Gjama e erës Shiko më të madhe

Gjâma e eres

Erenestina Gjergji Halili BZ0024

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gazetarja dhe pedagogia e dramës shqipe eksperimentoi dyherë me këtë libër: së pari provoi poezinë, dhe së dyti eksploroi gjuhën e nanës, gegnishten dhe arriti të kthehej në ngjarjen më të goditur në panairin e librit 2016. Libri i saj shënoi rekorde në shitje, por njëherësh, ai mori vlerësime nga kritika, duke u konsideruar ndër vëllimet poetike më të mira të viteve të fundit

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Buzuku
ISBN9789951082570

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autorja është në kërkim të diamanteve antrologjike të zonës së Mbishkodrës; me një gjuhë dialektore të asaj treve.

THANË PËR LIBRIN

Më gjeti edhe mua me vjershat e Erenestinës, si Darën e Ri me të bijën e Lalës, që e çoi “në monë e shkuom”. Janë të bukura, plot me gdhenj e gjurmë të një etnografie të foluri të hershme, gati të harruar. Poetja gërmon në foplklorin e zonës dhe sjell së andejmi motive e leksematikë shumë të bukur. Një ikje ekzotike “larg rrëmijës e rrëmetit” apo një sprovë për të këndellur sende “rrëgjata”, por që kanë vlerë të madhe, pikërisht si gjetjet e hershme në zbulimet arkeologjike..

Prof. Gjovalin Shkurtaj

Në historinë tonë, në kujtesnë tonë vetjake e kolektive, më së lehti hyhet me gjuhën. Me poezinë e saj, Erenestina Gjergji Halili nuk shkruan histori, as të veten e as të popullit të saj, ajo ndriçon artistikisht, zbërthgen e kuptimëson gjendje që lidhgen me ngjarje dhe fakte. Ajo nuk e ka paraqitur Dukagjinin e vet në lashtësinë e në të sotmen e tij fizike e gjuhësore, por ai i ka shërbyer si bazë e formësimit të botës së saj të pasur artistike

Prof. Shefkie Islami

Erenestina Gjergji Halili duke u personifikuar si Era, na e solli në strukturë kompakte librin Gjama e eerës që nis me N’t’mjellun e sos me N’t’korrun. Në një farë forme sekush sjell një kumt në lirikën e tij por kumti i Erenestinës i jep zë Erës, Dheut e Gjamës

Adem Gashi

Autorja ka komentuar vëllimin e saj me poezi në një emision, të cilin e gjeni më poshtë:

Të dhëna

Faqe98
ISBN9789951082570
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim