Kërko më tej
Subcategories
Rrallë ndodh që të gjesh bashkë dy bestseller-a të ditëve tona bashkë, në një: Dan Brown dhe Paula Hawkins nga shkrimtarët më të lexuar të momentit, dhe ke fatin që dy romanet e fundit të tyre, të jenë edhe në shqip: “Origjina” dhe “Nën ujë”. Pushimet tuaja do të jenë krejt ndryshe nëse do të keni në çantën e plazhit këto dy romane të jashtëzakonshme.
Mira Meksi dhe Maxim Osipov janë dy rrëfimtarë të ditëve tona, - njëra nga Shqipëria dhe tjetri nga Rusia, që sjellin tregime magjike për lexuesit tanë. Këto dy tregimtarë kanë ardhur së fundi me veprën e tyre për lexuesit, prandaj e rekomandojmë për lexim gjatë kësaj vere.
Ky set përmban dy prej majave të tregimit botëror të shekullit të XX. Munro është fituese e çmimit Nobel në Letërsi, ndërsa Carver është mjeshtri i madh i tregimit modern amerikan. Prandaj, ky set duhet të jetë në çdo bibliotekë lexuesi që dashurojnë tregimin
Ky set i ideuar me disa seri, është konceptuar për të gjithë ata që janë të pasionuar pas tregimit dhe duan të lexojnë mjeshtrat e “short story”-t të ditëve tona. Prandaj, ju propozojmë dy prej magjistarëve të rrëfimit, Carlos Fuentes dhe Haruki Murakami.
Dashuria, urrejtje, lumturia, dëshpërimi, morali, imoraliteti, lakmia dhe sakrifica, gjithë virtytet e dobësitë e karakterit njerëzor shtjellohen mjeshtërisht në këtë roman grotesk, të shkurtër, por të përsosur, të autorit të madh anglez të shek. XX, vepër që shkëlqen me një dritë të errët në krijimtarinë e gjerë të Graham Greene.
Teksa lexon dy platformat shkencore të akademikut, politikanit e shtetarit të lartë serb, Vaso Çubrilloviq, ndjen se të drithëron e rrënqeth gjakftohtësia, akullsia, saktësia, qartësia e pëfeksioni në hartimin e porositjen e krimit akademik shtetëror serb kundër shqiptarëve, kundër racës shqiptare.
D’Estornelles De Constand, Sekretari i Komisionit të Caktimit të kufije të Shqipërisë me Malin e Zi (në vitet 1878-1880, gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit), shkruan i penduar në kujtimet e veta për atë që patën bërë ndaj Shqipërisë.
Shqiptarët, këta njerëz të maleve kanë një fjalë nderi që e mbajnë:besën. Krahas gjakmarrjes e mikpritjes edhe detyrimi nga besa është një nga bazat e rendit juridik patriarkal të shqiptarëve.Kush e thyen besën,s’ka më fytyrë për marrëveshje.Ajo nuk ofrohet lehtë,nuk fitohet lehtë,por po u dha mbahet.Kur bëhet fjalë për jetën a vdekjen u kërkohet besa...
Ne ua punuam shqiptarëve ashtu siç na e punuan neve turqit.
Aforizmat që paraqiten në këtë libër janë përzgjedhur nga libri i fundit i Qortiqit, "Mendime të rënda" që është shallur "Libri më i mirë satirik" për vitin 2016.
...“Kur veshët e nxënësit janë gati për të dëgjuar, atëherë vijnë buzët që do t’i mbushin me Dituri...”
Viktor Hygoi është dhe mbetet një shkrimtar i madh përparimtar i shekullit XIX, në letërsinë frënge dhe atë botërore, dhe vepra e tij madhore “Të mjerët” është një gur i çmuar në kurorën e kryeveprave të shkruara deri më sot.
Themelimi i lëvizjes dhe heronjtë e janarit 1982
Vlera më thelbësore e krijimtarisë shkencore të prof. dr. Shefkije Islamajt është cilësia e prodhimit shkencor dhe e të gjithë veprimtarisë së saj shkencore. Ajo ka lëvruar probleme në fusha të mëdha, të rëndësishme e të vështira, siç janë semantika leksikore, stilistika gjuhësore, shqipja standarde në zhvillim, kategori leksikologjike etj.; ka pasur...
Studiuesi Apolloni, para se të shkruajë për romanin, apo romanet e Kadaresë, ai i bën një vështrim të shkurtër, por të thuktë rrugës së lindjes dhe të zhvillimit të romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, duke e parë atë edhe në kontekstin e letërsisë botërore dhe të asaj shqiptare si dhe duke paraqitur pak a shumë vijat kronologjike, që i paraprinë...
Vepra e akademikut Sabri Hamiti, “Ndre Mjeda” si një udhëtim në leximet personale të poetit, nga leximi më i hershëm e intim deri te shqyrtimet si liriku klasik dhe poeti ëndërrues.
Libri i sociologut Ibrahim Berisha, “Vdekja e Kolonisë”, vë në fokus situatën e Kosovës pas vitit 1912, kolonizimin e saj nga shteti serb dhe rrjedhimisht edhe situatën dhe të drejtat civile e politike të popullit shumicë, shqiptar.
ër ka për qëllim që, në mënyrë të përmbledhur t'i pasqyrojë përpjekjet, angazhimet dhe rezultatet e punës hulumtuese shkencore të autorit. Libri përbëhet nga studime, trajtesa etj të botuara e të pabotuara.
Materialet nga konferenca e 45-të e Komisionit Ndërkombëtar të Baladës 31 gusht -4 shtator, 2015, Prishtinë.
Pellazgët, pasardhesit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të homerit
Çështja e mirëkuptimit për tipat e ndryshëm të letërsisë, si kusht i studimit historik objektiv të saj, nuk është çështje e kulturës demokratike të historianit të letërsisë; jo; kjo është çështje e etikës së tij shkencore.
Ky libër është një sintezë e teorive më kryesore të kësaj kohe. Autori merret me trajtimin e metodave letrare të shekullit XX, nga metoda klasike pozitiviste e deri te ato poststrukturaliste.
Libri, përmban shkrime për ngjarje të kuptimshme dhe me interes për historinë tonë kulturore e gjuhësore si dhe për vepra të ndryshme gjuhësore e letrare, të gjitha këto të vështruara përmes tekstit dhe kontekstit.
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.