I ri Berat duke u endur dhe skicuar Shiko më të madhe

Berat duke u endur dhe skicuar

Andi Papastefani A-008359

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Gent Grafik
ISBN9789928294807

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Këtë ind ndërtimor Papastefani na e jep me pastërtinë e vizatimit gati manjakor të banesave dhe udhöve pranë në një punë disa vjeçare. Habitshmerisht, Andi e ka "braktisur" të bardhen simbolike beratase për t'na dhënë atë to padukshmen, shpirtin që e ka mbushur qytetin. Ben Andoni Ne thelb, është ky problemi formës që i adresohet libri i Papastefanit: si te vizatosh formen e nje qyteti kur ai nuk e tregon lehtësisht formen e tij tö përgjithshme. Skënder Luarasi Përmes skicave dhe informacionit sqarues, ky libër është edhe një udhërrefyes turistik, ku mund të takoni bukurinë e peizazhit historik, traditën ndertimore, identitetin, të papriturat e të panjohurat e këtij qyteti magjik. Ky është Berati! Nga Ben Andoni Ka abstraguar me titullin e tij të fundit, autori Ani Papastefani, duke e titulluar librin e dytë ( i pari lidhej me Tiranën) të serisë arkitekturore-historike-kulturologjike: “Në Berat, duke u endur dhe skicuar”. Që këtu mundohet të përgatisë publikun që të çlirohet nga përgjegjësia e mbartjes së peshës për gjykimin dhe vramendjen se do të gjejë të veçanta dhe jashtëzakonësi. Berati është zhvilluar sipas kanoneve “të zakonshme” të ndërtimit të kohës, një përzierje e natyrshme e atyre bizantine-osmane, por që kuptohet pesha ka rënë disi mbi të dytën. Vetëm se poshtë atyre fasadave, nën shkallare, në bodrume dhe vende të fshehta, Bizanti ka mbajtur frymën dhe i janë ruajtur dëshmitë. Me këtë ëndje, autori Papastefani me profesion arkitekt dhe i specializuar edhe për inxhinieri peizazhi, ka nisur rravgimin e tij. Një të tillë që e bën në mënyrë vetmitare prej vitesh dhe me një angazhim murgu. Përgjatë dhjetëra herëve që ka shkuar në qytetin e Beratit, ai ka skicuar, fillimisht duke precizuar natyrën e qytetit dhe urbanistikën e tij, sipas një rregullsie, që është pjesë e shkollës amerikane dhe pastaj me kujdes ka nisur identifikimin e shtëpive specifike, rrugicave, lagjeve, detajeve më të spikatura arkitektonike ashtu si edhe një lloj fryme, që në fund ka përbërë sensin e tij që i blaton lexuesit për të parë qytetin. Libri ndahet në disa seksione, ku autori me kujdes bën rrugëtimin e tij në lagjet kryesore, ato që mbajnë dhe përfaqësojnë realisht identitetin e Beratit, por edhe e ndihmojnë një të pasionuar pas fushave të kulturës, arkitekturës dhe qëmtimit të vlerave arkitektonike të dijë se ku duhet të jetë më së shumti i fokusuar. E nëse dikush do të mundohej të shikonte sesi autori e ka zbërthyer të gjithën duhet të ketë parasysh se duhet “ta harrojë” të bardhën klasike me të cilën identifikohet qyteti, dhe të shkojë me kujdes ngjyrat e shumta dhe shumë interesante të ofruara prej autorit Papastefani. Pasi, sfida e vërtetë e autorit ka shkuar pak a shumë njësh me logjikën e njerëzve që i dhanë frymën qytetit, duke shfrytëzuar dy shpatet e pjerrëta për t’i dhënë qytetari një boshllëku, që dikur jashtë kalasë as nuk njihej. Në një farë mënyre duket realisht si histori sfide, si me natyrën ashtu edhe me vetë estetikën. Përballja më e vështirë e ndërtuesve të vjetër dhe atyre që do t’i jepnin fizionomi qytetit ishte sfida për të kaluar pjerrësinë topografike dhe shfrytëzimi i saj për interesa. Vizatimi i pastër i ark. Papastefanit e mundëson plotësisht këtë, pasi falë rregullsisë deri teutonike, që ka të mbrujtur, ai mundohet që këtë besnikëri të detajit dhe të ndërtimit ta japë si dokumentim për vërtetësinë e ekzistencës së këtij qyteti, i cili mbart një histori shumë të lashtë. Nëpërmjet vizatimit të tij ke mundësi