E paemërtueshmja Shiko më të madhe

E paemërtueshmja

Samuel Beckett BTI0020

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

E paemërtueshmja është një novelë e vitit 1953 dhe pjesa e tretë e trilogjisë së Beket-it. Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beket vendos secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij: "Molloy", "Malone vdes" dhe "E Paemërtueshmja", me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995684747

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nga romani në roman, rrethi, - si rrathët në veprën e Dantes, - shkon gjithnjë duke u ngushtuar. Qarku i caktuar prej së Paemërtueshmes thjeshtohet në një pikë dhe kjo është vrima e zezë në qendër të një galaksie, aty ku hapësirë-koha shformohet, ku gjithçka gëlltitet dhe shformohet, por pa u zhdukur. Qenia që qëndron në këtë pikë është detyrimisht pa emër, sepse bëhet fjalë për "unë" dhe për këtë "mua" të paidentifikueshëm asnjëherë. I ngurtësuar, trupi i së Paemërtueshmes është i paaftë qoftë edhe për lëvizjen më të vogël. Megjithatë, ajo ka për të folur. Personazhet e saj të mëparshme, Molloy, Malone dhe të tjerët, kalojnë dhe rikalojnë duke u rrotulluar rreth saj. Ata duken sikur ta kenë bërë me fjalë që ta detyrojnë për të vazhduar në jetë, për ta shtrënguar pra që të vazhdojë të thotë. Atëherë e Paemërtueshmja do të krijojë botë të tjera, t'u japë zë ca të tjerë vetvetja. Personazhet që ajo do të duhet "të përpiqet të jetë" - me mendjekthjelltësi por pa u ndarë asnjëherë nga humori i vet - do të jenë me radhë Mahoodi, njeriu trung i ngulur në një qyp, pastaj Wormi, fytyrë e padallueshme, që është thjesht një vesh "rrëqethës" dhe shqetësim i tmerrshëm i "një syri në përgjim".

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789995684747
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
PërkthyesiUrim Nerguti