Kërko më tej
Produktet më të shikuara
Një personazh i quajtur "Une-jam-Sem"...
Subcategories
Në këtë roman jashtëzakonisht origjinal, fragmentet e rigjetura vendosen në ekspozitë: imazhet dhe anekdotat, kujtimet e përziera që përbëjnë jetën e një gruaje.
Jeta e përditshme e motrave Març, nëpërmjet gëzimeve, keqkuptimeve dhe dashurive të para, ka mrekulluar dhe vazhdon të mrekullojë lexuesit e të gjithë botës.
Një roman për dashurinë, vetminë, alkoolizmin, shpengimin dhe, natyrisht, tragjedinë, i shkruar në formën e një ditari, plot me ngjarje e të papritura.
Rezultat i një angazhimi të përbashkët të specialistëve më të mirë të epokave të ndryshme, të bashkërenduar nga George Duby, një nga historianët më të mëdhenj francezë të shekullit XX, kjo Histori e Francës përfshin harkun kohor nga zanafilla deri në ditët tona.
Gusht 1974, Nju Jork: një burrë që ecën atje lart. Ndërmjet kullave binjake, ai bën ecejake në ajër. Shumë pranë, aty poshtë, jeta për të tjerët vazhdon. Vazhdon për Koriganin, murgun irlandez radikal, që punon në Bronks; për Klerin, shtëpiaken e brishtë në Upper East Side, e cila përpiqet të marrë veten pas humbjes së të birit: për Larën, artisten e re...
Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse si këto kopshte të Trianonit të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur. Dhe kjo mund të lidhet me bukurinë e një vendi... por unë nuk njoh tjetër vend që të ketë...
Kush thotë, se kur je njëmbëdhjetë vjeç nuk ke probleme? Kur je njëmbëdhjetë vjeç duhet të ndërrosh shkollën, Të rriten qimet e para, ose të dalin dhëmbët si të kastorit. Dhe po qe se këtyre halleve u shtohen edhe dy teze dhe një gjyshe, që fusin hundët kudo, edhe një emër më i gjatë se vetë shtati yt, atëherë jeta mund të të bëhet vërtet e vështirë.
Libri që po ju prezantojmë trajton fazën e fundit të islamizimit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, brenda një hapësire kohore që kufizohet nga dy ngjarje politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë).Shqipëria është i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik ku islamizimi përfshiu dy të tretat e popullsisë vendëse. Shkaqet...
Ndonjëherë te djemtë e vegjël rreh një zemër e madhe! Herman Fulkti është një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar. Tipar dallues i këtij libri është karakterizimi i protagonistit. Christensen-i ka sjellë një karakter zbavitës, të këndshëm,...
Në këtë vëllim janë përfshirë dymbëdhjetë tregime, që u përgjigjen dymbëdhjetë kryeveprave të kolosit të letërsisë angleze, Shekspirit. Lexuesit e rinj do të familjarizohen me përmbajtjen e këtyre veprave dhe kur të rriten, do të shijojnë më mirë veprat origjinale.
Pierre Milza ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadi-shullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngja-rjeve politike dhe ushtarake, gjithçka...
Hyrje në arkitekturë, vepër tashmë klasike - plotësisht e përditësuar në sistemin e vet ikonografik - mbetet një domosdoshmëri për këdo që dëshiron një njohje fillestare të arkitekturës së shkuar dhe të tashme. Kjo histori arkitekture është ndarë në mënyrën më tradicionale: fillon nga Greqia e Lashtë, përfshin antikitetin klasik dhe ngjarjet europiane...
Herë të thella e herë të shpenguara, "Kujtimet" janë historia e një njeriu të zakonshëm, me ambicie politike të ndrojtura, me një gjysmë ideje mendjelehtë për shërimin e botës nga melankolia dhe me një mijë teori donkishoteske, të hedhura nga përtej varrit. Në kërkim të dashurisë dhe të trashëgimtarit, Kubasi i shpërfill gratë që e duan dhe aspiron ato që...
Nje liber i ri i Kinselles. Deshironi te martoheni? Po pergatiteni per naten e dasmes? Kujdes, se kur ke nje moter qe eshte ne telashe me martesen e vet, gjerat mund te komplikohen.
Siç ka deklaruar në mënyrë eksplicite vetë Pirandeloja, ai dëshiron të jetë një shkrimtar jo i fjalëve, por i gjërave.Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
Libri i Desmond Mortonit është e para histori e Kanadasë e botuar në shqip. Me një gjuhë të pasur dhe stil të zhdërvjelltë e tërheqës, lexuesi ka rastin të ndjekë ecurinë historike të një kombi të ri, të lindur e të formuar historikisht në një hapësirë të gjerë, pjesërisht të banuar qysh mijëra vjet më parë nga kombet e para indigjene, prej kolonëve të...
