I ri Gjinj dhe veze Shiko më të madhe

Gjinj dhe veze

Mieko Kawakami BO0527

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gjinj dhe vezë paraqet një portret të gruas moderne në Japoni dhe tregon rrugëtimet intime të tre grave, teksa përballen me shtypjen dhe pasiguritë e tyre, për të gjetur paqe dhe të ardhme që mund ta quajnë vërtet të tyren.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.

Kaëakami ka sfiduar çdo paragjykim për rrëfimin dhe stilin e prozës, ka përzierë satirën me thellësinë përfshirëse emocionale dhe sot është një nga shkrimtaret më të rëndësishme e të shitura të Japonisë. Ajo u shfaq në skenën kulturore fillimisht si muzikante, më pas si poete dhe blogere e njohur, ndërsa tani është romanciere, fituese e disa çmimeve.

Tregon historinë e tre grave: tridhjetëvjeçares Natsu, motrës së saj më të madhe, Makiko, dhe vajzës së Makiko-s, Midoriko. Makiko ka udhëtuar për në Tokio, në kërkim të një operacioni të pakushtueshëm gjoksi. Ajo shoqërohet nga Midoriko, e cila së fundmi është bërë më e heshtur dhe e ka të vështirë të shprehë presionet e paqarta dhe të papërballueshme që lidhjen me rritjen. Heshtja e saj shërben si katalizator për secilën grua që t’u bëjë ballë frikërave dhe shqetësimeve që ka.

Dhjetë vite më vonë, në një tjetër ditë të nxehtë vere, Natsu, gjatë një udhëtimi drejt vendlindjes, lufton me identitetin e saj të paqartë, ndërsa përballet me ankthin që po plaket e vetmuar dhe pa fëmijë.

REVIEWS

“Një nga yjet më të ndritshëm të Japonisë, që do të shpërthejë përgjatë qiejve botërorë të letërsisë . . . Kawakami vlerësohet nga shkrimtarët e tjerë dhe të argëton, është një mendimtare dhe stiliste gjithnjë e në zhvillim, e cila ia del të jetë shumë e lexuar dhe jashtëzakonisht popullore”.

—Japan Times

“Mieko Kawakami, me romanin Gjinj dhe vezë, ka hedhur një granatë letrare në botën e vjetruar e të dominuar nga burrat, të letërsisë japoneze.

—The Economist

“Nuk mund ta harroj kurrë ndjesinë e mahnitjes së pastër që provova kur lexova për herë të parë romanin e Mieko Kawakami-t, Gjinj dhe vezë . . . Kaëakami vazhdon të rritet dhe të zhvillohet pa ndërprerje.

—HARUKI MURAKAMI

Të dhëna

Faqe450
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori