I ri Bibliografi Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne veprat e autoreve shqiptare Shiko më të madhe

Bibliografi Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne veprat e autoreve shqiptare

Hysen Dizdari BGJ0404

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri Bibliografi :“Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023”, me autor studiuesin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër Bibliografik kushtuar veprave të autorve shqiptarë për Heroin tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderben.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EMAL
ISBN9789928479907

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër pa dritën e botimit me datën 28 Nëntor 2023 në vitin e jubilare të 580 vjetorit të ngritjes , flamurit kombëtarë shqiptarë nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Kalan e Krujës dhe  përmbledh mbi 500 vepra në fusha të  ndryshme studimore të shkruera nga autorve shqiptare kushtuar  Skënderbeut për një prijudhë kohore nga viti 1480 deri në shtator të vitin 2023.

Për lehtësi të punës kërkimore dhe studimore, kjo bibliografi ndahet në tri pjesë, secila pjesë ka nëntë kapituj dhe  përshkruar tri periudha të rëndësishme historike të zhvillimit të librit në gjuhën shqipe kushtuar Skënderbeut, në të gjitha trevat shqiptare.

Pjesa e parë (1480–1944) ndahet në nëntë kapituj (I–IX).

Pjesa e dytë (1945–1990) ndahet në nëntë kapituj (I–IX).

Pjesa e tretë (1991–2023) ndahet në nëntë kapituj (I–IX).

Kjo bibliografi fillon në vitin 1480 dhe përfundon në muajin shtator të vitin

2023.

Objektivi themelor i kësaj bibliografie është përshkrimi i librave historikë,

librave letrarë e artistikë, biografive, albumeve, katalogëve të ndryshëm kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të shkruara në gjuhën shqipe dhe të huaj nga autorë me etni dhe origjinë shqiptare, pavarësisht nga vendi ku jetojnë e punojnë kudo në të gjithë botën.

Në përgatitjen për botim të kësaj bibliografie jam bazuar dhe mbështetur

në standardet dhe rregullat përkatëse ndërkombëtare të katalogimit, si në

Standardet e Përshkrimit Bibliografik ISBD (International Standard bliographic

Description) dhe në Rregullat Anglo-Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American). Por, kam shfrytëzuar edhe përvojën pozitive në hartimin dhe në botimin e bibliografive të librit shqip nga Bibliotekat Kombëtare në Tiranë, dhe në Prishtinë.

Gjatë punës për përgatitjen e kësaj bibliografie jam mbështetur në të gjithë

skedarët elektronikë të bibliotekave shqiptare dhe të huaja dhe bibliografitë e librit shqip të botuara nga Biblioteka Kombëtare Tiranë, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut në Shkup, por edhe në hulumtime konkrete nëpër bibliotekat e universiteteve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Kalabri etj. Në hartimin e kësaj bibliografie jam konsultuar me bibliografitë e bibliografëve të njohur shqiptarë, si: Prof. Gjergji Prekazi, Prof. Dr. Dhimitër Shuteriqi, Palok Daka, Prof.Jup Kastrati, Isak Shena, Ibrahim Rugova, Kasem Biçoku, Shpëtim Mema, Afërdita Sharrëxhi, Maksim Gjinaj, Ramazan Vozga, Etleva Domi, Brunilda Tahiri, Fatmira Shalari, Daut Bislimi, Liljana Verdho, Willy Kamsi dhe me lexikomet e studiuesve të letërsisë shqiptare, si: Prof. Dr. Dhimitër Shuteriqi, Prof. Jup Kastrati, Hasan Hasani, Odhise Grillo etj.

Prandaj për çdo libër janë pasqyruar këto të dhëna: autori, titulli, nëntitulli, të dhënat për hartuesit, përkthyesit, mbledhësit, redaktuesit etj.Në pjesën e përshkrimit fizik janë dhënë: numri i faqeve, ilustrimet, formati dhe çmimi i librit. Në disa raste ku mungojnë shtëpia botuese janë dhënë, viti i shtypit dhe emrat e shtypshkronjat në vend të botuesit.

Për të ndihmuar studiuesit në punën kërkimore,shkencore por dhe për të plotësuar aparatin shkencore të kësaj bibliografie në pjesën e fundit jepen edhe treguesit bibliografikë:

- Treguesi alfabetik i emrave të autorëve;

- Treguesi alfabetik i titujve të librave; dhe

- Lista e emrave të shkurtuar.

Renditja e materialit bibliografik brenda kapitujve dhe nënkapitujve është

bërë duke u mbështetur në parimin e njohur kronologjik të numrit rendor dhe të vitit të botimit. Shpresoj që kjo bibliografi të arrijë të kryejë misionin e saj:

Për të ndihmuar nxënsit ,studentët dhe studjuesit , shqiptarë dhe të huaj që janë të interesuar të njohin historine e vërtetë të shkruar nga   autorëve shqiptare të shekullin XV–XVI, të cilat i kanë jetuar, i kanë parë nga afër, por edhe kanë shkruar e lënë vepra monumentale për Skënderbeun, si: Dhimitër Frangu, Gjon Muzaka, Marin Barleti, Frang Bardhi.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
ISBN9789928479907
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë