...udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit.
Libri është një roman kushtuar viktimave të idealizmit në çdo kohë dhe sistem.
Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
Një libër mbi dashurinë dhe seksin, famën, zemrën dhe mendjen, idealen dhe realen e dy personazheve postmoderne shqiptare
Qyteti i Breshkave është sprova e parë letrare në prozën e gjatë, e një autori të ri që premton të lerë gjurmë në letërsinë e sotme shqipe.
"Historitë dhe karakteret e personazheve trajtohen dhe zhvillohen përreth individualitetit dhe rrëfimit të personazhit kryesor, i cili quhet T. Në kushtet kur realiteti aktual bëhet për të një bllok i padepërtueshëm, për arsyen se njëri nga shokët e tij të fëmijërisë përfundon në qeli si i pandehur, si rrjedhojë e atrofizimit të sistemit të drejtësisë, që...
Kjo histori e shkruar në vitin 1829 do të vendoset më vonë nga Balzaku në hapjen e sagës "Komedia njerëzore". Ajo përmban komplotin e asaj që do të jetë komponenti i novelave dhe ne tashmë kalojmë tek heronjtë e episodeve të tjera.
Me të njëjtën lehtësi të mendjes, ngrihtësi dhe çudi që bëri romanin e tij të parë “Milionat” një bestseller ndërkombëtar që ka fituar edhe çmime, Frank Cottrell Boyce i tregon historinë e një djali që kujton një qyteti të tërë fuqinë e artit.
Mbasi gjithë natën andrrova burrat e kthyem në derrkucë, në mëngjes u zgjova i raskapitun
Romani është sa vetjak, aq edhe universal, i shkëlqyer dhe zbavitës. Ai shquhet për një inteligjencë mahnitëse, brishtësi dhe vitalitet. Liza është një karakter simpatik, me të cilin lexuesi njësohet dhe e ka të pamundur ta ndërpresë leximin, pa zbuluar se ç'ka ndodhur në jetën e saj
Romani Gruaja me të Zeza është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik.
Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur.
Ky roman, siç e dëshmon edhe titulli, është në frymën e përjetimit të dhimbjes së madhe, por në të vërtetë aty tregohet me talent të veçantë dhe në mënyrë tronditëse për dashurinë e madhe njerëzore.
Marmara Hanëm mund të jetë një gruaëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin.
Pjesë nga libri: Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit, frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal.Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit të shtegtimit të kufirit tejcak. Veneroj. Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë, një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi, gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati...
I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale.
Romani, i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi.
Çdo ditë nga dhjetë minuta është historia e një gruaje të re 36-vjeçare e cila besonte se kishte gjithçka kishte ëndërruar në jetën e saj. Por, jo gjithçka që besojmë përputhet me realitetin që jetojmë.
Në prag të marrjes së një vendimi që do ti ndryshonte jetën, Aleksis Filding dëshiron të mësojë për të kaluarën e nënës së saj. Por Sofia, e ëma, nuk i ka folur kurrë për këtë.
Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës.
Gjithmonë ka ditur se si ta bëjë për vete lexuesin, edhe pse ruan të njëjtin stil të të shkruarit.Në këtë libër Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti.
Qysh në titull, lajmëron se ka vënë në qendër humbjen dhe mungesën, si ndjesi dhe gjendje, të cilat e mbështjellin përditshmërinë e qenies, shpesh herë hermetikisht.
Kur Liborio Uribe mori vesh se do të vdiste së shpejti, pati dëshirë të shihte për të fundit herë një tablo të Aurelio Artetës.
Druri pa emër është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia.
Një rrëfim i përkryer romanesk i Kongolit ku ndërthuren realja me irealen, e djeshmja me të sotmen, në një lojë ku shfaqen hije të së kaluarës në kërkim të kujtesës së humbur dhe jetëve të vjedhura.
Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s’është veçse një kafshë? ‘Gjyzlyket e arta’ është historia tepër emocionuese e një jete njerëzore të shkatërruar pikërisht nga ata që ai i konsideron fqinjët e tij
"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.
Libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë. Beauvoir-i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes.
“Lord Xhim”, një nga romanet më të mira të shekullit XX, trajton çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit
Në këtë roman rrëfehet historia e një të miture, ku muret e dhembshurisë oshtijnë dhe ku oxhaqet e ndjesisë i përkasin një qielli që qandhe dërsin nga mërzia.
Shtysa që e çoi Adlin te islami, tundimi ndaj seksit, raporti me vdekjen, marrëdhëniet brenda familjes tipike shqiptare, lufta e brendshme dhe dallimet me personat e tjerë të të njëjtit besim, dhe sjellja ndaj të krishterëve, e shumë dilema të tjera të bashkëjetesës në një mjedisi si realiteti shqiptar, - që të gjitha këto vijnë në një rrëfim tejet...
"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer.