Kërko më tej
Subcategories
Ky roman gjithëpërfshirës nga autorja e "Një petal i gjatë i detit" tregon historinë epike të Violeta Del Valle, një gruaje jeta e së cilës zgjat njëqind vjet dhe dëshmon për përmbysjet më të mëdha të shekullit të njëzetë. Nëpërmjet syve të një gruaje pasioni, vendosmëria dhe sensi i humorit i paharrueshëm i së cilës e çojnë atë në një jetë të trazuar,...
Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është...
Një aventurë e re plot humor nga shkrimtari Danny Wallace që e shndërron të zakonshmen në të jashtëzakonshme.
Në një tjerrje narrative që rastësia deshi të ishte e ngjashme me atë të "Wuthering Heights" (Lartësitë e stuhishme) të shkrimtares Emili Brontë, historia rrëfehet nga Fumiko, shërbëtorja e lënduar në dashuri që mbron të dashuruarit.
Shkrimtari i njohur Martin Gjergji merr një ftesë të papritur dhe plot mister nga Ministria e Jashtme e Francës. Është viti 1990. Lejohet të udhëtojë për në Paris pa shoqërues. Gjithçka i tregon se policia e fshehtë e Tiranës i ka ngritur një kurth për ta eliminuar. Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike....
Romani i ngre himn lirisë së vërtetë, veshur herë me guxim e herë me naivitet, herë me dhimbje e dështime, por së fundmi triumfon sinqeriteti i kulluar i femrës që mbetet e dëlirë edhe kur i duket se mëkaton.
Studiuesja Suzana Varvarica Kuka sjell librin e dytë të kolanës “20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë”, një histori arti për fëmijë dhe të rinj. Në këtë botim, fëmijët dhe të rinjtë do të njihen me njëzet mjeshtër të tjerë të artit të pikturës dhe skulpturës, për të cilët, ndoshta, nuk kanë lexuar dhe dëgjuar. Ata dhe veprat e tyre të përzgjedhura bëjnë pjesë...
Rainer Zitelmann shqyrton dhjetë kundërshtimet më të zakonshme ndaj kapitalizmit: kapitalizmi çon në uri dhe varfëri, në pabarazi në rritje, në konsum të panevojshëm, në shkatërrimin e mjedisit, në ndryshime klimatike dhe luftëra.
Mbaje trurin tënd të ri, të shëndetshëm dhe të mprehtë me këtë guidë shkencore për mbrojtjen e trurit nga rënia, shkruar nga neurokirurgu dhe korrespondenti kryesor i CNN për mjekësinë, Dr. Sanjay Gupta.
Analektet janë një përmbledhje e thënieve të Konfucit e hartuar nga nxënësit e tij pak pas vdekjes së tij më 497 p.e.s. Së bashku ato shprehin një filozofi, ose një kod moral, që sipas Konfucit, një prej mendimtarëve më humanistë të të gjitha kohërave, duhet të jetë fanari ndriçues për jetën e çdo njeriu.