Ofertat

Poezi Ka 505 libra.

për faqe
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Në këtë poemë shoqërore - psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Poema, "Andrra e jetës", është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i motiveve nga jeta e fshatarëve të...

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Përpos zhvillimit të disa rrymave letrare që dallohen në krijimtarinë e Fernando Pessoa, veçohen edhe kontaktet me okultizmin dhe me doktrinat teozofike, duke krijuar kështu një unikalitet letrar përmes heteronimeve të ndryshme që gjenden në veprën e tij (si: Álvaro de Campos, Bernardo Soares, Ricardo Reis, Alberto Caeiro etj.)

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Libri më i ri me poezi, i autorit Ilirian Zhupa.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Duke na ofruar një udhëtim sa perceptiv aq edhe emocional në vargjet e tij, Tufa na ofron lexime brenda lekurës së njeriut që shpesh e përdor si shtrojë të ndjesive të veta autoironinë. Nuk synon magjepsjen, por të menduarin. Kërkon Sizifin për të ringritur gurin e jetës, edhe në qoftë se do ta shohim duke u rrokullisur sërish. Ky libër u shpall më i miri...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Të parin vëllim me poezi, "Papa Dixhital" e ndau me publikun në moshën 40-vjeçare, ndërkohë që prej 15 vjetësh jeton në Holandë. Ky vëllimi, botuar më 2008, fitoi çmimin kombëtar Migjeni, dhënë nga MTKRS-ja.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Në krijimet e tij poetike, poeti shquhet për pasurinë e motiveve dhe nivelin e lartë. Në krijimtarinë e Asdrenit, motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore; në shumë vjersha të tij gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Theofan Stilian Noli, një prej figurave më të spikatura të lëvizjes patriotike shqiptare, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat mbetet 1920-1930. Poezitë e tij më të mira janë përfshirë në vëllimin Album. Përveç veprimtarisë shumë të...

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Te dheu i huaj, Palermo 1900, i botuar me ndihmën financiare të Anselm Lorekios, është një idil i gjatë historik, i qëndisur me elemente të folklorit dhe mitologjisë, që rrëfen për ikjen epike të shqiptarëve të shekullit të pesëmbëdhjetë nga atdheu i të parëve për t'u ngulur në Siçili. Varianti përfundimtar i kësaj vepre iu botua pas vdekjes më 1940.

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Pas pesë vëllimeve me poezi, Axhami vjen me përvojën më të mirë të saj deri më tani, me kulminacionin poetik, me përsosje të teknikave poetike, dhe me përvetësim të ndjesive më të thella shpirtërore dhe kolektive

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Kur shkruan poezi, je njëkohësisht njeriu më kujdesshëm dhe më i pakujdesshëm në botë. Mbase kjo është dilema ekzistencialiste mes të dhënurit formë dhe të qënurit i lirë. Poezia e Aldo Shpuzës vjen si një tërësi reflektimesh të thella: Këtu qëndron një prej veçantësive individuale të tij, ku urtësia vjen natyrshëm, pa stërmundime racionale, dhe thellësia...

    600 Lekë
    Në stok
  • Pas përpjekjeve të Mustafa Greblleshit, kjo mbetet sprova më e fortë letrare për të shkruar të folmen tiranase. Maksim Rakipaj ka sjellë në shqip personazhin mbresëlënës të Trilussa të autorit Carlo Alberto Salustri, i cili është shkruar në gjuhën e periferisë së Romës. Mbi këtë bazë eksperimentoi edhe Rakipaj, duke sjellë të gjithë poezitë në "gjuhën...

  • Që nga kohët homerike dhe deri më sot, janë përzgjedhur poezitë më të bukura për dashurinë, nga një përkthyes dhe poet plot shpirt dhe talent si Faslli Haliti. Ky libër vlen edhe si doracak për të gjithë dashnorët që kanë dëshirë ti këndojnë dashurisë me vargje

  • Antologjia e poezisë arabe vjen si një përpjekje e çmuar në kohët tona e poetit dhe përkthyesit Maksim Rakipaj. Në këtë botim janë përfshirë poetë si Hamda Khamis, Ahmet Al Shahaëi, Fatima Na'ut dhe Zhabiya Khamis

  • Ervin Hysaj duke ecur i vetmuar fushave, duke i bërë shoqëri erës dhe mendimeve të tij, ndoshta mendon se duke pritur ditën e botimit, ka ruajtur kodin e tij, me atë kod që sigurisht pat lindur. Me një kod mistik, plot trishtim, sarkazëm, ironi dhe gëzim të trishtë vjen ky libër edhe para lexuesve

  • Është e imja kjo mbrëmje është vëllimi i nëntëmbëdhjetë i këtij autori, ku e gjithë përvoja e tij në lëmin e poezisë, përsosja e teknika poetike, por edhe kulminacioni në ndjeshmëri dhe në botën shpirtërore zbrasin plot sqimë dhe mjeshtri të rrallë. Skënder Rusi është ndër poetët më të mirë të kohës tonë, pa të cilin nuk mund të rroket përmasa e poezisë...

