Marc Reklau BOT0868
Libër i ri
5 Artikuj
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928006370 | |
Jeni lodhur duke pritur për rrugën e lehtë? Ndryshoni mendësinë me disa hapa të thjeshtë dhe hapeni vetë rrugën drejt lumturisë.
* * *
Në librin "30 ditë: Ndrysho zakonet, ndrysho jetën", do të zbuloni:
- Si ta shndërroni pozitivisht trajektoren tuaj në vetëm një muaj, në mënyrë që mezi ta prisni lindjen e diellit
- Një bazë të qëndrueshme shkencore, të mbështetur në neuroshkencë dhe psikologjinë pozitive, e cila përdor teknika të provuara për të ngritur humorin
- Si të forconi vullnetin dhe përkushtimin, duke i shfrytëzuar këta për arritjen e suksesit
- Projekte për kultivimin e marrëdhënieve me vlera që do t'ju mbështesin për vitet në vijim
- Mënyrat për t'i kthyer përpjekjet gjysmake në zakone energjike, këshilla për të fituar qartësi dhe shumë e shumë të tjera!
"30 ditë: Ndrysho zakonet, ndrysho jetën" është rruga drejt së ardhmes së shkëlqyer dhe mund të konsiderohet si libri hyrës në serinë "Ndrysho zakonet, ndrysho jetën". Nëse ju pëlqejnë projektet optimiste, shembujt realistë dhe këshillat praktike, do ta shijoni pa masë si burim të fuqishëm mësimi këtë libër nga Marc Reklau.
* * *
Ju duket se gjërat e mira kalojnë pa u ndalur te ju? Jeni të shqetësuar se nuk po e jetoni jetën në maksimum? Jeni mërzitur duke parë se si ju gërryhet vetëbesimi? Folësi dhe trajnuesi i korporatave Marc Reklau kaloi nga dëshpërimi si i papunë në realizimin më ngadhënjimtar të ëndrrave të tij, duke vënë në zbatim një grup ushtrimesh të krijuara me kujdes. Dhe tani, po jua mëson edhe juve metodat e tij të thjeshta që të maksimizoni potencialin e fjetur brenda jush.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 256 |
| ISBN | 9789928006370 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Në këtë guidë praktike dhe të drejtpërdrejtë, do të mësosh parime specifike të cilat do të ndihmojnë të ndërtosh marrëdhënie solide, lidhje më të forta, dhe t’i lësh përshtypje jetëgjata cilitdo që takon. Shumica e tyre janë gjëra që i dimë, por është mirë t’i rifreskosh. ‘Si të bëhesh magnet njerëzish’, do të të japë aftësitë që të duhen për të arritur...
"Duaje gjithnjë veten" është udhërrëfyes thelbësor për krijimin e vetëbesimit. Nëse dëshiron të bësh përpara drejt qëllimeve të mëdha, t'i shohësh gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe të gjesh mënyra si të shërohesh, atëherë do ta vlerësosh shumë librin e autorit Marc Reklau. Si të kapërcesh vetëvlerësimin e ulët, ankthin, stresin dhe pasiguritë....