Kitchen Shiko më të madhe

Kitchen

Banana Yoshimoto BDI0348

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ska vend në botë që të më pëlqejë më shumë se kuzhina... Kështu nis romani i Banana Yoshimoto-s, Kitchen, që pas përkthimit të botimit të parë është përkthyer në shumë gjuhë dhe madje ka fituar dy prej çmimeve letrare më prestigjioze në Japoni, duke u ngjitur në majë të listës së bestsellerëve, ku qëndroi për më shumë se një vit dhe u shit në miliona kopje.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789992731737

300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kitchen fokusohet te vetmia e të rinjve, ka një origjinalitet tërheqës, që vë pranë njëri-tjetrit tregime për nënat, transeksualitetin, kuzhinat, dashurinë, tragjedinë dhe gjithçka tjetër që endet në mendjet e dy të rinjve të çiltër në Japoninë bashkëkohore. Të shprehura me një stil tekanjoz, që të kujton Margaret Dyranë e hershme, Kitchen dhe Moonlight Shadow janë rrëfime elegante, thjeshtësia në dukje e të cilave është një dredhi e një tregimtari mjeshtëror. Përmes tyre Banana Yoshimoto i është imponuar vëmendjes së publikut europian, duke zbuluar një pamje të Japonisë krejtësisht të panjohur për perëndimorët, me një gjuhë mjaft të gjallë e origjinale, që synon të jetë një përpunim letrar i stilit të tregimeve vizatimore manga. Rrëfimet e Yoshimoto-s përfshijnë nga njëra anë disa tema, situata ekstravagante a paradoksale, ambiguitetin e një realiteti në kufi të fatashkencës dhe nga ana tjetër, nuk i lënë hapësirë komentit me anë të mirëvendosjes së imazheve dhe pasazheve.

Të dhëna

Faqe120
ISBN9789992731737
Viti i Botimit1999
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElda Ymeri