  • Për herë të parë vijnë në gjuhën shqipe poezitë e 40 poetëve që janë fitues të çmimit Nobel. Kjo përzgjedhje është bërë plot shije nga poeti dhe përkthyesi Faslli Haliti. Në këtë vëllim janë seleksionuar poezitë më të njohura të nobelistëve që nga fillimet deri në ditët tona, duke e kthyer këtë vëllim në një etalon të vlerave poetike të shekullit të fundit

  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Në këtë vëllim janë përmbledhur epigrame nga poetë të botës antike si: Antipatri i Selanikut, Filodemi, Kalimahu, Rufini, Asklepiadi, Meleagri, Honesti, Stratoni, Dioskoridi, Statil Flaku, Parmenioni dhe Glauku.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Poet dhe mendimtar i madh gjerman. Vepra e tij ka ushtruar një ndikim domethënës mbi tërë poezinë dhe filozofinë moderne, duke përfshirë shkrimet e Nietzsche-s, Rilke-s, Heidegger-it, Paul Celan-it etj.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Nuk është në stok

    Ndonëse i diplomuar në fushën e Ekonomisë, autori ka një botë të thellë, plot ndjeshmëri dhe shprehi poetike të fuqishme. Vëllimi "Endës të pendimit" vjen pasi autori ka shkruar vëllimin "Për ato që nuk thamë dot" (2001). Filmi dhe drama janë sfida që Ilir Haxhi-Kristo i ka kaluar me sukses

    400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    490 Lekë Nuk është në stok

    Ky libër i vogël në vëllim por i madh në përmbajtje sjell vërtet diçka të re në poezinë shqipe. Jamarbër Marko, ose Madu, si njihej në shoqëri, biri i Petro dhe Safo Markos, dy artistë të spikatur në Tiranën e gjysmës së dytë të shekullit XX, u rrit e u mëkua qysh në fëmijëri me frymëzime arti e lirie dhe trashëgoi talentin prindëror.

    490 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Poezia e Zhaneta Barxhajt përngjan me një lajle, arabeskë, ornament e dekoracion shenjash të shkëputura turrshëm në një rrjedhë marramenthi shkronjash, që nga ëndërrimet e para të gjimnazit e deri sot. Kështu shplekset fije-fije fryma e ngrohtë e ëndërrimeve dhe imagjinatës, kuadrot e shpejta e të ngadalta të imazheve, që herë befasohen tek përplasen me...

  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    “Largësi ideale” i Parid Teferiçit vlerësohet për prurje të qenësishme të një ligjërimi modern, me një strukturë dinamike e poetike, me pikëprerje origjinale edhe në artet e tjera

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Gazetarja dhe pedagogia e dramës shqipe eksperimentoi dyherë me këtë libër: së pari provoi poezinë, dhe së dyti eksploroi gjuhën e nanës, gegnishten dhe arriti të kthehej në ngjarjen më të goditur në panairin e librit 2016. Libri i saj shënoi rekorde në shitje, por njëherësh, ai mori vlerësime nga kritika, duke u konsideruar ndër vëllimet poetike më të...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Në këtë libër treshi mistik i Dantes, tercina e tij apo triniteti i shenjtë shkojnë përtej kësaj mënyre të menduari.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    595 Lekë 700 Lekë -15% Në stok

    Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar.

    595 Lekë
    700 Lekë -15%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Nuk është në stok

    Një nga komeditë e hershme të Shekspirit, "Mundimet e humbura të dashurisë" mendohet të jetë shkruar në mesin e viteve 1590, ndërsa është publikuar për herë të parë në vitin 1598.

    650 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Ky është vëllimi i parë poetik, ku vjen një zë origjinal, që flet plot ndjeshmëri për jetën, vdekjen, dashurinë, - refleksione metafizike, të cilat dëshmojnë për mjeshtri poetike dhe njohje të mirë të teknikave të vargëzimit

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 100 Lekë Në stok
    I ri

    Një himn për dashurinë: ja çfarë është kjo këngë e këngëve, ku Solomoni, biri i Davidit, nuk është thjesht krijuesi i tempullit të lashtë por është dhe ti, dhe unë, jemi ne të gjithë, krijesa të kësaj bote! Po, «të këpusësh frutat e kopështit tim / të shëtisësh mes luleve… hani miq, pini, dehuni, o të dashuruar»!

    1 100 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    450 Lekë 500 Lekë -10% Në stok

    Romani “Djella”, i Martin Camajt vë në spikamë të metat e mjedisit të një sistemi të mykur, që nis me ton ironik: “Se të gjithë, edhe ata që sundojshin atje naltë, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe mâ të vështira dhe era, bora do të bâheshin edhe mâ të ftoftë.”

    450 Lekë
    500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky vëllim përfshin poetët më të famshëm të njohur me emrin “Parnasi rus”. Kjo antologji nis me Pushkinin, Lermontovin, Jazikovin, Tutçevin, Bunin dhe vijon me poetët bashkëkohorë. Libri është përkthyer nga rusishja nga Thoma Theodhosi

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Epika e dehur. Krenar Zejno sjell në një libër, një mori vargjesh të konceptuara në formën e një piramide. Çfarë janë piramidat? Çfarë mund të gjesh në këto forma kaq të vjetra mbi të cilat orvatet sot ende njerëzimi.

    500 Lekë
    Në stok
Shfaq 193 - 224 nga 505 libra