Kenzaburo Ôe A-003966
Libër i ri
"Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm." The Paris Review
500 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
ISBN | 9789928061553 | |
Mbi librin Ndërsa Kogito po kërkonte kuturu, duke u rrekur të fuste fishën e kufjes në folenë e duhur, krejt pamendje duhet të ketë shtypur butonin PLAY ose ndoshta mjeti e kishte atë aftësi të niste automatikisht playback sa herë që merrte kasetën. Sidoqoftë, pasagjerët e tjerë brenda vagonit të trenit të mbushur ngushtë e ngushtë, u duk se u alarmuan jashtëzakonisht shumë, kur një zë i lartë i një femre që të binte në vesh si e pacipë, befas nisi të buronte aty poshtë nën prehrin e Kogitos. "Aaah!" klithi gruaja përmes altoparlantit të vogël. "Oh Zot! Më duket se po më del jashtë uterusi! Oh, jo, unë do të prishem! Oh perëndi! Po prishem! Aaah!". Siç e mësoi Kogito më vonë, kjo kasetë ishte një prej njëzetë regjstrimesh të ngjashme, sensacionale, kryer me një pajisje elektronike përgjimi të paligjshme. Goros, të cilit ia kishte ënda gjëra të tilla, i qe mbushur mendja të blinte kasetat nga një koleg, njëfarë studio filmike diku, edhe po vriste mendjen si t'i hiqte qafe. Përderisa ai duket e kishte marrë përsipër se të shkundte Kogiton nga pak, ishte një nga misionet e jetës së tij. Goro me djallëzi vendosi t'ia linte trashëgim koleksionin e "kasetave blu" kunatit, një tip librash si natyrë. Komente mbi autorin "Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen." The Guardian "... Historia japoneze ka hyrë në një fazë ku ne duhet ta shikojmë atë përmes syve të viktimave të energjisë bërthamore, të burrave dhe grave që kanë provuar guximin e tyre nëpërmjet vuajtjeve. Mësimi që nxjerrim nga katastrofa do të varet nga fakti nëse të mbijetuarit nuk do të përsërisin gabimet e të tjerëve." The New Yorker "Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm." The Paris Review Mbi autorin Kenzaburo Oe u lind në Ose Uchiko më 31 janar 1935. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes ndërsa të mesmen në Matsuyama. Mbaroi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë, dega e Letërsisë Franceze, në Universitetin e Tokios. Filloi të botojë në vitin 1957, duke qenë nën ndikimet e letërsisë franceze dhe amerikane. U martua në vitin 1960 me vajzën e një regjisori të njohur. Po këtë vit udhëtoi në Kinë ku u takua me Mao Ce Dunin. Një vit më pas në udhëtimin që bëri në Europë, u takua në Paris me Sartrin. Në vitin 1961, botoi novelat "Seventeen" dhe "The death of a Political Youth", frymëzuar nga vrasja politike e shtatëmbëdhjetë vjetarit Yamaguchi Otoya. Ka tre fëmijë. Djali i madh, Hikari, që u lind me aftësi të kufizuara në vitin 1963, ka qenë personazh dhe lajtmotiv në shumë vepra të tij. Në vitin 1994, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Po këtë vit iu dha nga perandori "Urdhri i Kulturës së Japonisë", të cilin e refuzoi duke u deklaruar se: "Unë nuk njoh asnjë autoritet, asnjë vlerë, më të lartë se demokracia". Kenzaburo Oe është mbajtës i nëntë çmimeve dhe urdhrave. Ka botuar pesëdhjetëepesë vepra të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Është tetëdhjetëenjë vjeç dhe jeton në Tokio.
Lloji i botimit | Hardcopy |
Faqe | 480 |
ISBN | 9789928061553 |
V. Bot | 2016 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Rudi Erebara |
Saranda is a great location for summer travelers who want to relax and enjoy the hospitality of its people. Whether you want to relax on the beach and swim to one of the islands in Ksamil, visit ancient archaeological sites like Butrint, or perhaps just enjoy a nice meal or drink next to the glistening Ionian sea, you will likely find yourself charmed by...
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur'anore. Konsiderojmë që libri pasuron përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.
Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne.
Dhuna është një temë që është e pranishme në të gjitha mediumet dhe diskutimi mbi praninë dhe ndikimin e dhunës në to gjithmonë ka qenë aktual, sidomos me paraqitjen e mediumeve të reja, në të cilën ajo ishte, të paktën në fillim, kryesisht në një dritë negative. Ky libër synon të ofrojë pikërisht një trajtesë mbi praninë e dhunës në mediume.
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepër monumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale” në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
"Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm." The Paris Review
Ky libër sjell një rrëfim prekës të një prej shkrimtarëve më të shquar japonezë, rreth bombardimeve atomike të Hiroshimës. Çfarë kuptimi pati ky bombardim? Cilat qenë pasojat e tmerrshme që shkaktoi në jetën e njerëzve? Shënimet e Kenzaburo Oe-së për jetën e viktimave të shumta dhe përpjekjet e guximshme të mjekëve që përkujdeseshin për to pas bombardimit...