Hysen Dizdari A-001860
Libër i ri
Libri përmban të gjitha emisionet me pulla të emetuara nga Posta Shqiptare ne fushen e arkeologjisë nga viti 1913 deri në vitin 2018 dhe është i ndarë në tri periudha që përkojnë me periudhat historike: Pjesa e parë i kushtohet viteve 1913-1944; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1945-1990; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1991-2018,
Ky libër nuk është më në stok
Libri-album është një guidë e bukur turistike dhe ka për qëllim: T’u shërbejë agjencive turistike për të njohur dhe për të reklamuar te turistët shqiptarë e të huaj vlerat arkeologjike, turistike dhe ekonomike të vendit tonë;
T’u shërbejë agjencive shtetërore të turizmit për t’i njohur vizitorët e huaj me vlerat tona arkeologjike dhe turistike, gjë që i shërben për të pasur një turizëm kulturor gjatë gjithë vitit;
T’u shërbejë turistëve për të rritur interesin në njohjen dhe në vizitimin e këtyre vendeve arkeologjike;
T’u shërbejë studiuesve, historianëve, arkeologëve si burim citimi në veprat e tyre studimore, për njohjen dhe për studimin më të thelluar të veprave tona arkeologjike, por edhe të atyre filatelike;
T’u shërbejë koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj për të rritur interesin për koleksionimin e pullave shqiptare me temë mbi arkeologjinë shqiptare;
T’u shërbejë mësuesve dhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe të larta për ta njohur brezin e ri dhe për të mësuar më mirë për parqet tona arkeologjike dhe për veprat e zbuluara në këto parqe.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 112 |
| ISBN | 9789928450302 |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip/Anglisht |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 17x24 |
Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e organizmit të njeriut. Libri do ju sherbeje shume nenave te reja, per tu ndihmuar ne zgjedhjen e perimeve dhe frutave te cilat kane vlera te larta ne vitamina dhe minerale.
Është ky titulli i botimit të ri që i vjen pasurisë së literaturës dhe studimeve filatelike. Autori i saj është koleksionisti i pasionuar i pullave postare të klasës tematike të florës dhe faunës, koleksionisti i pasionuar Z.Hysen Dizdari.
Libri-album“GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE, 1913-2017”, me autor studjusin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër i botuar për Skënderbeun në 105 vjet nga data e emetimit të pullës parë shqiptare nga qeveria e patriotit Ismail Qemali dhe trajton të plotë koleksionin e pullës...
Libri album me pullat postare shqiptare, kushtuar Nënë Terezes ,doli në botimi i parë në vitin, 2018.Tani kanë kaluar 6 vite dhe ky libër është pritur mirë nga lexuesit, por në mënyrë të veçantë nga, studjuesit e filatelisë dhe koleksionistët e pullave postare shqiptare ,në Shqipëri dhe vendet e hueja.
E gjithe pasuria e flores dhe faunes shqiptare eshte percjelle edhe ne boten e filatelise. Prandaj autori dhe studiuesi i njohur Hysen Dizdari e sjell kete pasuri natyrore te Shqiperise permes pasqyrimit ne pullat postare pergjate nje shekulli.
Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e organizmit të njeriut. Libri do ju sherbeje shume nenave te reja, per tu ndihmuar ne zgjedhjen e perimeve dhe frutave te cilat kane vlera te larta ne vitamina dhe minerale.
Libri Bibliografi :“Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023”, me autor studiuesin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër Bibliografik kushtuar veprave të autorve shqiptarë për Heroin tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderben.