rënien e krijesës në ujë dhe daljen e saj në breg shëndoshë e mirë, me ndihmën e një filli që përgjatë udhëtimit, lundrimit, betejës merr forma e rëndësi të ndryshme, por mbetet gjer në fund shpëtimtar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë poezia shqipe nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.