Eva është shumë e shqetësuar, sepse prindërit e saj grinden vazhdimisht. Shoqes së saj, Xhekit, i lind një mendim... i shkëlqyer...: tu japin një mësim të mirë prindërve. Eva duhet të zhduket për disa orë. Në shtëpinë e tyre, Xheki dhe Tomasi, vëllai i saj, kanë një qoshkë të fshehtë në papafingo. Plani duket sikur nuk çalon gjëkundi, por një e papritur e...
I shkruar për lexuesin e gjerë, "Kultura tradicionale kineze" është një udhërrëfyes nëpër historinë më tepër se pesëmijëvjeçare të kulturës dhe shoqërisë kineze, nga parahistoria deri në ditët tona.
Ky libër është sprova e parë e autorit me tregime të shkurtra. Ai përfshin 100 tregime të shkruar ndjeshmë që mbajnë ngeshëm interesin e lexuesit.
Le të zhytemi në rrëfimin e këtyre dy mijë vjetëve histori që nga pushtimi roman deri më sot, duke kaluar nëpër periudhën saksone, lindjen e një vetëdijeje kombëtare, konfliktet e dhimbshme fetare, afirmimin si një fuqi botërore... Një rrëfim, natyrisht jo gjithëpërfshirës, por që synon të vërë në dukje momentet kyçe të vektorëve të një të kaluare aq të...
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit Trafikantët. Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.
Në agimin e një letërsie,- më tha At Fishta,- vetëm poetët janë ata që mund të krijojnë gjuhën letrare, duke huazuar nga thesari i pasur i dialekteve të popullit format gojore, të cilat me saktësinë, pasurinë kuptimore dhe tingëllimin që kanë, u krijojnë atyre mundësitë për të shprehur më mirë një ide apo perceptim"
"Islamizmi ballkanik" është përkthimi në shqip i një vepre të botuar më 1986, pra, në një periudhë të hershme, kur të gjashta shtetet e Europës Juglindore (Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Rumania, Jugosllavia), për të cilat flitet këtu, gjendeshin në një situatë krejt tjetër krahasuar me të sotmen. Autori argumenton se islamizmi ballkanik pasosman...
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. Botimi i tanishëm përmban jo vetëm informacione të përditësuara lidhur me dyzet vjetët në...
Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.
Popujt e Europës qenë krijuesit e një shoqërie të re, më të begatë e më të barabartë se ajo e lashtësisë: një hipotezë që Roberto S. Lopezi e verifikon në ecurinë e historisë ekonomike, të zhvillimit të teknikave dhe sistemeve të reja prodhuese, sipas mësimeve të historianit të madh francez, Fernand Braudel.
Java jonë shqiptare është pjesë e veprës monumentale prej 1600 faqesh me titull Ditari, që përfshin disa ditarë, duke filluar nga ai i mbajtur në Paris më 1901 e deri tek ditari i mbajtur në Shqipëri më 1935.
Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një gardërobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, ajo merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar. Pasi i ka joshur dhe ka futur duart në kartat...
Libri me tregime Ndodhi nga xhungla vjen si një apoteozë e realitetit të viteve 90 e më tej, me ngjarjet e vrullshme, skenat, prapaskenat dhe të gjitha zhvillimet, që pasqyrohen qartë përmes rrëfimit të veçantë të Minarollit. Narracioni i shkrimtarit është sa i thellë, aq dhe dinamik, sa i vërtetë, aq dhe tronditës.
Ky vëllim përfshin tabela kronologjike për vitet 1725-1995, aparatin bibliografik më të gjerë që ekziston dhe treguesin e emrave, vendeve dhe imazheve aktuale, nga kubizmi te dekonstruktivizmi. Për pafundësinë e materialeve ilustruese, libri mund të titullohej Enciklopedia e arkitekturës moderne, dhe do të ishin midis Enciklopedive, vëllimi më i plotë dhe...
Laura është e lumtur që po shpërngulet për të jetuar me Fransuanë, njeriun që do. Ajo është e gëzuar, tërë shëndet, ndihet fare mirë. Kur, falë bllokimit të qarkullimit nga makinat e shumta, takon njeriun e dytë, Frederikun, ajo e lëshon veten të përfshihet nga dëshira që provon, në të njëjtën mënyrë si e ka lëshuar veten ta përfshijë vargani i pafund i...