Realiteti i maleve merr ngjyra poetike në këtë roman magjepsës, që përcjell me forcë përplasjen e miteve të lashta me realitetin. Për këtë roman Emmanuelle Favier ka marrë një seri çmimesh, mes të cilëve: - Çmimi "Zbulimi i vitit", Société des Gens de Lettres", Paris - Çmimi "Libri i preferuar i gjimnazistëve", Fondacioni Prince Pierre, Montekarlo - Çmimi...
Të lexosh romanin “Kerol”, do të thotë t’u japësh përgjigje pyetjeve: Çfarë çmimi ka dashuria? Sa e rëndë është barra e saj dhe sa i lartë është shpërblimi për këdo që guxon dhe sfidon gjithçka për ta shpëtuar atë? Sa larg mund të shkojnë dy zemra për ta gjetur dashurinë brenda vetes? Çfarë shëmbëlltyre ka dashuria e një gruaje? Cili emër do ta përligjë...
Stina në ferr e Shatobrianit është një kryevepër e pambaruar, e papohuar dhe e dënuar për shkatërrim. Libri vjen me pasthënie nga Marc Fumaroli Anëtar i Akademisë Franceze
Falltarët është një vepër pjesë e veprave klasike të rrënjosura thellë në traditë më të mire të romanit. Fuqia e autores qëndron në aftësinë për të ringjallur me përpikmëri atë emocion kaq të njohur, tmerin e jetimes, guximin e krisur të adoleshentes, zemërimin dhe urrejtjen për veten, dobësinë e të moshuarve, brishtësinë e të mposhturve.
Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençur se ç’mund të mendojmë. Romani ka qenë finalist i çmimit Romani i Vitit në Irlandë! finalist i çmimit Kerry Group Irish Novel of the Year!
Kriza në familje nuk diskriminon. Ajo prek edhe familje që nuk kanë probleme financiare. Personazhi i Emës është një grua që në pamje të parë ka gjithçka: sukses, para, familje të rregullt, por në vetvete ndihet e paplotësuar.
Ndihem si gjithmonë. Aspak ndryshe. Por, nuk mund të jetë kështu. Diçka duhet të jetë ndryshe! Sido që të jetë, jam përpjekur pesëmbëdhjetë vjet të jetës sime për të qenë pesëmbëdhjetë vjeçe. Sidomos viti i fundit ka qenë vërtet shumë i vështirë. Kur je katërmbëdhjetë vjeçe, në njëfarë mënyre ndihesh ende fëmijë. Të paktën të trajtojnë si të tillë. Kur je...
Me Agostinon, një rikthim në rrëfimin real e të vërtetë, pas shmangieve nga realiteti dhe shpërthimeve surrealiste e satirike, Moravia fitoi vlerësimin e lartë të kritikës e lexuesve, si dhe çmimin e tij të parë letrar.
Ajo nuk merr fare erë nga djemtë dhe kjo është mëse e qartë. Në një udhëtim marramendës modelimi në Tokio, Harriet është e gatshme të shkëmbejë gjithçka ka mësuar deri më tani për të pasur qoftë edhe idenë më të vogël se çfarë do t'i duhet të bëjë më pas
Në këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra-tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit.
Jeta ime jo aq e përsosur është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?
“Pas xhamit të dyfishtë” është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit.
Ky është një roman për dashurinë ku personazhi kryesor, Irena, mund të jetë çdo femër në një vend si ky i yni: Një jetë pa dashuri është një vuajtje e pafundme shpirtërore. Dashuria është e vetmja mënyrë për të fshirë çdo dhimbje. Shpirti që dashuron është i bukur, i lehtë dhe i paqtë.
Një roman ku jeta e pērditshme shpaloset bukur në ndërthurrjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskruptull të karierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje.
Funeral i të gjallëve apo jetë e të vdekurve? - Një histori e pakohë dashurie, ku si në një lojë pasqyrash vdekja shfaqet si imazhi më i gjallë i jetës.
“Serotonina”, me magjinë e saj të papërsëritshme, mes ironisë thukëse dhe trishtimit të fshehur pas saj, është një vaj për jetën e vërtetë që po venitet relievit mahnitës të Francës. Houellebecq është zëri i qartë francez, që bën shpjegimin tronditës për Europën sot, por edhe të botës ku po jetojmë. Si përherë, edhe me këtë vepër, “profeti ogurzi” e...
“Rrallë mund të ketë pasur një mishërim kaq të fuqishëm dhe barok të romanit politik sa “Turpi”. Ai mund të lexohet si një përrallë, si polemikë apo si kritikë; si histori apo si letërsi... Ky është romani si mit dhe si satirë.”
Ky roman është fitues i çmimit Pulitzer në vitin 2015 dhe ka qenë bestseller për disa vite i gazetës The New York Times. Ai rrëfen historinë e një vajze të verbër franceze dhe një djali gjerman i specializuar për sistemet e transmetimit të radiove, rrugët e të cilëve përplasen me njëri-tjetrin në kohën e Francës së pushtuar nga nazistët. Ata përpiqen që...
Luftërat nuk përfundojnë kurrë. Dhe për Herri Holin lufta sapo ka filluar. Një çështje të tillë rrok novela e krimit, e vlerësuar si më e mira në botë....
Murakami sërish, si pakkush, sjell një histori magjike me nota të forta surrealiste dhe lirike.
Romani Duke dhënë shpirt (1930) i Uilliam Folknerit renditet ndër kryeveprat e letërsisë moderniste, një aventurë e guximshme në stil, e cila u kundërvihet konvencioneve letrare dhe pushtetit të së shkuarës.
"Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm." The Paris Review
"Engjëlli" i Sandrone Dazierit është një roman i bukur, i fuqishëm dhe imponues, është një libër i strukturuar me kujdes, i shkruar me një stil tërheqës, bindës, që të bën të qash e të qeshësh njëkohësisht, të mendosh e të zbulosh shumë enigma rretheqark teje... "Engjëlli" është edhe një pasqyrim i asaj që ndodh me të vërtetë në botën ku jetojmë, na...
Ky nuk është një roman, edhe pse quhet i tille, ky është një amanet i dikujt që nuk vdes kurrë. Jemi në Shqipërine e pluhurtë dhe të baltë të kohës së diktaturës. Peizazhi i Vorpsit është një territor letrar i shkëlqyer: ekzemplar, metaforik, universal. Me një gjuhë - bisturi, një italishte të adoptuar si shpresë, Omela rrëfen anti-edukimin sentimental të...
Thanas Medi rikthehet pas disa vitesh me nje roman te ri para lexuesit. Fitues i cmimit vjetor per romanin me te mire, dhene nga Ministria e Kultures, kesaj radhe, Medi vjen me nje tjeter roman, i konsideruar nga kritika si vepra me e mire e ketij autori