Albana Shala BDI0156
Libër i ri
Të parin vëllim me poezi, "Papa Dixhital" e ndau me publikun në moshën 40-vjeçare, ndërkohë që prej 15 vjetësh jeton në Holandë. Ky vëllimi, botuar më 2008, fitoi çmimin kombëtar Migjeni, dhënë nga MTKRS-ja.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789994346417 | |
Papa Dixhital është libri i parë me poezi i Albana Shalës; tepër i veçantë që në titull. Vëllimi poetik mund të cilësohet modern, duke pasur parasysh se ai është krejt ndryshe nga një vizion romantik me të cilin jemi edukuar kur është fjala për poezinë. Natyrisht që terminologjia moderne është një nga kriteret që e bëjnë të kohës një autor, por, jo gjithçka. Ky libër është një sfidë me veten. Autorja e ndan me ne emocionin e saj duke na dhënë me elegancë pak botë nga ajo që ajo ka njohur, pak jetë nga ajo që ajo ka jetuar dhe pak krenari nga krenaria e njeriut, që ruan gjithmonë një llambë të ndezur brenda vetes për të parë në sy të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen.
| Faqe | 96 |
| ISBN | 9789994346417 |
| Redaktori | Luljeta Lleshanaku |
| Viti i Botimit | 2008 |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
“Pas këtyre portave fillonte një tjetër botë. Shluza vetë ishte ndarë me penda uji në disa hapësira, por do të kalonin disa ditë përpara se të arrinte të kuptonte se si funksiononte gjithë ky sistem. Pavarësisht nga rreziqet, liria në det ishte e pakufishme dhe ajo duhet të mësohej e të gjente vendin që i takonte mes njerëzve në tokë.” Tregime...