Kërko më tej
Subcategories
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Në këtë vepër autori Mehmed Begoviq, nga e drejta sheriatike në përgjithësi, trajton vetëm të drejtën martesore, të cilën, siç paraqitet në tekst, shkenca islame e konsideron si pjesën më të rëndësishme të së drejtës sheriatike.
E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët, studim historik prej Vassa Efendi, përkthim nga frengjishtja dhe komentim prej Mehdi Frashërit. Ky botim anastatik është mbështetur mbi përkthimin e veprës nga Mehdi Frashëri të shtypur në Tiranë më 1935ën.
Libri i prof. Xhevat Lloshit merr në shqyrtim thuajse të gjitha veprat, artikujt e studimet që trajtojnë elementet turke të gjuhës shqipe, që me gjurmët e para në shekullin e XVIItë, duke filluar me shënimet e Evlija Çelebiut më 1662.
Shqipnija e ilustrueme: Historija e Tiranës është një botim anastatik i shtëpisë botuese ALSAR, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.
Kalendari Kombiar (18971916, 1926, 1928), ishte botim i përvitshëm enciklopedik kulturor, letrar e politik i shoqërisë Dëshira të Sofjes. Numri i parë doli më 1897 me titullin Ditërrëfenjësi (kalendari) Kombiar dhe nga viti 1901 e deri në fund u titullua Kalendari Kombiar.
Kullat e sahatit në Shqipëri: Historia dhe arkitektura është një studim monografik nga studiuesi Dritan Çoku i cili paraqet një aspekt jo shumë të hulumtuar të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore.
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Ky botim i përgatitur nga profesori turk Mehmet Bulut, është një përmbledhje prej 14 studimesh nga akademikë të ndryshëm turk, shqiptarë e maqedonas që trajtojnë marrëdhëniet historike, kulturore, shoqërore dhe ekonomike mes Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Vepra MEULUDI SHERIF e Hafiz Ali Riza Ulqinakut me nëntitull Lindja e Hazreti Muhammedit Alejhisselam është një nga veprat e rëndësishme të produktit letrar shqip mbështetur në traditën kulturore dhe fetare islame, si manifestim letrar dhe ceremonial.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
“Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror” njihet si një prej teksteve më me ndikim të kohës tonë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat globale. Libri është një zgjerim më i plotë dhe më i thellë i çështjeve të ngritura prej profesorit amerikan S. Huntington në një artikull të tij për revistën “Foreign Affairs” në verën e vitit 1993,...
Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) është një libër nga prof. dr. Mehmet Maksudo?lu i cili flet mbi jetën e Muhamedit a.s. duke u mbështetur mbi burimet e dorës së parë, ose tek ato që i kanë përdorur këto burime.
Ky libër paraqet një studim nga z. Viktor Bakillari për Romët, një prej popullatave më të margjinalizuara si në aspektin shoqëror ashtu edhe atë studimor.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Në librin e tij më të ri, z. Bedri Alimehmeti sjell një përmbledhje me tregime. Këto tregime flasin rreth vendlindjes së autorit, Tiranës, dhe vijne në trajten e prozave të shkurtra, si histori dhe si përsiatje letrare që dëshirojnë të nxjerrin në pah aspekte të fshehura të qytetit.
Thelbi i teatrit, për të cilin flitet në këtë vepër, përmblidhet në autorët e shquar botërorë si: Breht, Lorka, Frish, Dyrenmat, Adamov, Miler, Duras etj.
Dikur gazetare shumë e njohur, kurse tani nënë e katër fëmijëve, Indiana Tejlor ëndërron të kthehet te puna e saj e dashur, por i shoqi është rreptësisht kundër planeve të saj. Indiana nuk di ç'të bëjë, - mos po shembet jeta e saj familjare?! Dhe pikërisht në këtë çast të dëshpëruar ajo njihet me milionerin Poll Uord, i cili e ndihmon të marrë një vendim...
Gojëdhëna e fundit e Eposit të Veriut: NË SHPELLËN E KRESHNIKËVE, ritreguar nga shkrimtarja Luljeta Dano dhe me ilustrimet e mrekullueshme nga piktorja Anila Zajmi Katanolli. Kjo gojëdhanë, si gjithë të tjerat, vlen për fëmijë të të gjithë moshave. Libri është pjesë e serisë së leximeve magjike për fëmijë: NGRIVA - SHKRIVA.
Colleen Hoover vjen me një roman të ri për lexuesit shqiptarë: Kockat e zemrës: Beja, një vajzë e rritur në varfëri dhe fqinji i saj i pasur Samsoni kanë shumë gjëra ndryshe nga njëri – tjetri, por i bashkon pasioni për trishtimin. Për të mësuar mbi sakrificat e Bejës për të vënë në vijë jetën e saj dhe me këtë histori të pazakontë dashurie, ju ftojmë të...
Një roman i hareshem dhe delikat, zhytur në luginat e mbuluara me borë të Dolomiteve, ku pasionet ngrohin lëkurën dhe të papriturat ngatërrojnë zemrën.
Nje roman i ri nga letersia bashkekohore italiane vjen ne shqip nga botimet Living: Mes krimit, misterit, frikes dhe ankthit, Ilaria Tuti te mban pezull ne faqet e ketij romani deri ne fund: “Unë quhem Tereza Batalja, kam një sekret që nuk ia rrëfej dot as vetes dhe, për herë të parë në jetë, kam frikë...”
Një roman intrigues që flet për martesën, për marrëdhënien mes motrave dhe vëllezërve, si dhe për faktin se askush s’na lëndon dot më fort se njerëzit që duam më shumë.
Dy vajza me bukuri të veçantë i ndërmendin atij vajzat e haremit të pashait, veshja e tyre, linoja që i pëlqente dikur edhe plakut sundimtar, misteri magjik i të gjithë peizazhit mes Janinës dhe ishujve të detit Jon, mbushur me sirena, si në kohën e Odisesë - të gjitha këto i japin një ton poetik e romantik novelës, duke e lidhur natyrshëm me temën...
Bestselleri absolut. Një nga romancat më të bukura të ditë tona shkruar nga Ali Hazelwood vjen në shqip nga Botimet Univers
Ky roman ka personazh kryesor (un-i) rrëfyes një person femër, që është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Gjermani. Bashkë me dëshpërimin e largimit nga atdheu ajo ruan në shpirt e në mendje edhe shumë kujtime të hidhura për privacionet e jetës së dikurshme. Rrëfimi përqendrohet në mungesat e fustaneve (në kuptimin e objektit veshje/rroba). Ky roman...
Ky roman që të mbërthen me emocione, nga gjuha realiste dhe e dokumentuar, na hedh në zjarrin e dramës gjatë luftës së dytë botërore, në Antwerpen-in e pushtuar nga nazistët. Një ngjarje dhimbshme individuale, shpalos si në faqet e një kaleidoskopi një histori të madhe.
Artisti dhe pedagogu Artan Kafexhiu vjen për herë të parë me një libër me poezi, i cili përmbledh mbresa, ndjesi dhe përvoja intime e krijuara ndër vite, gjatë periudhës së emigrimit në SHBA. Libri është redaktuar nga përkthyesja e njohur Alina Karaulli dhe përkujdesja e Andi Papastefanit. Libri është shkruar në dy gjuhë; shqip – anglisht dhe shoqërohet...