të zgjasësh dhe të shikosh sesi administrohen vëllimet, por edhe pamjet kryesore në funksion të ndërtimit si tërësi. Kurse me ngjyrat e përdorura nga puna me pastel dhe me guash, ti ke mundësi të shikosh sesi është shfrytëzuar guri, frakturat e shkëmbinjve, relievi dhe vetë administrimi i lumit që bënte udhën i patrazuar mes dy shpateve, e që dikur nuk ka qenë thjesht një simbol identiteti i qytetit, por edhe një lloj përshtatshmërie e vetë Beratit. “Rasti i Beratit dhe veçanërisht ndërtimet e banimit, në lagjen Mangalem, Goricë, Kala dhe pjesë të lagjeve të tjera, shfaqin qartas ndikimin e drejtpërdrejtë të truallit të pjerrët dhe më saktë të aksidentuar shkëmbor në kompozimin e banesës. Më tej, ky truall, siç shprehet qartazi, veçanërisht në lagjen Mangalem, kushtëzon edhe elemente urbanistike”, shprehet restauratori Emin Riza, duke na treguar se kjo s’mund të ishte aq thjesht rastësi. Ata që do të shfletojnë librin e mbushur me vizatime dhe në dygjuhë (shqip-anglisht) do të mundohen të gjejnë dhe se çfarë e lidh vërtetë autorin me sensin, ku studiuesit duan të identifikohen, raportin e vetë Lindjes, që lidhej me religjionin mysliman dhe atë të ortodoksisë së Bizantit. “Lufta” mes tyre në qytet është zhvilluar pikërisht dhe te kanonet. Jo më kot, ndërtimet e kultit mysliman qoftë të atyre suni dhe qoftë të atyre shia kanë vlera të jashtëzakonshme, ashtu si kishat e qytetit janë sfiduese për këdo, që mundohet të bëj diferencë. Andi Papastefani nuk bie në këtë grackë, pasi kërshëria e tij është tisi që i përcjell ndërtimaria e qytetit tej religjionit. Pastërtia e zbatimit të kanoneve, mënyra sesi janë zgjidhur detyre arkitekturore janë pjesë domethënëse të librit të tij. Dhe, kjo është edhe një nga vlerat shtesë të librit, që duhet thënë se mund të kundrohet realisht për të pasionuarit jo vetëm vendas por edhe ata të huaj, sesi mjeshtrat e ndërtimit vendas por edhe të huaj i kanë zgjidhur këto detyra. Qyteti me historinë e madhe të jep provën sepse duhet të vlerësohet një i tillë që vjen thjesht me formën e vizatimit. Në përgjegjësinë e Papastefanit ka dhe pak sens për të parë tej historisë si fakt por i dëshmive reale. Një i tillë është tërmeti katastrofik i 17 tetorit të vitit 1851 dhe pasojat e tij. Ky tërmet prish pothuaj të gjitha mjediset e sipërme të godinave dhe e përball qytetin me gjetjen e alternativave të tjera përshtatëse. Lehtësisht mund të shikohet kujdesi i Papastefanit për ta dhënë këtë realitet, por tashmë të transformuar në kohët tona. E kur gjërat shkojnë në vend, qytetarët beratas, sipas trendit që është shfaqur në vende të tjera me arketipin e ngjashëm të ngrehinës, përshtasin tipin e ri të banesës, e arrijnë të ndryshojnë skemën kompozicionale, sipas këtij tipi. “Krahas kësaj, përhapja e teknikës me skelet, të zbatuar gjerësisht në rindërtimet e përmendura, mundësoi daljen e ballit të banesave, apo edhe të pjesëve anësore në formë erkeri, duke rritur sipërfaqet e banimit”, na vjen në ndihmë sërish Riza, por që faktin ne mund ta kundrojmë te kujdesi i Papastefanit dhe ajo sqima për ta dhënë këtë realitet shumë saktësisht. Endja jonë me Beratin…pa skicuar, mbaron këtu, kurse nis ajo e lexuesit dhe sidomos e studiuesit, që mund të abstragojë për të ndihur botime të këtij lloji në forma edhe në gjuhë të tjera, pasi Berati është më shumë se histori është përshfaqja e identitetit për t’i shkuar kohëve dhe tallazeve të epokave. Ky qytet i UNESCO-s është jo thjesht një nga qytetet më të vyera të trashëgimisë shqiptare, por falë Andi Papastefanit edhe një dëshmi sesi mund të gjesh mundësi ta ekspozosh një bukuri kombëtare me përkorje, bash si veproi autori ynë.

Të dhëna

Faqe204
ISBN9789928294807
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë