Duke krijuar një tension të admirueshëm midis komikes dhe tragjikes, Mario Vargas Llosa luan me realitetin dhe fiksionin për të shtjelluar një histori, ku dashuria jepet si e papërcaktuar, si zonjë me njëmijë fytyra, si vajzë e prapë. Pasion dhe ligësi, shans dhe fat, dhimbje dhe kënaqësi... për të dhënë fytyrën e vërtetë të dashurisë!
Platforma nuk është një ese mbi turizmin seksual. Është një roman i shkëlqyer mbi çështjen e përhershme të marrëdhënieve të komplikuara mes burrave e grave, mbi keqkuptimet e përjetshme, të mohuara një ditë nga një takim autentik, një lloj mrekullie, një revolucion intim. Le Monde des Livres
Një kryevepër... ndoshta romani më i shkëqyer që renditet denjësisht në librat më të mrekullueshëm të dhjetëvjeçarit të fundit. Indipendent
Ky është një roman me fuqi të papërmbajtshme, me një siguri eterne dhe të pagabueshme, ku romanca dhe jeta familjare janë kthyer në një pasqyrë të përvojës koloniale.
Solstad përshkruan mjeshtërisht botën e pendesës, dëshpërimit e vetmisë së moshës. "Drojë dhe dinjitet" është një rrëfim universal për njeriun e humbur në një botë, që tashmë s'njeh as atë, as talentin e tij.
Unë nuk i kam qëndruar besnike burrit tim, thotë Marta e Undsetit. Personazhi i këtij romani është një Martha si e Biblës, një grua që përkujdeset, por ajo është edhe një Martë e zakonshme, e cila diskuton në publik, që feston deri vonë dhe është e pavarur ekonomikisht.
Jemi në Europën e viteve 60', dhe pikërisht, dyzimi ndaj tabuve bëhet shkak i përmbysjes së fatit. Deri ku do të shkojë drama e paparashikuar? Me një gjuhë të dlirë e të sinqertë, edhe në këtë vepër brenda stilit të tij mjeshtëror, Ian McEwan, si një eksplorator i çuditshëm, depërton në thelbin e karaktereve të personazheve, falë fantazisë së...
Ky roman është një epos shumëzërësh nga një udhëtim jo vetëm nëpër Europë, por dhe nëpër mendimet dhe ndjenjat tona. Një libër, poetizimi dhe trilli sensual i të cilit, të emocionin njësoj sikurse thellësia e mendimit të tij.
Brigita dhe Paula, dy personazhet tona, janë emrat që ti i has në të gjithë librin dhe ku endesh bashkë me to në kërkim të shpëtimit pa shpresë nga meskiniteti i jetës. Gjuha e thjeshtë e autores ia ka bërë të lehtë detyrën përkthyesit. Është një libër që e nderon publikun, kur e lexon...dhe mëson shumë për një stil femëror tepër kontrovers.
Një roman i shkëlqyer, në të cilin na rrëfehet me një vërtetësi dhe lirizëm të hollë jeta e vërtetë e një prej geishave më të njohura të Japonisë.
"Nëse keni mundësi të lexoni vetëm një roman për këtë vit, ai duhet të jetë vetëm "Trembëdhjetë arsye pse". Është i trishtueshëm, i mrekullueshëm, të thyen zemrën por njëherësh edhe plot shpresë."
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar
Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker’s Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore
I përndjekur nga vepra më e hershme "Shkrimtari i hijeve", ky roman "Del Hija", është një kapërcim i mahnitshëm në një fazë tjetër të përkushtimit të pakufi që ky shkrimtar i madh ka për letërsinë artistike.
Autori është i mëndafshtë... Mario Vargas Llosa ka shkruar kështu një histori të vërtetë erotike, dhe një lloj parodie 'të ligë'. Los Angeles Time
Një libër për rravgitjen krijuese, për dëshpërimin e njohjes së vetvetes dhe botës që të rrethon. Padyshim një nga romanet me inteligjentë të këtij të 'sëmuri nga letrat', këtij shkrimtari të pazakontë.
Marguerite Duras lindi më 1914 dhe që me romanin e saj të parë hyri në letërsinë bashkëkohore franceze si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çiltër. Emri i saj ka mbi 50 vjet që udhëton nëpër botë nëpërmjet veprash befasuese, ku problemet e mprehta sociale që shqetësojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te pena e shkrimtares...
Në gjuhën shqipe janë botuar nga François Mauriac romanet "Tereza Dekëru" dhe "Shkretëtira e dashurisë". Romani "Foleja e nepërkave" që po i jepet lexuesit vlerësohet si kryevepra letrare e François Mauriac. Më 1952, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi. François Mauriac vdiq në Paris më 1 shtator 1970.
Një roman tërheqës që të përpin të tërin, ku shkrimtarja dublinase, falë gjuhës së zhdërvjellët dhe të goditur, me një paraqitje bindëse të situatave dhe të gjendjeve shpirtërore, na dhuron një portret sa të vërtetë e prekës, aq edhe ironik e plot gjallëri të krizës së një çifti, e parë kjo me syrin e një gruaje.
E përkthyer në 10 gjuhë të Europës, Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.
Ky libër është botuar e ribotuar në Greqi mbi 10 herë! Sepse di të sjellë raportet nuse vjehrra. Mos vallë është një manual mirësjellje dhe etike midis brezave brenda familjes?
Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen. Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur
I paparashikueshëm dhe tërheqës, një triller psikologjik që të bën të mbash frymën deri në faqen e fundit. Jérôme Vermilin - Métro "Një nga librat më të bukur të vitit." Gérard Collard - La Griffe Noire
Në krijimtarinë e Teodor Laços, kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e...
Si një nga librat më të vlerësuar në Greqi, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, libri i Makis Citas, “Dëshmitar kam Zotin”, është një portret gazmor dhe ngacmues i sëmundjeve dhe kontradiktave të shoqërisë moderne. Bota artistike përfshin edhe një realitet racist dhe kseonofobik mes shqiptarëve dhe grekëve, dhe ndjesitë e frikës që vërtiten në...
Ky është një nga libër më të bukur për festën e Krishtlindjeve, i referuar përherë si botim për lexuesit e vegjël në një ditë të tillë
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romani "Netherland", zbulon konturet e fshehura të një qyteti – stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern.
Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjes së qenies njerëzore.
Një subjekt që të mban peshë, një rrëfim plot të papritura, një stil i pasur e i rrjedhshëm, i përpunuar, ku nuk mungon humori e situata nga më të habitshmet.
Një roman brenda romanit. Një subjekt kompleks që na fut në skutat e tij për të na shpalosur një botë të brendshme e të vuajtshme të një personazhi sa të fortë e të qëndrueshëm, në dukje, aq edhe të dhimbshëm dhe të rrënuar.