Kërko më tej
Subcategories
"Ky roman ka pothuajse të gjitha tiparet dhe nuancat e një trilleri. I shkruar nga një autor me përvojë të gjatë në fushën e prozës, ka një harmoni kompozicionale dhe linja të qarta e të përmbyllura narracioni.
Në këtë biografi të pazakontë, shkruar nga Dr. Eris Rusi vjen historia e jashtzakonshme e Beqir Potkës nga ferri komunist drejt Tokës së Premtuar, në SHBA.
Për të gjithë ata që kanë lexuar librin bestseller të The Neë York Times, Ti je placebo, të autorit Joe Dispenza, tashmë vjen edhe libri më i ri “Mbinatyrshëm”. I bazuar mbi vëzhgimet dhe trajnimet e shumta në të gjithë botën, shkencëtari i mendjes eksploron sesi njerëzit e zakonshëm po bëjnë të pazakonta për të transformuar veten dhe jetet e tyre.
Nje tjeter liber i Erich Maria Remarque vjen ne gjuhen shqipe; “Duaje tjetrin”, nen perkthimin e Marzela Çelanji dhe i botuar nga Fan Noli
“Lufta dhe paqja” është romani më i famshëm ndër romanet rusë të të gjitha kohëve dhe një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë klasike botërore, që nuk vjetrohet kurrë e që i ruan në shekuj, si vargjet e Homerit e të Dantes, forcën dhe freskinë.
Autobiografia e Benjamin Franklin është titulli tradicional për ditarin e papërfunduar të jetës së tij, shkruar nga vetë ai prej vitit 1771 deri në vitin 1790. Megjithatë, duket se Franklin këtë vepër e ka quajtur Kujtimet e tij. Edhe pse pati një histori të vështirë botimi pas vdekjes së Franklin-it, kjo vepër është bërë një nga shembujt më të famshëm...
Menjëherë pasi është botuar në anglisht, vetëm pak javë më pas, shtëpia botuese “Uegen” sjell në shqip autobiografinë që është kthyer në bestseller-i i momentit në të gjithë botën. Për herë të parë, Princ Herri tregon historinë e tij, duke përshkruar udhëtimin me ndershmëri të vërtetë, të patundur. Një botim historik, plot dije, zbulesë, vetë-ekzaminim...
Autorja e sages “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me nje tjeter roman para lexuesit shqiptar. Kesaj radhe me nje fiction te zhanrit mister, “Vrasje ne shtepine Flit”, ku nje shtepi si ajo e familjes Flit mban sekretet me te mistershme qe mund te kene ndodhur ndonjehere....
Ne kete liber vjen historia e nje prej famijeve me te shquara te historise se Shqiperise por njeheresh e njohur edhe ne Perandorine Osmane, - shkruar nga Thomas Frasheri, - me fakte qe dalin per here te para para publikut. Nuk eshte thjeshte nje histori familjare... Ky botim eshte pergatitur me nje cilesi te larte nga shtepia botuese Onufri
Ritreguar me sinqeritetin e vrazhdë, të saktë e shqetësues të një gruaje tashmë të moshuar, që e ka gjetur më në fund lirinë, rrugëtimi i saj personal përfshin figura e fakte historike të tri luftërave finlandeze, por edhe të Luftës së Dytë Botërore: ushtarakë, intelektualë gjermanofilë, Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në...
Luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë nuk vranë vetëm njerëz, nuk shkatërruan thjesht ndërtesa, shtëpi dhe fabrika - ato rrënuan humanizmin te njerëzit. Për të kuptuar raportet në ish-Jugosllavi, nuk nevojitet të lexoni studime sociologjike dhe psikologjike; nuk ju duhet të lexoni revista e gazeta, të shihni lajme dhe emisione televizive - mjafton të...
Një histori prekëse, dramatike, por plot shpresë, me dy protagonistë të zot që ëndërrojnë në një botë të pamëshirshme.
Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është shkruajtur në Itali në Mars të vitit 2020, në një kohë kur gjithë bota po luftonte kundër virusit Covid -19. Ende më shumë po vuante Italia sepse ishim të mbyllur “në karantinë”. Nga frika e pandemisë, jo vetëm “biologjike”, por edhe nga ajo e pandemisë “emocionale” në të cilën gjithë Italia po jetonte.
Një udhërrëfyes për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës
Vjen tek ne me Manualin e Kirurgjisë, si një botim i një niveli shumë të lartë, i cili shërben si për kirurgët profesionistë ashtu dhe për studentët. Ky botimi pasqyron më së miri eksperiencën dhe ekspertizën e tij në hulumtime të shumta të literaturës më të fundit në fushën e kirurgjisë si asaj të përgjithshme ashtu dhe të asaj endokrine. Prof. Dr. Mehdi...
Aventura më e madhe e jetës e pret djaloshin Xhejms Henri Troter, por ai ende nuk e di! Deri atë çast ai jeton me teto Sfungjerkën dhe teto Spicën, që të dyja të liga e të tmerrshme sa s'bëhet! Jeta s'i fal asnjë kënaqësi Xhejmsit të vogël, deri kur befas një gjë çudishme ndodh në kopshtin e shtëpisë... një kokërr pjeshke majë pemes nis të rritet e të...
Vepra kryesore e nobelistes së vitit 2022 në letërsi, Annie Ernaux, romani “Vitet” vjen në shqip. Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që...
Kruzoja përshkruan se si një i ri kokëfortë, ai injoron këshillat e familjes, braktis jetën komode të shtresës së mesme në Angli dhe niset për në det. Ai kalon shumë aventura, bëhet i pasur, përfundon skllav, bëhet i pasur sërish dhe shkon të blejë skllevër, nga Guinea në Afrikë në Brazik dhe në Karaibe, para se e gjithë pasuria e vënë bëhet e pavlerë...
Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...