Stuhi shpatash Pjesa e parë Shiko më të madhe

Stuhi shpatash Pjesa e pare

MO0094

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme, ushtria e një tjetri u shpartallua në një betejë të përgjakshme duke ia zbehur shpresat për të marrë pushtetin, ndërsa luftërat vazhdojnë deri në pikën e fundit të gjakut, pasi aleancat bëhen dhe prishen aty për aty.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN9789928208675

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Xhofri është ulur në Fronin e Hekurt, si trashëgimtari i ligjshëm i Robertit dhe sundimtari më i urryer që ka qeverisur ndonjëherë Shtatë Mbretëritë. Rivali e tij më i hidhur, Lordi Stanis po shëron plagët, i mposhtur dhe i turpëruar, në betejën e fundit, viktimë e priftëreshës së kuqe që e mban atë në grackën e saj.

Ujku i Ri vazhdon të qeverisë Veriun nga kështjella e Cekëtinës së Rrjedhës, ndërsa aleatët po i largohen një e nga një.

Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e 3 dragonjve të vetëm të mbetur në botë, rrezikon gjithçka për të blerë një ushtri dhe për t’u nisur përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë.

Dhe, ndërkaq forcat e errëta Përtej Kufindarësit po përparojnë për përballjen përfundimtare. Një ushtri barbarësh mbërrin në Kufindarës, shoqëruar nga një hordhi Tjetërsojësh dhe të vdekurish që ecin, të cilët nuk mund t’i ndalë asgjë përveç draguaqelqit.

Lufta ka filluar që në çastin kur bota zuri fill dhe, para se të marrë fund, tërë njerëzit duhet të zgjedhin në cilën anë do të rreshtohen. Në anën e R’llorit, Zotit të Dritës, apo Zotit të Tjetërsojve, emri i të cilit nuk mund të thuhet. Zgjedhja nuk është mes Barathionëve dhe Lenisterëve, apo mes Greixhojve apo Starkëve. Është me jetës dhe vdekjes. Mes territ dhe dritës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe520
ISBN9789928208675
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani