I ri Pelqimi i tekstit Shiko më të madhe

Pelqimi i tekstit

Roland Barthes A-008340

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Vjen me ne fund ne shqip nje nga pershkrimet me te thelluara mbi kenaqesine e te lexuarit te tekstit nga teoricienti dhe studiuesi francez, Roland Barthes, perkthyer nga Elvis Hoxha dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Zenit

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789928293305

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tekst i ngadaltë, ndoshta adagio, gjë që nuk do të thotë se ritmi nuk lipset. Ndoshta ritmi lipset më shumë se kurrë. Në një tekst të tillë titulli është njëherësh temë. Libërth edhe si ind, tekst, edhe si pëlhurë, pëlqim. Bëhet fjalë për pëlqimin e tekstit. Fraza me shumë mundësi është e ngadaltë, ndoshta edhe leximi i tillë. Kushti i vetëm për të mbushur atë çka i mban lidhur fjalët në thellësinë e kuptimit. Shenja të shumta pikësimi që shërbejnë si ndalesa të meditimit, ndoshta si pauza të këndelljes me lojën kombinatorike apo me dërgimet e tekstit për diku, me ardhjen e tekstit prej diku. Ose edhe sasia e punës së dy pikave, kur këto i hapin mundësinë dy pikave të tjera. Një parantezë që hap një parantezë. Barthesi na e kthjellon vetë: “Bezdia nuk është larg kënaqësisë: është kënaqësia e parë nga brigjet e pëlqimit.” Mes tyre një stacion këmbënguljeje, shpesh edhe një fjalë e vetme. Fjalë si ura, si nyje, si sheshe. E prapëseprapë : “Mos e thuash mjaftueshëm forcën e pezulltisë së pëlqimit”. Teksti si rrjetë merimange (shkrimtari) ose vetja si shesh publik (lexuesi), janë figura të vetë Barthesit. Sasia e pikësimit është sasia e nyjeve të rrjetës. Stacioni mes dy pikave është vetëm një ngulmim i lëvizjes për gjetkë. Ashtu si rrjeta që në çdo qelizë të vetë përsërit intimitetin e saj me pafundësinë. Veç me diçka rrënjësisht më shumë: asnjë qelizë nuk shtrihet në të njëjtin plan me të tjerat. Planin e thyen pambarimisht shpejtësia diferenciale e tekstit. Në një pjesë të madhe të tij, teksti është i shkruar në korsive, si për të shenjuar se prej një shpejtësie apo ngjeshjeje kuptimore gërmat janë përkulur përpara. Ja dhe hendeku që vetëm ekzistenca e tekstit na e sjell në vetëdije: hendeku mes dy deklarimeve: “teksti është gjuha pa imagjinarin e vet...” dhe “qenkemi shkencorë për shkak të mangësisë së stërhollimit.” Pastaj gëlim presjesh, ashtu si “lëvizjet e kokës së zogut” që na trondit me paparashikueshmërinë, ashtu si do të ngremë kokën prej tekstit për dëm të dramatikes dhe për hir të pëlqimit. Por kombinatorika e pafundme mes kërcimeve të kokës së zogut është model i duhur i kombinatorikës së mendimit të frazës (shkrimtarit) dhe pëlqimit të fjalës (lexuesit). Presja, ndarje e frazës atomike deri në fjalë-frazë, gjithnjë kundër frazeologjisë: frazë-fjalë. Shumë kalimthi, për sa na takon, marrim vendime interpretimi. Diçka shumë e sipërfaqshme por dhe e braktisur në ndjesi fshihet te fjala pëlqim, shumë më tepër se te fjala kënaqësi. Këndja, kënda, kënaqësi kthehen në autonomi të subjektit, e lokalizojnë sërish si të tillë. Subjekti i kënaqur i kthehet vetvetes. Madje kënaqësinë e konsumon në vetvete. Që këtej lind nevoja për të thënë pëlqesë dhe pëlqej. Këtu subjekti ka autonomi të një tipi tjetër. Na duhet ta rikërkojmë si të drejtë një autonomi tjetër, në një afri tjetër me tekstin, me kuptimin. Sespe subjekti është në varësi sporadike prej objektit, dhe jo vetëm humnerore. Ekzistencë fenomenale e subjektit, kohore dhe objektale. Cektësia e pëlqimit është thellësia e një marrëdhënieje, varësie, lirie për me ikë e për me u kthy: pavetmi objektive e subjektit. I tillë është lexuesi i pëlqimit. Nëpër gjuhë, nëpër tekst, kënaqet pa cak, pra këndell, një kënd ejlli, hyjnore, qielli. Pëlqimi ka diçka sporadike prej qielli mbi domosdoshmërinë e rëndë të dheut. Qielli nuk rrëzohet humnerash. Po të ndalojmë te pëlqimi, do të na shfaqet një tjetër kuptim, jo i rëndë, pa gravitet, pa efikasitet, pa jetë të caktuar. Është kënda e një kundrimi, cektësia e një soditjeje, ndoshta... ndoshta thellësia shqisore e subjektit, ndoshta edhe më, reflektimi shqisor i subjektit, rentabilitet i pagarantuar e i pakërkuar. Pëlqimi është gjesti ku kënaqësia është e përpiktë në reciprocitetin e vet. Bashkëprani e domosdoshme, subjekt e objekt gjenden në një shqisë, e aty nuk shquhen. Dhe aty merr fuqi një bindje e jona, triviale e këmbëngulëse, që duhet ta shtojmë me një lloj arrogance, ndoshta edhe për nevojat e këtushme. Nuk është më shumë se një dallim, me të cilin nuk dimë sa do të jenë dakort lexuesit. Sipas nesh, në sfondin e vlerësimit estetik që marrin përsipër termat që rivijnë shumë shpesh këtu, pëlqim, dëshirë dhe kënaqësi, këta dallohen në relacionin mes subjektivitetit dhe objektivitetit: Pëlqimi – subjektivitet pa subjekt të mjaftueshëm, Dëshira – subjektivitet me subjekt të tepruar, Kënaqësia – subjektivitet me objektivitet të tepruar. E vetmja fundesë triviale që i pranojmë vetvetes kur bëhet fjalë për të kuptuar një tekst prej Barthesi, fin deri në infinit. Më tej, duke u rikthyer në tekstin mbi pëlqimin e tekstit, ftesa e Barthesit zgjeron fushën përmes dy postulateve. Një raport i ri mes pëlqimit dhe domethënies nga përkufizimi i pjeshëm po intensiv i të dy termave. Një herë: “Ky është pëlqimi i tekstit: vlera e ngritur në rangun rrëzëllues të shenjuesit”, ndërsa diku tjetër: “Ç’është domethënësia? Është kuptimi për aq sa ai prodhohet sensualisht.” I zbuluar si lakmuesi me të cilin kontrollojmë tipologjinë e lexuesve, pëlqimi merr statusin e domosdoshën, të paanashkalueshëm. Tipet: fetishist, maniak, paranojak, histerik, ekzistojnë të paktën ngaqë i përkasin kohës së ekzistencës së pëlqimit. Sepse, përndryshe, çdo gjendje e shëruar e njerëzimit do të rezultonte të ishte paaftësia për me nxjerrë në pah imperativin për reflektimin. Sot, gjysmë shekulli më vonë, vetëm me pak vëmendje, ky imperativ mund të vlerësohet fare mirë si profeci e thellë bartiane mbi shuarjen e marrëdhënieve me pëlqimin, me indin, me tekstin, me shkrimtarinë me zë të lartë. Ja dhe imperativi: “... të bëhe(j)t historia e errët, budalle, tragjike e të gjithë pëlqimeve që shoqëritë i hedhin tej dhe nga të cilat heqin dorë: ekziston edhe obskurantizmi i pëlqimit.” Pasoja e kërkuar e imperativit: të rroket se “... dialektika nuk bën gjë tjetër veçse lidh pozitivitetet e njëpasnjëshëm; prej atje vjen edhe mbytja, mu në gji të anarkizmit.” Pra, të shmanget “një doxa, një mënyrë pavetëdijeje: shkurt ideologjia në tharmin e vet”. Përkthyesi Elvis Hoxha

Të dhëna

Faqe80
ISBN9789928293305
Titulli origjinalLe plaisir du texte
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElvis Hoxha